Home

Lajme

Bujar Qesja – Kujtojmë sot, në 93 vjetorin e lindjes, regjisorin e parë të teatrit tonë, Mjeshtrin Panajot Kolo

No Comments Argëtim Histori

Panajot Kolo, i lindur me 12 tetor 1928 në lagjen e famshme Palorto të Gjirokastrës, shfaqi një talent të rrallë për artin që në vogëli. Luante role të improvizuara me bashkëmoshatarët e tij. Ishte tejet i shkathët dhe i lindur për kësi punësh. E ëma, Anastasia, shumë e ndjeshme ndaj të birit, bëri çmos që ai të shkollohej. Interesimi i saj arriti maksimumin, kur bëri të mundur që Panajot Kolon 20 vjeçar të studiojë për regji në Bashkimin Sovjetik. Në universitetin e arteve “Karpenko” në Kiev, në periudhën 1948 -1953, studenti shqiptar Panajot Kolo filloi të bëjë realitet ëndrrën për regjisor, ëndërr të cilën e zhvilloi edhe në qytetin e Durrësit.
Pavarësisht se premierën e parë, “Vajza nga fshati” të Fatmir Gjatës, do ta vinte me 12 prill 1953 kryeregjisori i teatrit popullor Pandi Stillu, më pas çdo gjë do të kalonte nëpërmjet artit regjisorial të Panajot Kolos. Me 5 gusht të vitit 1953, teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, do ta drejtojë një i përgatitur i regjisurës, një gjirokastrit i mënçur, me emrin tashmë të sigluar në historinë e këtij teatri Panajot Kolo.
Çfarë regjisori! Çfarë talenti në komunikim dhe në atë që quhet pregatitja dramatike e aktorit! Suksesi e kishte emrin Panajot Kolo.
Pas “Nderit të Familjes” që është premiera e parë e Kolos, vjen komedia e famshme “Martesa” e Gogolit. Kjo premierë e cila u shfaq me 8 prill 1955, me regjisor Panajot Kolon, ishte nga majat që arriti teatri “A. Moisiu”. Aktorët perla të Durrësit si Nikolin Xhoja, Vangjel Heba, Spiro Urumi, Vera Urumi, Teodor Rupi etj. patën fatin e madh, se punuan dhe u evidentuan nga një regjisor fantastik, i paisur me magjinë e dramaturgjisë së famshme ruse, Panajot Kolo. Çfarë suksesi! Çfarë arritje! Kolo e tregoi veten dhe u pa qartë, për shansin e madh që i takoi teatrit durrsak, ku në krye u vendos ai, i paharruari Pano ynë.
Nga viti 1953, e deri në në vitin 1971 pranë teatrit profesionist të Durrësit. Trupa teatrore e këtij qyteti, në sajë të pasionit, zellit dhe profesionalizmit të Panajot Kolos, arriti të vlerësohet nga më të mirat në Shqipëri. Aktorët e saj, u cilësuan mjeshtra të vërtetë të skenës dhe shumica prej tyre, mori tituj të lartë si Nderi i Kombit, Artistë të Popullit dhe Artistë të merituar. Lodhje, mundim, punë, angazhim, sakrificë, e përsëri sakrificë deri në krijimin dhe ruajtjen e identitetit të një trupe solide, cilësore dhe autoritare, duke u trajtuar si violinë e parë i teatrit kombëtar. Shkolla sovjetike e dramës, e veshur harmonikisht me talentin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të regjisorit dhe trupës shqiptare, dha atë prodhim cilësor, që me aq etje u thith nga artëdashësit durrsakë. Teatri profesionist i Durrësit dhe regjisori i saj Panajot Kolo, u bënë tepër të dëgjuar, sa që ishin një plus më vete, të asaj që quhet qytetaria e civilizuar durrsake.
Kudo arritje në artin e tij, por edhe në kulturën dhe mençurinë që rrezatonte tek publiku i gjërë. Njeriu i 92 premierave në dramë, komedi, opera dhe operetë, anketa dhe tablo muzikore, në estradë dhe ansamble folklorike. Kudo ishte ai, Panajot Kolo. Një peshë e rëndë i artit durrsak. E filloi premierën e jetës së tij artistike në Durrës me 5 gusht 1953 dhe e la diku para fundit të viteve 80-të.
Respekt dhe mirenjohje.

Mund të jetë një imazh i 1 person, fëmijë, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh bardhezi i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person

Materiali nga Bujar Qesja (Mjeshter i Madh)

Burimi/Facebook/Teatri Aleksander Moisiu Durres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *