Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – VASEL FRAN KRONI (1921 – 1990)

No Comments Argëtim Histori

Atdhetar e antikomunist
.
Tregim.
Vasel Frani e kishte pritur gjatë atë ditë që do të mbaronte dënimin, për të shkuar pranë familjes dhe pikërisht, mbas gati 8 viteve burg, erdhi koha për t’u liruar.
Kur doli nga ajo derë burgu, ishte mjaft i lodhur dhe me atë ngarkesë vuajtjesh, nisi të udhëtonte për në Shkodër. Sapo zbriti nga karroceria e “Skodës”, pikë- risht tek ai qytet ku i qe bërë gjyqi politik me vendim absurd, Vaseli për një çast shikoi rreth e qark; ishte po ajo varfëri, ato rrugë të vjetra pa ndryshime, me njerëz që nuk iu qeshte buza nën diktaturë dhe po nga agjen- sia e kamionëve u nis për në Malësi të Madhe, për tek shtëpia e tij në Shkrel.
Sa arriti në Dedaj, i duhej të ngjiste edhe një copë rrugë malore, madje mbi një orë që nga Ura e Jushës e deri në Glecin e lashtë dhe legjendar. Vaseli po shpej-
tonte hapat i emocionuar, vetëm fillikat deri sa të bashkohej me familjen e tij të shenjtë që aq shumë i patën munguar njëri – tjetrit.
Gjatë udhës, në ngjitjen e malores, si tërthoret e jetës, Vaseli me vete meditonte në gjithëfarë mënyrash për ato kohë, se si u dënua gjoja për “agjitacion e pro- pogandë” kundra pushtetit.
Dhe, me ato mendime po hynte në Glec dhe ashtu i raskapitur, por edhe i trazuar në shpirt, nuk po mundte të shikonte pamjen e vendlindjes në atë buzëmbrëmje e të çmallej sadopak me të.
Vaseli kishte mbajtur në shpatulla mjaft sakrifica e kujtime të vështira jetësore si i burgosur, megjithëse ishte i pafajshëm.
Eh…, sa arriti para asaj suke, në Glec, i erdhi ndër- mend koha e partizanëve kur e akuzuan se e dinte se ku ndodhej Rrok Kanti, të cilin e kishte probatin. Rroku gjëndej i arratisur nëpër shpella bashkë me Llesh Marashin. Fatkeqësisht, për atë e torturuan Vaselin që të tregonte se ku ndodhej banda e Llesh Marashit me shokë.
Që nga dimri i vitit 1945, kishte kaluar gjithë ajo kohë dhe Vaselit në këtë natë, se si i kaluan nëpër shtat mornica e dridhje trupit; iu rikujtua koha kur e rrahën barbarisht ata vëllavrasësit, partizanët komunistë. I erdhi ndërmend edhe ai momenti që kishte mbetur pa ndjenja, kur ia çanë mishin në pulpat e këmbës me ba- jonetën e pushkës dhe familja e mbështolli në një batanie, ashtu të përgjakur keqas.
Në shtëpi ia patën larë plagët e shumta me raki, për t’i shpëtuar jetën që po i rrezikohej.
Oh, sa e sa herë Vaseli kishte thënë me vete në gjyq, e gjatë kohës në burg…”Po a nuk mjaftonte gjithë ajo torturë që më bënë kriminelët partizanë?” Përsëri pas
kaq vitesh, m’u desh të vuaja edhe këtë burg të sajuar prej tyre, me spiunë të parapërgatitur për dëshmi të rreme. O….., por dhashtë dhe i shikoftë, i pagoftë e drejta ata që më bënë kaq shumë vuajtje e tortura!
Dhe, me atë trazim të trishtë që i sillej në mendje, hyri në oborrin e kullës trekatëshe, që ishte e njohur në Malësi si kulla e Fran Çulit. Kur shkeli në oborr, e preku portën duke e ledhatuar me dorë, i mbushur me emo- cione dhe mbingarkesë të tronditjes shpirtërore, ai fshau me lotë nga mallëngjimi.
Atë moment, Vaseli lëshoi një thirrje të lehtë për të lajmëruar familjen se arriti mbas asaj periudhe të gjatë burgu dhe familja me të dëgjuar atë zë të shumëpritur, shpejt e shpejt dolën në oborr të shtëpisë…
E pritën me krahë hapur dhe me lotë gëzimi në sy, nëna File, bashkëshortja Lula dhe vajzat Lena e Groshja. Ato sojnike, gati si përnjëherësh, me një britmë gë- zimi thirrën: “O Zot, të falëminderit që na e solle Vasel Franin!” Lotët në faqe u bashkuan me përqafimet e për-
mallëshme duke qarë deri në dënesë.Ajo natë qe shumë e gjatë, me peshën e mbijetuar
të burgut, ku gati i zbardhi drita pa vënë gjumë në sy, duke biseduar për atë kohë të dhimbshme e të pazë- vendësueshme, për mungesën e gjatë të njëri-tjetrit.
Në mëngjesin e ditës së pasnesërme, Vaseli i tha bashkëshortes së tij, Lulës, e bija e Prel Gjeloshit të Shkrelit:

  • O Lule Prelja, më bëj gati kostumin e mirë se më ka djegur malli që të dal në Vrrith dhe të shëtis nëpër kumbarë e shoqëri, e të çmallem dhe me varret.
    Pikërisht, në atë fillim dite me diell, ai mbërriti në Vrrith, pranë një kulle të gjatë dykateshe. Aty te porta e oborrit, Vaseli thirri sipas traditës së Malësisë:
  • O i Zoti i shtëpisë, a pret miq? – Duke folur me një
    butësi shumë njerëzore.-Hajde, mirë se të ka sjellë Zoti! – ishte përgjigja nga
    brenda shtëpisë. Dhe ashtu siç pritet miku, në çastin që hapi portën, i zoti i shtëpisë u habit kur pa se cili ishte ai mik. Iu mbushën sytë me lotë dhe mbeti disi i shta- ngur.
  • O Vasel Frani, ju po kërkoni leje për të hyrë në këtë shtëpi, por a thua e meriton kjo shtëpi që të hyni përsëri në familjen tonë, për atë paburrëri të rëndë që të kemi bërë, dukë të dalur dëshmitar në gjyq?
  • Po, bre burri i dheut, – ia ktheu Vaseli. – Unë kam ardhur që t`ju shoh e të çmallem, të pimë një kafe bashkë. Po ne kemi qenë shokë, kumbarë e dashamirë gjithë jetën e përsëri do të bëhemi edhe më të mirë me bekimin e Zotit.
    Ishte ajo vizitë e vështirë në atë shtëpi, pasi dësh- mitari i parë për arrestimin dhe burgosjen e Vaselit ishte një pjesëtar i asaj shtëpie.
    Por Vasel Frani, bëri një burrëri të rrallë, duke sh- prehur faljen me shpirt të butë dhe pa fjalë, ku i foli vetëm zemra me praninë e arsyetimin e tij, me mish e me shpirt, duke ia lënë të kaluarës së errët çdo gjë që kishte ndodhur.
    Ai gjest fisnik dhe i paparë deri atëherë i Vasel Franit, u përhap nëpër Malësi si një akt mjaft burrëror dhe shumë human.
    Vaseli i shtëpisë së Marash Vatajve të Gleces, në të cilën ishte lindur i biri Fran Çulit, ishte djalë i vetëm.
    Vaseli u rrit në ato kulla, nën urtinë e burrave, që mblidheshin ndër dhoma ku bisedonin me orë të gjata për heroizmat e malësorëve, që në luftën e përgjakshme të invaduesve, në ngritjen e Flamurit në Deçiq, në majën e Bratilës së Hotit, prej dorës së malësorëve, nën drej- timin e heroit legjendar, Ded Gjo Lulit.
    Në kohën kur Vaseli ishte fëmijë, erdhën edhe shkjetë dhe dogjën disa kulla, sikurse dihet, e gjithë familja e Glecarve me pleq, gra e fëmijë u detyruan të iknin dhe të strehoheshin në male të Kurriles.
    Vaseli që në rininë e tij, u bë një mjeshtër guri mjaft i dëgjuar, për ndërtimin e shtëpive dhe ujëmbledhësve, që në atë kohë quheshin saranxha (nga turqishtja). Ishte fisnik, i guximshëm dhe bujar.
    Sapo shkeli komunizmi në Malësi të Madhe, filloi një luftë vëllavrasëse kriminale e komunistëve shqip- tarë. Qëllimi i tyre ishte të shkatërronin shtëpitë më të mira në atë trevë të mirënjohur për mençuri, vetëmo- him dhe patriotizëm.
    Partizanët dhe komunistët, që përbënin 80 % të fi- seve më të këqia të Malësisë së Madhe, morën drejtimin e kësaj treve, të cilët nuk njihnin, besë, burrëri, fe e tra- ditë, vetëm sikur t’i kishte lindur Stalini nga jashtëqitja e vet.
    Pikërisht, në atë kohë arrestuan burrat më të zgje- dhur në Shkrel e në Malësi. Një ndër ta ishte edhe Fran Çuli, duke e dënuar dhe dërguar në burgun famëkeq të Burrelit.
    Nëse kthehemi në retrospektivë, pra pas në kohë, para shumë vitesh, atëherë do të shohim se si u përgatit procedura e turpshme për të arrestuar e dënuar edhe Vasel Fran Kronin.
    Në njërën prej ditëve të jetës shkatërruese të koo- perativizimit socialist, brigadat e punës po punonin në Dragoç të Vrrithit.
    Enkas bëhej njoftimi të mblidheshin sa më shumë njerëz të fshatit, pasi do të kishte një mbledhje me shumë rëndësi.
    Por kush e drejtonte Vrrithin në ato vite të errëta? Detyrimisht që në Vrrith ishte një organizatë partie
    me njerëz të ndershëm dhe të thjeshtë, por partia i traj- tonte ata sikur të ishin vetëm një tufë delesh e jo ndryshe.
    Sigurisht që dihet, se po deshe, hajde kundërshtoje apo largohu vijës së partisë, se të merrte e zeza. Por nga këto komunistë, si të ishin dele, korrnin frutet që kërkonte partia, për të mbajtur situatën nën kontroll dhe askush nuk i pyeste se cilin vendim të merrnin ata komunistë të mjerë. Sigurisht që atyre ua dëgjonin fjalën vetëm në mënyrë formale.
    Aty, në atë luginë të Vrrithit, në mes të maleve plot krenari të Shkrelit, sundonin ato kuadro që i caktonte pushteti e partia me komitetin e saj, sikurse e quanin udhëheqësit komunistë.
    Ishin kryetari i kooperativës, përgjegjësi i sektorit, jabanxhi, që rrinin gati gjithë ditën me pushkë gjermane në krah, me automatik, me pistoletë dhe krekoseshin para popullit të vobektë, sa të rrënqethej shtati nga pre- sioni psikologjik.
    Madje ata donin që çdo natë t’i thërrisje për miq dhe t’i gostisje. Një ditë foli njëri nga këta qelbësira e pushta drejtues jabanxhi, që s’po dua ta ndyj këtë shkrim me emrin e tij, që tha:
  • Çfarë do ju bëhet dëm dhe e keqe ju, nësë çdo vrri- thjan do të na shtrojë darka për çdo natë?! Pra, ashtu vepronin ata kriminelë, në varfërinë e tejskajshme të atyre njerëzve bujarë vrrithjanë, madje kjo ishte kthyer në metodë dhe në Malësi të Madhe.
    … Por ndodhi njëherë, diku në Malësi të Madhe, në një familje shumë fukara, që nuk kishin çfarë t’i jep- nin pushtit, horit të partisë, vetëm i skuqën dy kokrra vezë. Një fëmijë që e shikonte nga dera e dhomës, ashtu me zë të vockël, thoshte për secilën kafshatë që hante pushtetari: ”Të bëftë milë,… të bëftë milë… të
    bëftë milë”. Por kur e mbaroi e nuk mbeti asgjë në pjatë për fëmijën e vogël, i tha me një zë të mekur:
  • Ta hëngërt dleqi në bark…!!
    Kjo pra, ishte gjendja e fukarallëkut nëpër shumë familje të Vrrithit.
    Me porosi të Komitetit të Partisë, atë ditë në Vrrith u gjendën operativi i Degës së Brendëshme, i plotë- fuqishmi i policisë, përgjegjësi i sektorit, që të ushtronin trysni dhe një terror nga më të egrit që kishte njohur ndonjëherë Malësia, nga ata këlyshë të kuq, të betuar me paftyrësinë e shpirtin e djallit, u mblodhën në lagjen e quajtur Dragoç.
    Pasi e kishin arrestuar Vaselin në Koplik, pikërisht në dhjetor të 1969, përgatitën terrenin që ta demaskonin para bashkëfshatarëve të tij, se Vaseli ishte armik i Par- tisë e i Popullit, kishte bërë propagandë ndaj pushtetit popullor dhe partisë.
    Vaselin e kishin vendosur në një karroceri makine, e dërguan nga Kopliku e deri në kooperativën e Vrri- thit. Aty e nxorën para brigadave të kooperativës, ashtu me pranga në duar, duke përdorur deri fyerjet më të ultë e të pavend. Donin të dobësonin reputacionin e Vasel Franit, por Vaseli nuk e përkuli kokën para atij represioni, sepse ishte i bindur që i ishte përgatitur një skenar ku do të dënohej pa të drejtë.
    Në ato kushte arresti, dërgohet në Shkodër për hetim dhe gjykim.
    Hetuesia për Vasel Kronin ishte një torturë e zgjatur dhe mjaft e pamëshirëshme, që u bë mbi trupin e Va- selit. Metoda rrahjeje të padurueshme gati kanibaleske, sikurse ishin brumosur ato ndyrësirat e poshtra, hetue- sit komunistë.
    Në seancën gjyqësore të sajuar, i sollën Vaselit dëshmitarin përballë, ku gjykatësi brutal dhe i pafytyrë
    iu drejtua: -Ju armik i partisë dhe i pushtetit popullor, i pan-
    dehur Vasel Kronaj, e njihni këtë dëshmitar? -Jo zoti gjykatës. Nuk e njoh. Nuk e di ku e keni gjetur këtë kokë-matare jugosllave që e keni sjellur këtu për dëshmi. Nuk e njoh, as që e kam parë ndonjëherë!? Gjykatësi: – I pandehur mbaj qëndrim serioz e mos
    fyeni dëshmitarin! Pastaj erdhi radha e dëshmitarit tjetër. Përsëri
    gjykatësi pyeti: -I pandehur Vasel, po këtë dëshmitar e njihni…? -Po e njoh. Ky është njeriu më i “dashur” i fshatit
    tonë, madje ky është dëshmitar i të gjitha punëve të “bukura”, që i ngarkoni ju në kësi rastesh.
    Gjykatësi çirret: – Dëgjo i pandehur, edhe njëherë po fole në këtë mënyrë, do të keni pasoja në masën e dënimit tuaj…
    Gjykatësi përsëriti ritualin e parapërgatitur dhe pyeti:
  • Këtë dëshmitarin tjetër, a e njihni? -Po more, e di se këtyre u thotë populli spiunë
    1200 lekësh, të paguar nga ju. Gjykatësi me rreptësinë e fjalës e kërcënon: -Nuk të lejoj më të shprehesh kështu ti i pandehur,
    dëgjove?! -Gjykatësi vazhdon seancën e turpshme duke thënë: – I pandehur Vasel, na trego ku e keni marrë atë
    shumë kaq të madhe lekësh që u gjetën në shtëpinë tënde?
  • Jo zoti gjykatës, ato nuk u gjetën, por për ato lekë më kanë rrahur me ditë të tëra në hetuesi. Ato 360 mijë lekë i kam fituar duke ndërtuar shtëpi e saranxha. Ato lekë, për të cilat jam torturuar në hetuesi, u kam thënë hetuesve, se janë fituar me dhimbje të shpirtit dhe me
    djersë të ballit. Zoti gjykatës, ju më keni arrestuar dhe vendosur në bangën e të akuzuarit për lekët e mia, madje për arsye se m’i kanë kërkuar borxh, sigurisht për të m’i kthyer përsëri, por atë që nuk e ka patur tra- ditë populli ynë, e ata drejtues që i kishte vënë partia në Vrrith, krijuan akuzën që mos të më kthenin bor- xhin, e tani po më dërgoni edhe në burg.
    Pas disa muajve torturash në hetuesi dhe madje duke dalur i pafajshëm, por trupi gjykues shpirtkazëm, merr vendim të formës së prerë dhe e dënojnë me 8 vite burg.
    Lexuesi i sotëm duhet të dijë se ajo shumë prej 360 mijë lekësh, që shteti i sekuestroi, sot në kohën tonë kanë vlerën e 5 milonë lekëve.
    Vasel Frani kaloi ditë të vështira në burg, e mendja i rrinte gjithnjë tek shtëpia, tek nëna e vet, tek bashkë- shortja dhe dy vajzat, të cilat ishin të rrethuara nga ku-jdesi i Lule Prel Gjeloshit, si një burrëreshë e sojnike e vërtetë. Vaseli ishte i papërkulur në burg, guximtar e shumë trim përpara oficerëve të sigurimit dhe si i tillë nderohej nga ajka e atyre burrave që ishin të dënuar në atë burg nga diktatura komuniste.
    …Vargjet e mëposhtme flasin qartë për këtë trung familjar të Vasel Franit.
    Ja disa vargje të thurura nga rapsodia ime:
    Janë kenë në za kullat e Gleces
    Trima të pushkes e të qendreses.
    Në trojet e moçme të legjendës
    Mbi 900 vjeç kisha e Shna Prenës.
    Fisin e njohur të Marash Vatajve.
    Ata burra s’i trembi shterngata
    Te ajo kullë trekatshe prej gurit
    I kanë thanë shtëpia e Fran Çulit.
    Fran Çulin komunizmi e arrestoi
    Në burg të Burrelit e dërgoi
    Turtura i banë edhe të birit të tij
    Vaselin lanë me gjak për agoni.
    Socializmi në Troshan ndërtoi hotel
    Në tokë të Vasel Franit me themel
    Asokohe ndyrsinat e socializmit shtet
    Dergonte për pushime spiunat e vet.
    Sapo erdhi pragu i viteve ‘90
    Vasel Fran Kronaj ndrroi jetë
    I përcjellë me gjamë, vajtim e lot
    Me pikëllim u largua prej kësaj botë.
    Vaseli në kujtime ka mbetë
    Si dikur i gjallë, veç tuj buzëqesh.
    Thirrë i paska Gleca Razmes
    Klithem e zemrës dal prej parzmes
    Po ku ndodhet kreshniku Vasel Frani?
    A thua është në log të Troshanit?
    Shpesh duan të dijnë zogjtë e malit
    Vallë, ku është vorri i Vasel Franit?
    Vrrithi në gji e mban asganin
    Për në përjetë si e ruan shkreljanin.
    Kje trim fisnik dhe atdhetar
    Ashtu si e dëshiron kombi shqiptar.
    Erdhën vitet ‘90, kur u shëmb çatia e komunizmit dhe u shua ajo diktaturë, sikur të mos kishte qenë kurrë.
    Ai fillim demokracie, Vasel Fran Çulin e gjeti në krevat me një sëmundje të pashërueshme. Ai Vasel që kishte qenë me atë shtat aq të hijshëm, ku zgjuarsia ia zbukuronte më shumë se çdo gjë tjetër, ishte për t’u konsideruar e lavdëruar nga njerëzit që rrethonin jetën e tij.
    Njërën nga ditët që po e shihte me arsyen e tij, Vaseli e kuptoi se kishte ardhur fundi i jetës, kishin qenë muajt e vjeshtës, e pikërisht muaj tetor 1990.
    Qe një rast tepër i dhimbshëm, madje i trishtue- shëm kur Vaseli e thirri Lulen duke e lutur që ta vaj- tonte për së gjalli.
  • Dëgjo, Lulë Prelja! Dua të më vajtosh me ato fjalë që t’i thotë zemra jote, që e di se dhemb për mua.
    Lula iu drejtua:
  • O Vasel Frani, si më thua që të bëj vajtimin, mbi kryet tënd, duke qenë gjallë. Ku ta gjej atë forcë që të rreshtoj fjalët që po kërkon?
  • Po Lule, dua të ma plotësosh këtë amanet, prandaj merr ruben, vendose në krye e nisja vajtimit. Askush më mirë se ti Lule nuk e di se çka kanë pritur të bëjnë në mua komunistët.
    Dhe në ato çaste, manjetofoni nisi inçizimin e atij vajtimi të idhtë dhe tepër pikëllues, të mbushur me tri- shtim e lot. Pas mbarimit, Vaseli foli edhe më gjerë në manjetofon me shumë mall dhe u krijuar një gjendje tepër e vajtueshme.
    Edhe momenti i vdekjes erdhi dhe e thirri Vaselin për të kaluar në amshim, pikërisht me datën 9 tetor 1990.
    Atë ditë që po mbahej në krah arkivoli prej vrri-
    thjanëve, nga shtëpia e Marash Vatajve në Glec, për te varret në Vrrith, aty te këmbët e arkivolit, fliste ma- njetofoni me zërin e inçizuar të Vasel Fran Çulit Kronaj.
    Eh, ato momente të ceremonisë së varrimit, e pata fatin e keq t’i përjetoja me dhimbje e me mall. Edhe tani në New York që po shkruaj këto pak rreshta, më emo- cionojnë ato çaste tepër të dhimbshme.
    Prandaj ndihem krenar se jam famull i Zef Çulit, axhës së Vasel Fran Çulit, asaj shtëpie kreshnike të mirënjohur në Malësi të Madhe, që do të mbetet gjith- monë i paharruar.
    Materiali:
  1. Marash Dod Kocaj, dhëndërr i Vaselit, me komu- nikim gojor.
    2 Lule Prel Gjeloshja, Kronaj, bashkëshortja, me ko- munikim gojor.
  2. Groshe Vasel Kocaj, e bija e Vaselit, me komu- nikim gojor.
     .
    Gjeto Turmalaj.
    New York, 2014.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: