Home

Lajme

Dashamir Uruçi – PISHTAR I DITURISË DHE ATDHEDASHURISË…!

No Comments Lajme Opinion

Kaloi 1 vit qe kur u nda nga jeta NURI DRAGOJ.
E njoha shumë vite më pare por puna ne Levizjen Kuq e Zi e me pas ne Unionin Shqiptar te Shoqerise Civile na afroi shume.
Kalonin vitet e ne gjithnje e me shumë rrinim bashke,bisedonim e rrinim gjate per shume e shume gjera per te cilat fatbardhesisht ndanim qendrime e pikepamje te perbashketa.
Nuriu nuk ishte i zakonshem,
Ne dukje te pare ishte i bute, fisnik e shume i qete por kur behej fjale per çeshtjen kombetare,per krimet e sllaveve ne veri e te grekerve ne juge te Shqiperise, ai behej tjeter fillonte e nuk ndalej me ore.
Nuriu ishte nje njeri i kulturuar, i shoqerise e shume i ditur.
Ai i ngjante nje arkivi te pasur i cili te ofron dokumente per ngjarje e data te rendesishme per historine kombetare.
Ai njihte ne menyre te detajuar qendrimin e Greqise ndaj çeshtjes se ÇAMERISE,krimet qe andartet greke kishin bere atje si dhe ne qytetet e fshatrat e jugut te Shqiperise.
Shkrimet dhe librat e shumte qe NURIU shkroi sa ishte gjalle e kishin shqetesuar kishen dhe politiken greke.
Dy here e goditen me makine,njerez qe nuk u denuan kurrë por fati e deshi qe te jetonte, anipse me dëme te medha nga goditjet qe mori ne vite.
Nuriu ishte nje Permetar i zgjedhur.
Ai la pas libra per vendlindjen e vet,libra per historine e luftes e te arsimit atje dhe ne fshatrat per rreth.
Ky kontribut i veçante per Vendlindjen nuk e ka terhequr akoma vemendjen e pushtetit vendor, ne menyre qe te vleresohet e lartesohet emri i qytetarit permetar NURI DRAGOJ.
Me Nuriun punuam gjate bashke,ideuam e programuam nje KUVEND TE SHOQERISE SHQIPTARE,nje tribune te mendimit te lire te patriotve e inteligjences shqiptare.
Ai ishte nje shok i vertete dhe nje misionar i çeshtjes kombetare shqiptare.
Ashtu siç shtrohej ne punë e merrte persiper detyra te medha,ai edhe te kritikonte me te drejte,sinqerisht e pa droje.
Nuriu ishte nje shembull i madh per ne shoket qe patem fatin ta kishim ne rrethin tone e te punonim se bashku vite me rradhe.
Si i tille, ai la pas nje boshllek te madh, nje vend bosh ne istikamin ku ai mbronte me shpirt e vullnet te pashoq, çeshtjen kombetare shqiptare.
Dhe per kete me mire se çdo gje tjeter flet vepra qe ai la pas.
I mungon shume familjes por na mungon shume edhe ne, NURIU I DASHUR,I MENÇUR, FISNIK E I PAHARRUAR PER JETË…!
DASHAMIR URUÇI
Tiranë,15 tetor 2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *