Home

Lajme

Evropa e Borrelit, Lajçakut dhë e Macronit, donë ta mbajnë Kosovën ( Dardaninë), koloni të një Evrope të përqar e të pa dënjë

No Comments Lajme Opinion

Ju zotëri, Borrel, Lajçak e Macron, u zbuluat lakuriq se jeni në anën e Serbisë kriminale e gjenocidale, se, jeni në anën e Millosheviqit të dytë më tjetér emér, Vuqiq, se, jeni mbeturinë e asajë e Evrope e cila na coptojë, qe nga vitét 1878 deri në ditët e sotit.
Zoti Macron, shteti i yt, pérmes asajë pjese të NATO-s në të cilën muret pjesë gjat bombardimit të Serbisë por, siq deklaronte Gjenerali më katër yjë i Ushtrisë së famshme Amerikane dhë Komadant i këtyre operacioneve, Wesley Clark se, nga baza ushtarake e NATO-s në Aviono të Italisë, nga 33 operacione të forcave franqeze në drejtim të forcave vrastare e gjenocidale serbe në Kosovë( Dardani), asnjë cak i qelluar.
Pse. Sepse, ju i keni paralajmërue forcat serbe se ku do t’i godasni dhë ato i ndërrojshin pozicionet e tyre.
Prandaj, zoti Macron, Franca, si aleate historike e Serbisë dhë Rusisë, ju, ia keni premtuar veriun e Mitrovicés Serbisë pasi, forcat franqeze në kuadër të KFOR-it, qysh në Marrveshjën e Kumanovës të vitit 1999, e keni kushtëzuar pjesmarrjën në këto operacione paqëruajtëse, vetem nese vendosemi në pjesën veriore të Mitrovicés.
Plani i juaj, më 1999, më prezencën e trupave tuaj, nën mbikqyrjën e kryespiunit tuaj, Daniel Arnaud dhë kuislingëve shqiptar, Hashim Thaqi e Kadri Veseli, në ëmër të UÇK-së, i ndaluat shqiptarët e jugut të kthehën në shtepitë e tyre të cilet ishin përzérë më dhuné, të cilet, sot e kësajë ditë, pra, pas 22 vite, ende jetojnë si refugjat në pjesën jugore të po të njejtit qytet.
Zoti Macron, si mundet populli shumicë i Kosovës( Dardanisë), t’a ken besimin tek ju sepse, ti ende i qendronë paluhatje përkrahjës sate ndaj Serbisë dhë, realizimin e premtimit se, pjesa veriore do t’i bashkangjitët Serbisë. Këtë, nuk e thoni publikishtë por, veprimet e juaja, shkojnë padyshim në këtë drejtim.
Zoti Macron, ju sot, pér interesa tuaja paraelektorale( që do të ndodhin vitin e ardhshëm), për pretendimet tuaja qe ta mbash nën kontroll Evropën, mos t’a përfillni Amerikën, pasiqe nga janari, e merrni Presidencën e Evropës, pasi, në Gjermani, nuk do të jetë më zonja e hekurt, Merkel, duke iu nenshtruar interesave dhë kérkesave ruse për t’a dobësuar NATO-n, populli shqiptar i Kosovës( Dardanisé), jo qe nuk iu beson por, ua ka edhe dronë.
Publikishtë, u deklarove së, Kosova( Dardania), nuk ka gjasa që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, që, ia shuajtë shpresat pér liberalizim të vizave, dhë, zoti Macron, gjatë vizitës së Kryeministrit Kurti në Paris, ju, i kërkuat që t’a zbaton marrveshjën rreth Asociacionit më komuna më shumicë serbe e që është në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës( Dardanisë) që është në shpëtputhje me Kushtetutën në 23 nene dhë, kjo qeshtje, është punë e brendshme e rregullimit Kushtetues dhë, nuk ka vëndë të bisedohet në nivele ndërkombëtare në kuader të qfardo bisedimeve qé, e vërtetonë ate që e parashkrova në fillim se ju, i keni premtuar veriun e Mitrovicës i cili, nuk do të ndodhë menjehere por, pas një kohë të shkurtër, do t’a deklorjnë pjesën veriore një lloj Autonomie më shkëputje të mëvonshme.
Senatori Amerikan, Bob Menendez, në një takim më Lobin Shqiptar në SHBA, deklarojë se “ asociacioni ështé reqetë katastrofike”.
Pra, Amerika është kundër një kanceri të tillë në trupin e Kosovës( Dardanisë).
Marrëdheniet tuaja më Amerikën, u keqësuan kur, Austrslia hoqi dorë nga blerja e nendetësve diku mbi 50 miliard dollar dhë, u përcaktuan pér Amerikën dhë Britaninë e Madhe, e qe, marrëdhëniet, Francë-SHBA, u përkeqësuan deri në atë masë sa qe ju, e tërhoqet ambasadori resident e fuqiplote në SHBA.
Ndërhytë në konfliktin Tyrko-Grek, duke i dërguar tri nendetése si ndihmë ushtarake Greqisë, pér të treguar fuqinë tuaj edhe në Ballkan, anipse, që të dyjat, anétare të NATO-s.
Tani, zoti Borrel, Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, po e luan të njejtën kart sepse, Spanja si edhe katér shtete tjera, ende nuk e kan njohur Republikën e Kosovës ( Dardanisé), prandaj, sipas këtyre veprimeve, ju, po doni ta mbani Kosovën( Dardaniné), koloni evropiane, jasht institucioneve të Evropes, anipse gjeografikishtë jemi n’Evropë sikur qiragji duke manipuluar, duke ia plotësuar kërkesat e Serbisë pér të qkëput edhe ndonjë pjesë të sajë e, ajo është pjesa më vitale dhë me pasuri të shumta, nentokësore e mbitokësore, duke e përfshirë edhe Ujmanin i cili, fal, Trump dhë Grenel, donin t’a bënin hisedare edhe Serbinë, liqe i cili është financuar dhë ndërtuar më kredi nga ish Autonomia e Kosovës( Dardanisë) dhë i takonë Kosovës( Dardanisé).
Kur Qeveria e Kosovës( Dardanisé), filloj akcionin rreth luftimit të trafikimt dhë kontrabandés në téré teritorin e shtetit pra, edhe në veri, zoti Borrel, i ndikuar nga Serbia dhe i inkurajuar edhe më politikat tuaja, në vend se ta ndeshkojë Serbinë, ai, ia tërhjekur vrejtjën serioze, Qeverisë së Kosovés( Dardanisé), që mos të bëjë veprime të njëanshme, apsurd i shekullit sepse, nese duhet serbëve të veriut t’ua prishim gjumin, duhet marr leje nga Borreli, Lajçaku dhë Macroni e pastaj, t’i pyesim ata se a mund t’a hulumtojmë kontrabandën, që fatëkeqësishtë, ju i dulët në krahun e armikut shekullor të shqiptaréve, duke e inkurajuar i cili, pér se dyti here na dha ultimatum se do të pres vetem 24 orë dhë do të shifni, pra, duke iu bashkangjitur kércënimeve të Serbisë.
Një gjë duhet t’a keni të kjartë se, asnjë pjesë e tokës Dardane, nuk do t’i ipët Serbisë më asnjë kusht, po qe së është nevoja, nese na imponohet sikur në luftën e fundit, ne do ta mbrohemi deri në njeriun e fundit i cili do t’i mbijetojë një agresioni nga Serbia.
Dhë, definitivishtë, ju zotëri të ndëruar, u rreshtuat në anën e Serbisë kriminale, në anë e një krimineli i cili qendronë në krye të shtetit serb, një agresori dhë shkaktari i katér luftërave në ish Jugosllavi më mbi 200 mijë viktima të shkaktuara, me mbi 15 mijë shqiptar, mbi 20 mije femra te dhunuara dhe mbi 1700 eshtra të pakthyer familiareve shqiptar, një armik historik dhe, shkaktar i Luftés së I-rë dhë të II-të Botërore.
Fal reagimit të NATO-s, së përndryshe, shtrohet pyetja: pse ne duhet të jemi pjesë e njé Kontinenti që na injoron, si populli më i vjetër i Ballkanit dhë ndër më të vjetrit të Evropës.
Pse duhet t’u nenshtrohemi diktateve të atyre shteteve të Evropés që janë në anën e agresorit.
Dhe, shqiptarëve, nuk u ka mbet tjetér se, po të ishin pjesë e juaj, duhej të organizohej një Kos-egzit, sikur Britania e Madhe, ose, té vetëdeklarohet se deshironë të bëhet shteti i 51 i Shteteve të Badhkuara té Amerikés, në fillim me status si Poto Rico e më vonë edhe pjesë e institucioneve shtetetore Amerikane siq janë, Kongresi dhë Senati mëmpërfaqësues të popullit.
Tani, me vjen keq pér gjermaninë se si do t’ia del me Francën e cila në kohën e zonjés Angela Merkel, megjithate e mbante, edhe barrën por edhe kontrollin. Italia, gjithashtu duhet të deklarohet dhë pércaktohet pér të ardhmene e sajé.
Na keni mbështet për muri, zotër.

Hafiz Shala
New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *