Shot Galica bijë shqiptari
Për vatan e lëshon zanin
Kujan jan burrat djemtë e shqipes
Me i dal për ballë birit shkinës
Hajdni vëllezër dhe motra
Të luftojmë këtë dreq të mallkuar
Shqipe në male e nato kreshta
Të fluturojë shqipja e lirë me dy krena
E kush nuk rreshtohen në vijë të frondit
Me i dal zot atdheut të shejt
Mjer ai mjeri çfarë e pret
Nuk ka vend as në varre e as në vend të vet
O vëllezër shqiptarë djemtë e shqipes
Të i lëmë fetë një anë ti lëmë
Sot o kurrë duhët bashkuar
Se të një gjaku e të një fisi jemi
Se një Atdhe Shqipërinë Etnike
Që patëm dikur në mes të Ballkanit
Ta ndërtojmë përsëri këtë Mbretëreshë
Gjithë së bashku me flamurin kuqezi
Kala qëndresë të fortë si gur.
Elhame Gjyrevci Danimarkë