Home

Lajme

EDI RAMA ËSHTË TAKSIRATI I KOSOVËS

No Comments Lajme Opinion

Shkruan Enver BYTYÇI
Sa herë Kosova ngrihet së paku në nivel të barabartë në dialogun me Serbinë, është Edi Rama që hedh benzinë në zjarr dhe Ii jep Beogradit e Moskës municionin e (pa)nevojshëm për të kaluar në pozicion sulmi! Kur Albin Kurti me lëvizjen e tij në veri të vendit dekonspiroi pozicionin destabilizues e pro-rus të Beogradit, Edi Rama mori porosi prej mikut të tij, Aleksandër Vuçiq, që të deklarohet për “bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”! Kësaj here ia ndryshoi vendin dhe pozicionin subjekteve të “bashkimit”! Tha “bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”! Nuk tha si gjithmonë, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Me këtë deklaratë Beogradi dhe Moska ndezën mororët e akuzave për “Shqipëri të Madhe” dhe rrezikun e deklarimeve të tilla nga shefi I ekzekutivit shqiptar. Shumica e atyre që e lexojnë këtë status nuk do ta besojnë. Por është fakt i pamohueshëm se deklarata e Edi Ramës te Arian Çami ishte harmonizuar me politikat ditore të Serbisë, për ta vështirësuar pozicionin e Kosovës në bisedimet midis dy vendeve. Nuk ka asnjë arsye tjetër pse Rama do ta bënte një deklaratë të tillë. Në fund të fundit nuk jemi as në fushatë elektorale që të hamendësojmë se ai po kalkulon për elektorat.
Atëherë pse? A zgjidh gjë me një deklaratë të tillë në dobi të Shqipërisë e shqiptarëve? JO! A e është e vërtetë se Rama ka ndonjë sentiment kombëtar? Po të ishte i tillë nuk do të udhëhiqte rekrutimet e politikanëve shqiptarë për të elaboruar e për të punuar për projektin serb të shkëmbimit të terriotreve dhe ndarjen e Kosovës! Nuk do të punonte me kaq zell, duke iu kundërvënë Europës, për projektin tjetër të Beogradit të Open Balkan!
Atëherë pse e bën këtë kryeministri i Shqipërisë dhe kujt i ndihëmon? E bën për të ndihëmuar Serbinë, mikun e tij të ngushtë, Aleksandër Vuçiq! E bën që të rikthehet projekti i ndarjes së Kosovës, sepse po të vihet në rend ditë bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë kjo dikton ndarjen e saj midis Serbisë dhe Shqipërisë. E bën që Serbia të ketë argumente shtesë për “nevojën e bashkimit të “botës serbe” në një shtet të vetëm, pra për të krijuar Serbinë e Madhe! E bën që Serbia t’u thotë shteteve që nuk em kanë njohur Kosovën “Mos e njihni një shtet që nuk ka ndërmend të ekzistojë si i tillë, sepse një ditë Kosova do të bashkohet me Shqipërinë. Në fund të fundit këtë e thotë vetë kryeministri i Shqipërisë”!
Nuk është aq budalla Edi Rama! Ai e di fort mirë se si dhe kujt i shërben qoftë dhe një deklaratë e tij e vetme! Ai me krenari ka pritur që të reagojë kundër kësaj deklarate jo vetëm Vulin dhe Daçiq, por edhe Lavrov dhe Vuçiq! Dhe mos u habisni kur ta shpallë veten “nacionalist”

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *