Home

Lajme

Nehat Jahiu – SOT ËSHTË DITËLINDJA IME

No Comments Argëtim Letersi

I faleminderohem Zotit që më krijoi në këtë botë!
I faleminderohem prindërve të mi që u kacafytën me jetën dhe ndajtën kafshatën e gojës për rritën time!
Unë Nehat Jahiu u linda në mëngjesin e 10 tetorit të vitit 1951 aty pranë vatrës së oxhakut të shtëpisë sime që gjyshi im e kishte ndërtuar me gurët e bjeshkëve të maleve të Karadakut.
Linda mu aty , në njërën ndër lagjet më të bukura, më të dashura, në lagjen e “Arnorëve”-“Cumelëve”. Linda, kalova fëmijërinë time dhe u rrita së bashku me mocanikët e lagjes sime dhe fshatit tim shumë të bukur, të këndshme dhe të lashtë Orizarës.U linda dhe u rrita në këto kulla të lashta stërgjyshërore, në këto vatra të lashta të Karadakut Legjendar ku u njoha qysh në fëmijërinë time njomarake me traditat dhe historinë shqiptare.
Vrapova së bashku me mocanikët e mi nëpër oborret, kopshtet, fushat malet e vendlindjes sime duke shkelur me këmbë dhe duke prekur me dorë çdo pëllëmbë të tokës mëmë të të parëve të mi që më lindi dhe më rriti edhe mua me aq afsh e dashuri. Edhe unë e desha dhe e përqafova gjithnjë me mall e dashuri.
E dua edhe sot.Do ta dua gjithnjë derisa të jem i gjallë. Dua të vdesë mu këtu në vendlindjen time. Dua që varri im të jetë pranë më të dashurëve prindërve të mi.
Dua që varri im të më mbulohet me dheun e vendlindjes sime të dashur dhe të bukur Orizarës.Në këtë vend ku ndër shekuj u derdhë djersa dhe gjaku për këto troje tona të lashta dhe autoktone.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, duke përfshirë Nehat Jahiu

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *