Home

Lajme

Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa – ARISTIDH P. KOLA I PAVDEKSHEM !

No Comments Argëtim Histori

Para 21 vitesh si dje me 11 Tetor 2000 ne mbremje vone, ne Spitalin Ungjillezimi te Athines u nda nga jeta Studjuesi, Albanologu, Pellazgologu, Ballkanologu, Shkrimtari, Publicisti, Historiani, Gjuhetari, Politologu, Filozofi, Avokati, Botuesi, Folkloristi, Kozmogonisti, Idealisti dhe sigurisht Perfaqesuesi me dinjitoz Shqiperise se Poshtme/Arvanitise (i Shqiptareve ne teritorin qe sot shtrihet nen Greqi ), Tribuni ARISTIDH P. KOLA !
Lindi ne Kaskaveli/Londari te Tebes/Thiva te Rajonit te Livadhise me 08.07.1944 nga prinder Shqiptare/Arvanite ne nje Katund e Rajon me shumice absolute Shqipfoles.
Studjoi per Drejtesi dhe pas Universitetit filloj pune si Avokat por shpejt ju perkushtua idealit qe e thertiste nga brenda shpirtit dhe u morr me Traditen,Kulturen, Historine, Folklorin e Arvanitise, Vendlindjes dhe Popullit te cilit i perkiste.
Shkroi disa vepra lapidar, grumbulloi e prezantoi shume materiale te tradites se popullit shqiptar, orientoi e drejtoi Levizjen Kulturore e Kombetare te Shqiperise se Poshtme per rreth dy dekada.
Pasqyroi ne disa revista, kryesoret Besa dhe Arbanon shumicen e folklorit qe grumbulloi.
Krijoi Arkiven e Studimeve Shqipe te Arvanitise dhe Arkiven e Komunitetit Shqiptar ne Greqi.
Perfaqesoi Popullin e tij dhe popuj te tjere te Paperfaqesuar sebashku me At Anton Belushi nga Katundet Arbereshe ne Itali.
Vizitoi e krijoi lidhje me shumicen e komuniteteve Shqiptare ne Diaspore, Ngulime, Mergate, Emigracion e Troje Etnike.
Mbrojti i palekundur Republiken e Kosoves perballe te gjitheve ne Televiziobet greke dhe klimes armiqesore ne Greqine aleate e Serbise e nuk u mposht ne asnje debat qofte dhe me kercenime!
Aristidh P.Kola ishte dhe mbetet nje Vigan, nje Orator i perkryer dhe nje Mbrojtes i vendosur i Kultures dhe Orgjines se tij Shqiptare/Arvanite!
Aristidh P.Kola iku per ne lendinen dhe altarin e Pavdekesise se te tille njerez nuk vdesin kurre !
Pata fatin te njihem e bashkpunoj me te per rreth nje dekade ne saj te ketij bashkpunimi pergatita disa vepra per Shqiptaret e Greqise dhe u bera nder biografet kryesor te A.P.Koles!
I paharruar kujtimi dhe vepra !
KOSTAQ PAPA PhD
Perfaqeduesi Politik i Emigracionit Shqiptar
Biograf i Aristidh P.Kola
Tirane 12 Tetor 2021

Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh i 1 person

Burimi/facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *