Home

Lajme

Keze Kozeta Zylo – Ne dhe Greva e Vdekjes

No Comments Argëtim Histori

Kur veteflijoheshin dhe digjeshin ne flake Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca dy te burgosur politike F/B me kujton fotot, protestat tona para OKB-se dhe Konsullates Shqiptare ne New York
14 TETOR, 2012
Shqiptarë: S’duhet të vemë gjumë në sy për “Grevën e Vdekjes”
Është tepër ngjethëse, tronditëse të shikosh se si njerëzit digjen në flakë dhe së fundi grevistët shpallin grevën e vdekjes, ndërsa qeveritarët me shqiptarët heshtin, tek tuk dëgjon ndonjë krismë, por thjesht pa zë!…
O Perëndi, frika u ka dhënë çeren e veremit!…
Eshtë e tmerrshme kur sheh krime, por më e tmerrshme është të heshtësh, ta fshehësh dhe të mos e denoncosh atë! Nuk ju besoj politikanëve të të gjitha ngjyrave që dhjamosen me rrugët më të pështira duke shpallur qindra parti për të fituar elektorat.
Ju bëj thirrje Kryeministrit shqiptar z.Sali Berisha, Kryetares së Parlamentit, znj.Jozefina Topalli dhe gjithë deputetëve të Parlamentit Shqiptar të gjejnë gjuhën e dialogut dhe të zgjidhin urgjentisht kërkesat e ish të përndjekurve politikë, të cilët vuajtën dhe hoqën të zitë e ullirit në diktaturë, dhe po ashtu pretendojnë se po vuajnë dhe në postdiktaturë.
Si një bijë dhe nënë shqiptare që u largova e detyruar, më 27 shkurt të vitit të mbrapshtë të 97-ës, kur po digjej vendi, kur po vriteshin shqiptari me shqiptarin, nuk kishja fuqi të ndaloja gjakun që derdhej edhe pse nuk heshta…
Nuk kishja fuqi, kur sapo erdha për herë të parë në Amerikë në 97 ën të ndaloja mediat greke me lobin grek që villnin e villnin për Shqipërinë, për shqiptarët se si vriteshin me njeri-tjetrin në 97-ën duke pretenduar se nuk dinin se c’është demokracia!…
Fuqinë që kam, një pjesë e kam dhënë nëpër demonstrata për KOSOVËN MARTIRE, atë ende e ruaj vetëm kur Atdheu të rrezikohet dhe coptohet nga pushtimet e huaja, atëhere bëhem ushtare deri në vdekje për Të.
Ju bëj thirrje të mos ketë më tragjedi me këta njerez që e donin aq shumë demokracinë, por me zgjidhjen më të shpejtë mund të shpetohet ndalja e tragjedisë.
Kurrë kokëfortësia dhe uni nuk kanë çuar në Paqe, por përkundarzi ato kanë provokuar kasaphanën…
Dëgjojini të urtët, dëgjojini njerëzit që ju duan të mirën, dëgjojini miqtë tanë të përbashkët, dëgjojini miqtë amerikanë, dëgjojeni zërin e Diasporës dhe të aktivistëve të saj, por pa harruar dhe kundërshtarët tuaj, ata nuk janë armiq siç e konsideroni ju politikanë njeri-tjetrin, mbi të gjitha ne jemi shqiptarë të një gjaku ndaj dhe duhet të merremi vesh më shumë me njeri tjetrin. Unë dhe shumë të tjerë që s’kanë pretendime për kolltuqe kështu ju konsiderojmë. Ndërsa ju e quani njeri-tjetrin kriminelë, armiq, tradhtarë, dallkaukë, batakçinj, fjalor që në anën ligjore duhet të ishit të gjithë brenda…, ngase dalin nga goja vetë e ligjvënësve duke akuzuar njeri-tjetrin per krime…
Por ky përbën një kapitull më vehte për të cilën nuk kemi heshtur, sonte që po shkruaj nga tmerri i vdekjes që lexova nga grevistët dhe më ka shprishur gjumin, ju bëj thirrje me gjithë forcën e shpirtit tim: Zoti kryeminister, qeveritarë dhe ligjvënës!
Zgjidhini sa më parë të jetë e mundur kërkesat e ish të burgosurve, tragjedia e tyre do të jetë e gjithë popullit shqiptar që i do dhe i respekton si pjesë e krenarisë së Kombit tonë!
Betimi i tyre për vetëflijim ka dhënë prova të pakundërshtueshme, atë ne e pamë mjerisht në flakët e djegjes së trupit të tyre, ku gjej rastin t’ju uroj shërim sa më të shpejtë zotërinjve të nderuar Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko duke ardhur shëndoshë pranë familjeve të tyre të shtrenjta.
Shpresoj se do ta dëgjoni me qetësi zërin e një emigranteje, një mikeje që ju do të mirën të gjithëve pa ngjyrat partiake, por thjesht si bashkatdhetarë që flasim gjuhen tonë hyjnore, SHQIP!
Keze Kozeta Zylo
12 tetor, 2012
Staten Island, New York
Ps: Fotot jane marre ne daten 13 tetor, 2012 ku Forumi per Demokraci organizoi manifestimin solidariteti ne mbeshtetje te Greves se Urise te Ish te perndjekurve politike nen diktature para OKB-se. Ish te pendjekurit politike kishin 22 dite te ngujuar per te kerkuar te drejtat e tyre te mohuara, ku dy prej tyre zoterinjte Ndreca dhe Bejko i vune flaken vehtes ne shenje proteste.
Manifestimi u moderua nga z.Grid Rroji nje nga bashkethemeluesit e Forumit per Demokraci. Z.Rroji e hapi manifestimin e solidaritetit me letren e Prof.Sami Repishtit, ish i burgosur politik, aktivist i shquar ne Bote per te drejtat e njeriut.
Ne kete manifestim pershendeten Keshilltari i Bashkise se Nju Jorkut z.Steven Kaufman, z.Pellumb Lamaj, Dr.Ilir Hysa, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj, Kozeta Zylo…
TV Alba Life mori disa intervista si me: Prof.Shenasi Rama, Dr.Ilir Hysa, z.Pellumb Lamaj, z.Grid Rroji, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj etj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, duke përfshirë Kozeta Zylo, Place de la Bastille dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: