Home

Lajme

Edith Harxhi – Anëtarësia po zgjohet dhe shpirti demokrat po ringjallet

No Comments Lajme Opinion

Në këto ditë të vështira të nisjes së krizës më të fundit ekonomike dhe energjitike, në këtë përvuajtje strapacuese disa vjeçare ku një numër i madh shqiptarësh largohen nga vendi si kurrë më parë, Partia Demokratike, opozita e vetme në vend bën lajm me zhurmën e madhe por edhe ringjalljen që po shkakton tërmeti i fundit politik në të. Ky tërmet ishte i pritshëm prej disa vitesh, sidomos për një grup nga ne idealistët që kemi vite që ngremë zërin për mungesën e fjalës së lirë, votës së lirë, konkurrencës, meritokracisë dhe orientimit konservator të PD-së. Kjo shkarje ka nisur herët por u forcua gjatë viteve 2013-2021 kur “lideri me shkollim perëndimorë” dhe i pa aftë të drejtoj edhe një OJQ nisi misionin e tij të shkatërrimit të investimit tonë 30 vjeçar për ngritjen e një të djathte klasike.
Pas shumë vitesh, kam nisur këto ditë të shoh dritë në fund të tunelit. Anëtarësia po zgjohet dhe shpirti demokrat po ringjallet e për këtë shkaktar përsëri është misionari shkatërrues me vendimet e tij të fundit antistatutore dhe antidemokratike. Foltoret po prodhojnë debat, po prodhojnë fjalën e lirë dhe pavarësisht patetizmave të kohës po ngjizin një bashkim që kaq shumë i duhej PD-së si aset kombëtar. Tani na duhet të afrojmë çdo kontribut, të dalim me një projekt të ri për një Parti konkuruese, qytetare, të kthejmë institucionin e votës dhe diversitetin e mendimit dhe të nisim largimin final të kësaj qeverie Rama-Basha nga pushteti i korruptuar.
Etiketimet “llum”, “kuvend antiamerikan”, apo përjashtimet pa statut e pa forume alla diktator komunist, po i shërbejnë çdo ditë e më tepër projektit tonë të ri dhe fundit të tranzicionit lodhës në PD. Tani është koha të mbledhim popullin në një betejë të re përballë pazarxhinjve Rama- Basha dhe enturazhit të tyre politik dhe ekonomik, dhe të fundosim korrupsionin dhe paligjshmërinë ashtu siç kanë bërë popuj të tjerë rreth nesh. Fajin nuk e ka kurrë populli, fajin e kanë ata që e kanë zhvatur dhe përdhosin cdo ditë këtë popull. Të bëhemi pjesë e projektit të ri për një opozitë të fortë dhe një qeveri të ardhshme model. Këta misionarë dështak i quaj të ikur!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *