Home

Lajme

Dashamir Uruçi – NJE ZEMER QE RRAHU TERE JETEN PER SHQIPERINE…!

No Comments Aktualitet Lajme

Ndahet nga jeta, nje njeri i rralle dhe atdhetar i perkushtuar,një shqiptar i mirë me nje vullnet tê paepur qe nuk hoqi dore kurre nga kauza kombetare e shqiptarve.
AGIMIN e njoha shume heret,qysh kur studionte me motren time ZANEN ne fakultetin e Mjeksise ne Tirane.
Me vone u lidhem edhe me shumë sepse se bashku, per afro 10 vjet morem pjese ne Levizjen Kuq e Zi dhe ne UNIONIN SHQIPTAR TE SHOQERISE CIVILE.
Ne shume aktivitete atdhetare ishim bashke.
Me kane mbetur ne kujtese edhe udhetimet dhe takimet e shumta sidomos ne Kosove e Maqedoni ku ne shkonim me mision te veçante per organizimin e veprimtarive me interes kombëtar.
Zeri i tij ne levizjen kombetare shqiptare ishte zeri i nje patrioti e burri te shquar qe ne kushte shume te veçanta financiare e shendetsore nuk kurseu asgje e dha nje kontribut te vyer per vendin e vet.
Familja e GIMIT u detyrua te ikte heret nga KOSTURI i tij i paharruar qe nuk e hiqte nga goja kurrë.
Ai ngulte kembe qe ne kerkesat e shqiptarve te perfshihej edhe Kosturi,Konica,Follorina dhe jo vetem ÇAMERIA.
Grabitjes se tokave shqiptare, ai i jepte permasa te tjera te cilat e çonin problemin ne nje nivel trondites duke i terhequr vemendjen per veprim politikes shqiptare.
Ai punonte dhe la pas shume punime per çeshtjen shqiptare te cilat na i lexonte rregullisht ne takimet qe ne kishim se bashku.
Keto punime duhen sistemuar e botuar nje dite, nga familja sepse janë kontribut i çmuar i AGIM KOÇILLARIT për vendin e vet.
Veçanarisht NURI DRAGOJ,DASHAMIR ALIU,ALI ALIU dhe Unë rrinim shpesh me GIMIN dhe çdo here do te bisedonim vllazërisht per temen tone te preferuar,KOSOVËN dhe viset e tjera shqiptare ne rrajon.
GIMI ishte nje familjar i shkelqyer dhe nje prind shembullor.
Ai jetonte çdo dite edhe me problemet e femijve te vet anipse ata ishin bere burra e kishin krijuar familjet e tyre.
Ndarja nga jeta e nje shoku me vlera te spikatura, familjare, shoqrore e atdhetare lë pas per te gjithe nje boshllek te madh.
Do ta kujtojme sa te jemi gjalle shokun tone te paharruar,mjekun humanist e atdhetarin e palodhur…!
Ngushllime bashkeshortes zonjë,vëllaut,femijve,nipave e mbesave qe e deshen shume.
Pushofsh perjetesisht ne paqë,AGIM KOÇILLARI.
Lamtumire shoku ynë i shtrenjte…!
Dashamir URUÇI
TIRANË,7 tetor 2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *