Më shiti miku për çifligun,
Mua, që s’ kisha as pare xhepi,
Për herë të parë njoha armikun,
Më qe i hidhur realiteti!
Më thoshte i ndjeri, babai im:
Nga miqtë o bir ruhu më shumë,
Të duhen sy edhe në shpinë,
Kujdes o bir, kur mos jem unë!
Një mik t’i njeh gjithë dobësitë
Ta di se ç’ zjarr të digjet vatrës,
Kujdes kë fut brenda shtëpisë,
Dëgjo or bir fjalët e babës!
Pa miq e shokë nuk shtyhet jeta,
Nuk po të them: Të qëndrosh vetë,
Por çdo njeriu s’ i hapet zemra,
Më dëgjo bir: Miku të shet!
ARDJANA DRAGOJ