Home

Lajme

Shqipëria dhe shqiptarët afër realizimit të ëndrrës – Botërorit të parë në histori

No Comments Sport

Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës, kualifikimit për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror. “Kuqezinjtë” triumfuan sonte minimalisht 0:1 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”.

Ishte Armando Broja, heroi për Shqipërinë duke e shënuar golin në minutën e 80-të, 14 minuta pas inkuadrimit në lojë. Broja ishte shpëtimtari i Shqipërisë në ndeshjen e parë me Hungarinë në këto eliminatore, duke e shënuar golin e fitores, edhe atëherë duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Kjo fitore është prej më të rëndësishmeve për Shqipërinë, pasi shkojnë në kuotën e 15 pikëve, diçka që nuk e kishin arritur asnjëherë në eliminatoret për Botëror.

Anglia prin momentalisht me 19 pikë në vendin e parë, kurse pas saj vjen menjëherë Shqipëria me 15 pikë. Synimi i “Kuqezinjëve” është vendi i dytë i cili dërgon në play-off për kualifikim në Botëror.

Por, rival direkt për Shqipërinë është Polonia, e cila ka një pikë më pak se ta, me 14 gjithsej.

Të martën me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania Stadium”, Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen jetike për objektivin, vendin e dytë.

“Kuqezinjtë” luajnë me Poloninë në stadiumin e mbushur plot e përplot, të cilët do jenë lojtari i 12-të i vendasve.

Me fitore eventuale të martën, Shqipëria do ta blindonte pozitën e dytë në grupin I dhe do të shkonte në play-off për kualifikim për Kupën e Botës 2022, hapi i fundit për realizimin e ëndrrës së shumëpritur.

Shqipëria arriti kualifikimin në një garë madhore në vitin 2016, kur u kualifikua në Kampionatin Evropian që u mbajt në Paris, teksa arritën një fitore dhe patën paraqitje dinjitoze, por pa arritur ta kalonin grupin.

Burimi/fan-page.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *