Home

Lajme

Sali Berisha shpall ‘kandidaturën’ për Kreun e PD-së

No Comments Aktualitet Lajme

Shpallja non-grata më zgjoi mua. Thashë do kthehem shumë më fuqishëm së ke qenë deri më sot në mbrojtje të këtyre parimeve. Iu them gazetarëve që tani e tutje jam i hapur për ccdo funksion kushtetues në harkun e këtij vendi. Unë Lulzim Bashën mas marrjes së këtij vendimi, vendimi tjetër është që ai s’mund të ishte kryetar. Katër humbje njëra pas tjetrës. Vendime të pamatura. Natyrisht nuk do përzihesha në garë elektorale, por me deputetë tanë, anëtarë të këshillit kombëtar, do të ndërmarr një veprim gradual dhe largimin e tij në mënyrë të padiskutueshme, me vullnetin tuaj. Kjo nënkuptohej në deklaratën time. Ky një ditë prej ditësh vjen e më thotë mua që erdhi filani dhe thotë ta dorëzosh. Unë i them që mandati është sovraniteti i vendit. Unë të shkelmoj sovranitetin e vendint tim forcë në botë nuk ka. As nuk e imagjinoj që të vije dikush e të më thotë të hyj apo mos hyj në parlament. Fillojnë kërcënimet, i thashë as mos e diskuto. Ata e bënë këtë për të diktuar kush do hyjë në parlament dhe kush jo. Kurrën e kurrës. Po ti ke të drejtën tënde tëe thuash nëse do hysh apo jo në vendin tim, ok. Mirë apo gabim, është puna jote. Por të thuash nuk do thysh në parlament kalon ccdo lloj imagjinate. U përpoqën me KQZ, por ata i thanë jo. Në fund ky shpall vendimin,. Më merr në telefon 20 minuta para. Nëse ai mblidhte Këshillin Kombëtar dhe do të vendoste Këshilli, une do të pranoja, pa asnjë diskutim. Unë synoj që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar të zgjidhni ju do e pranoj me kënaqësinë më të madhe. Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.

Burimi/neoalb.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *