Home

Lajme

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pezullimin e vendimit të dënimit

No Comments Aktualitet Lajme

Adriatik Llalla kërkon pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e ka dënuar me dy vite burgim për fshehje pasurie. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci,raporton se çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Avokati i Llallës kërkon që masa e sigurisë me 2 vite burg të konvertohet në shërbim prove ose në një dënim më të lehtë. Sipas avokatit, për arsye shëndetësore Llalla nuk mund të shkojë në qeli.

Ish-kryeprokurori është shpallur nga SPAK në kërkim ndërkombëtar.

Shpallja në kërkim ndërkombëtar e ish-numrit një të organit të akuzës, erdhi pas 15 ditësh kërkim në çdo cep të vendit, pasi blutë nuk mundën ta gjejnë.

Nga verifikimet e deri tanishme rezulton në sistemin TIMS se Ardiatik Llalla është larguar nga vendi ynë rreth një muaj më parë. Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se ai gjendet në Zvicër.

Adriatik Llalla do të jetë në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar së bashku me shumë qytetarë të tjerë shqiptarë. Më 22 Shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit e gjeti fajtor Llallën për veprën penale të “fshehje së pasurisë”.

Ai u dënua me dy vite burg, ndërsa për 5 vite nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik. Po ashtu gjykata i konfiskoi 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës.

Burimi/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *