Home

Lajme

Orhan Kubati – 9 këshilla të mira për zvogëlimin e efekteve të dëmshme të Fushes elektromagnetike( FEM)

No Comments Shendetesi

Sot, më shumë se kurrë më parë, ne jetojmë në një rrjet fushash elektromagnetike të padukshme.
Por ndikimi i tyre, për fat të keq, po bëhet më i dukshëm për shkak të numrit në rritje të sëmundjeve.
Në vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi për efektet e mundshme kancerogjene të telefonave inteligjentë dhe celularëve.
Të gjitha funksionet tona biologjike që ndodhin përbrenda trupit tonë rregullohen nga rryma elektrike.-korrenti), duke filluar nga të rrahurat e zemres deri te funksionet e trurit dhe reaksionet metabolike që ndodhin në secilën qelizë,pra, në thelb jemi “qënie elektrike”; në varësi të frekuencës dhe fuqisë, mund të ndërveprojnë me qelizat në trupin tonë dhe t’i dëmtojnë ato dhe të çojnë në mutacione, gjë që përfundimisht çon në sëmundje.
Jeni të mërzitur, nervozë, pa gjumë …? Ju mund të vuani nga mbindjeshmëria elektromagnetike.Lodhje e pashpjegueshme, dhimbje koke të forta, marramendje, palpitacione të zemrës, skuqje dhe djegie të lëkurës, nauze, ndryshime në presionin e gjakut, pagjumësi … Këto janë të gjitha simptoma të mundshme të mbindjeshmërisë elektromagnetike.
Personat që jetojnë afër rrezatuesve mobil e kanë simptomet më të shprehura,pa marrë parasush rasën,moshen dhe faktorë të tjerë demografik.Duhet të kihet kujdesi më i madh moshave me të reja.

  1. Nëse mundeni, përdorni një lidhje interneti me kabllo dhe nëse keni Wi-Fi, fikeni ruterin sa herë që nuk keni nevojë për internet dhe sigurohuni natën.
    Modemët dhe ruterat pa tel, në fakt, krijojnë një fushë elektromagnetike dhe dërgojnë sinjale në kompjuterin tuaj jo vetëm përmes mureve, por edhe përmes trupit tuaj.
    Gjithashtu, përpiquni të kaloni sa më pak kohë të jetë e mundur me internet pa tel.
  2. Sa herë që është e mundur, mbajeni kompjuterin larg jush dhe mos e vendosni kurrë në prehër, pasi organet tuaja riprodhuese mund të ekspozohen drejtpërdrejt ndaj rrezatimit.
    Vetë emri i laptopit (angl.lap-krah top-lart) është plotësisht i gabuar sepse kjo pajisje nuk ka vend në prehrin tuaj.
    Ndërsa mbani laptopin në prehër, nxehtësia e madhe e rrezatimit mund të ndikojë drejtpërdrejt në pjellorinë tek burrat.
  3. Fikni telefonin tuaj të mençur gjatë natës dhe zhvendoseni në një dhomë tjetër ku nuk flini.
  4. Për biseda më të gjata në telefonin tuaj celular,perdorni ndigjuset,autoprlant ose pajisje Bluetooth set – për të shmangur rrezatimin e drejtpërdrejtë.
    Gjithashtu, mos mbani një celular ose smartphone në xhepat tuaj.
  5. Mos përdorni celular kur sinjali është shumë i dobët sepse atëherë rrezatimi i tij është më i madh. Shmangni përdorimin e tij kur hipni në tren, autobus, makinë.
  6. Nëse keni një telefon pa tela në shtëpi, opsioni më i mirë është ta zëvendësoni me atë që ka një lidhje me tela.
  7. Qëndroni në natyrë sa më shpesh të jetë e mundur, pranë ujit, për të rritur ekspozimin ndaj joneve të shëndetshme ndaj atyre negative.
  8. Ecni zbathur sa më shpesh që të jetë e mundur për të tokëzuar më mirë veten.
    Nëse këmbët tuaja të zhveshura janë në kontakt të drejtpërdrejtë me tokën, tensioni në trupin tuaj zvogëlohet.
    Dhe kjo do të thotë që fusha e dëmshme elektromagnetike në të cilën jeni të ekspozuar është zvogëluar ndjeshëm.
  9. Rritni sasine e ushqimeve të pasura me antioksidantë, si fruta kokrra të kuqe (manaferrat .., perimet me gjethe jeshile dhe asparagus pasi ato ju mbrojnë nga efektet e rrezatimit.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *