Luigj Gurakuqi, shkruen me ndjenje e përmallim për shpinë e tij t’lindjes nën pseudonimin Lek Gruda, asaj shpie që për turpin e shqiptarve nuk egziston ma….
SHPIS S’IME
Te ti m’fluturon mendimi, o shpiza e ime,
Kur vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Te ti, ku nisa s’parit me jetue,
Ku çila syt, ku leva e pata gzime.
Gjith herë ndër mend t’kam ty, ku laçë kujtime
T’ambla, që jetën m’panë nji ditë gazmue;
Vetëm n’dhe t’huej, tue vuejtë e tue lingue.
T’kam n’zemër ty, ku ndjeva t’parët dashtnime.
Ai skaj ma i vogli i yt, ma e vogla skutë
E jotja ka per mue aq ambëlsi,
Sa veç kujtimi i tyne shpirtin m’kputë.
E kur me ra shkoj n’mbrame me mjeri
Ty t’mendoj, e i tham vedit: oh â ma i butë
Shtrati, e ma i kandshëm â pushimi n’shpi!…
1905, Luigj Gurakuqi
Burimi/Facebook/Pjeter Logoreci