Home

Lajme

Elena Kocaqi – APLIKIMI URGJENT I ÇERTIFIKATËS SË IMUNITETIT

No Comments Shendetesi

Danimarka jep çertifikata imuniteti si fillim per 1 viti për te gjithë ata qe kanë kaluar covidin. Kësaj çertifikate mund ti zgjatet afati pas kontrollit te antitrupave pas 1 viti. Pse Ministria jonë e Shendetsisë nuk aplikon kētë lloj çertifikate për ata qe kane kaluar covidin, por merr miliona dollar nga buxheti i shtetit për te blerë vaksina phizer me nje kontrate sekrete, për te vaksinuar persona qe nuk kanë fare nevojë për vaksinim? Ministria e Shendetsisë ne mënyre urgjente, duhet te leshoj sipas shembullit te Danimarkes këtë lloj çertifikate imuniteti dhe nuk ka asnjë te drejtë te harxhoj parate tona publike me ble vaksina kot. Kjo çertifikatë leshohet mbi bazen e testimit pozitiv dhe testit serologjik është sot per sot dokumenti me i rendesishëm i imunitetit, më i rëndësishëm se çertifikata e vaksinës, pasi vaksinat nuk japin imunitet njelloj me nje qe e ka kaluar vet, pasi kjo kategori pas nje fare kohe infekton dhe infektohet dhe kërkon doza te tjera. Fundja qellimi i vaksinimit është qe personi ta kaloj covidin dhe te behet me imunitet natyror, pa rrezikuar jeten per te arritur imunitetin e tufes dhe per te zhdukur covidin. Eshte imuniteti natyror ne kete rast qe zhduk covidin jo vaksina, se ajo ndihmon por nuk e zgjidh perfundimisht. Kur ne kemi mbi gjysmen e popullsise me imunitet natyror pse nuk ju japim atyre çertifikate imuniteti, por ju kerkojmë çertifikatë vaksinimi kur ai as ka nevojë për të? Eshte e papranueshme, anti shkence dhe anti llogjik te trajtosh ata qe e kanë kaluar vet semundjen me kategorinë i pavaksinuar, kur ata jane te super mbrojtur.
Cili është qellimi i vaksinës? Krijimi i antitrupave për mbrojtje. Ateherë pse harxhon miliona dollar shteti jon i varfer me vaksinu ata qe nuk kane fare nevoje për vaksinē se kane tashme antitrupa? Sigurisht qe këto blerje do jenë ne njē te ardhme tē afert objekt i prokurorisë, per shperdorim masiv te fondeve publike dhe korrupsion. Paaftesia e komitetit dhe ministrisë, nuk përbenë shkak për perjashtimin nga pergjegjesia penale. Nuk ka asnje justifikim në ketë rast qe te shpeton nga pergjegjesia penale përball ligjit. Ligji nuk te perjashton per injorancë, aq me teper kur paguhesh per te qenë i informuar. Nuk keni asnje të drejtë ti kërkoni vaksinim asnje shqiptari dhe ne veçanti studentëve, pa ju pare ne fillim testin e antitrupave. Derisa tek 70% e popullsise mendohet se e ka kaluar vet, ajo duhet pajisur mbi bazen e analizave serologjike me çertifikate imuniteti dhe nuk duhet detyruar te vaksinohet dhe te harxhohen miliona dollar kot nga parate tona publike per te majmur kompanite e farmaceutikes dhe ajo qe eshte me e renda nga kjo gje rrezikohet jeta dhe shendeti i popullit.
PS: Kjo çertifikatë botohet me lejen e poseduesit, te cilin e falenderoj qe ma dergoj.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "18.24 CORONA PASSPORT COVID-19 IMMUNITY BUJUPAJ Given names RAMIZ L Date of birth 30 10 61 Status IMMUN Valid until 26-08-2022 kl. 20:03 "IMMUN" means that the citizen has been tested positive with COVID-19 within the last 12 months COVID-19 test PAVIST "POSITIV" or "PAVIST" means the test ositive Test type SARS-CoV-2 (COVID19) RT-PCR (RNA) Date and time test 26-08-2021 kl. 20:03 Country of issue Denmark Dansk English Français"

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *