Home

Lajme

POEZI NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA.

No Comments Argëtim Letersi

Mos hesht.

E kam te veshtire mbi padrejtesite te hesht
Godas diktaturen ne cdo varg te poezise
Dhe vargu im drejte drejtesise resht
Qe te jete nje mesazh i mire mes njerezise

Komunizmi ne Shqiperi jetoi shume gjate
Lot dhe vuajtje popullit i leshonte
Dhembje , dhembje , dite e nate
Dhe shpresa e popullit mbi vuajtjet lengonte

Diktatura kishte goditur fort mbi kete toke
Me dekada te tera jetuan pa liri
Cdo dite diktatura me kamzhik i qendronte mbi koke
Ne vend te lirise i solli varferi

E hekurt dhe e forte gjemimi i saj
E plakur kaq shume ,e serisht drejton
Nderron vec emrin dhe me dredhi thote pastaj
Trishtimi juaj mua me mundon !

Dhe sot jetojme pa te shtrenjten liri
Vitet ikin nje nje nje
Po perse o popull ne gjume rri
Ngehu per liri e therrit me ze

I gjunjezuar e servil ne jete nuk ka kurre liri
Ngrehu e protesto mbi diktaturen qe te ka munduar
Shkule nga rrenjet komunizmin e zi
Demonstro pa parti per lirine e cmuar

Mjaft o popull ke vajtuar
Kerkojeni , kerkojeni o njerez , vete fatin tuaj
Behuni , behuni , te bashkuar
Qe shpirti juaj , me mos vuaj.

Gresilda Rrugeja 07.08.2020.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: