Home

Lajme

Musa Krasniqi – KRIMINALITETI NJOLLË E ZEZË PËR KOMBIN SHQIPTAR N’ATËDHE E N’BOTË – VETËM NË ANGLI 1600 SHQIPTARË KRIMINELË T’BURGOSUR

No Comments Lajme Opinion

/Një ndodhi e perjetuar n’lidhje me këtë/
Në një pushim t’një mbledhje, një evropjan në pranin e shumë evropjanëve tjerë nga shtete të ndryshme i tha një mërgimtari shqiptar – “Kam lexuar që vetëm n’Angli janë 1600 kriminelë shqiptarë t’burgosur. Unë di diçka për historinë e juaj” dhe shtroj pyetjen – Si është e mundur që populli më i vjetër i Evropës t’prodhoj aq shumë kriminelë ?
Mërgimtari shqiptar i befasuar, aty për aty u duk i zënë ngusht e i ngacmuar por arriti të nxjerr nga mendja dhe goja këtë pergjigje:

  • Vërtetë shkencëtarët kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë se ne shqiptarët jemi me trashegimi më të lashtë n’Evropë. Është e vërtetë se pellazgo-iliro-shqiptarët i kanë dhënë shumë ketij kontinenti dhe botës por gjendja e mjerueshme sot e popullit shqiptar i ndarë në gjasht shtete (Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Greqi e Mal të Zi) dhe detyrimisht i merguar nepër botë ka një spjegim.
    Iliro-shqiptarët u zunë “sendviç” ndër shekuj nga sulmuesit/pushtuesit bizant, sllav e osman nga Lindja në njëren anë dhe nga romaket e më vonë evroperendimorë dredharak e t’pabesë në anën tjetër.
    Ky është shkaku kryesor që populli më i vjetër e dikur më i madh i Evropës në numer e teritor u rrudh vazhdimisht gjatë historisë deri në ditët e sotme.
    Në shekullin XIX perkunder robërisë nën perandorinë Osmane dhe sulmeve sllave e më vonë edhe greke, shqiptarët u trajtuan nga evroperendimorët si gjithëçka tjetër por jo si pasardhesit e drejtperdrejt pellazgo-ilir.
    Mërgimtari nuk hezitoj tua permendi evroperendimorëve Kongresin e Berlinit në vitin 1878, Konferencen e ambasadorëve 1913 në Londer, Konferencen e Versajt 1919 dhe marrveshjen greko-turke 1922 e pasojat për shqiptarët.
    Me terheqjen e perandoris Osmane pas luftrave të mëdha të shqiptarëve, Evropa jo vetëm që nuk i ndali sllavet e greket në masakrimin e ndjekjen e shqiptarëve drejt Turqisë (marrveshjet Serbi-Turqi, Greqi -Turqi) dhe uzurpimin e trojeve e monumenteve kulturore por edhe ju ndihmoj e i perligji këto akte që vërtetohet me mbledhjet e lartëpermendura. Evropa për çudi i urrejti shqiptarët, nuk i lejoj të krijojnë shtetin e tyre real por ndihmoj sllav e grek të krijojnë e zgjerojnë shtete në trojët shekullore të shqiptarëve dhe mbi masakrat e gjakun e tyre edhepse pellazgo-iliro-shqiptarët ishin fillimtarët dhe mbrojtësit e civilizimit t’vet e evropian nga sulmet sllave e otomane prej lindjes.
    Me dëshirën dhe angazhimin e Evropës janë ngritur katër shtete në trojët shqiptare me dhunë masakrash mbi shqiptarë e këto janë Serbia, Greqia, Maqedonia e Mali i Zi. Thjeshtë shqiptarët n’vend se të perkrahëshin e shperblehëshin për rrolin e tyre për Evropën u denuan prej saj pamëshirshëm në kohërat më vendimtare kur shqiptarët kishin nevojë për mbrojtje dhe drejtesi në krijimin e shtetit të tyre të merituar. Shtrohet puetja pse ? Jam i sigurtë se Evropa i denoj shqiptarët sepse i llogariti si mbetje otomane, çka nuk ishte e nuk është e vërtetë. U shpetua vetëm një pjesë e Shqipërisë bregdetare dhe kjo falë Austrisë e SHBA-ve pa të cilat veshtirë që do të kishte shpetuar as kjo pjesë Shqipërie
    Në kohën post socialiste Shqipëria bregdetare (Shqipëria e mbetur) u infiltrua nga agjenturat e fqinjëve grabitqarë të cilët Evropa më heret i pati ndihmuar dhe shteti u dobësua e atje vazhdon të këtë varferi dhe shperngulje.
    Sa për Evropën ne populli shqiptar me trashegimi të lashtë gjuhësore e kulturore kemi qenë të rrezikuar për zhdukje po mos të ishin SHBA-T”
    Ju lutem mos me keqkuptoni. Unë nuk mbroj kriminelet. Çdo kriminalitet e denoj e kur është fjala për kriminalitet nga shqiptarët me prek dhe me dhembë në zemër sepse unë jam shqiptar.
    Me falni qe e zgjata por qellimi kryesor imi ishte t’ju rrefej se Evropa ua ngushtoj shqiptarëve mundësinë e jetesës në trojët e veta duke i “mbeshtetur për muri”, duke ua dhuruar të tjerëve tokat shqiptare.
    Si pasoj e kesaj sot disa herë më shumë ka shqiptarë nepër botë se sa që ka në Shqipërinë Etnike të cunguar e copëtuar.
    Perendimi me insistimin e Amerikes me ndihmen që i ka dhënë Kosovës ka bërë një permirsim të vogël të gabimeve të më hershme.
    Megjithate Evropa prap heziton ndaj nesh sepse ende na shikon si mbetje turke në Ballkan.
    Unë e njoh ndieshmërinë e perendimit ndaj kulturës së lindjes por ne nuk jemi nga atje. Ne ishim dhe këta çka kemi mbetur jemi përherë autokton pellazgo-iliro-shqiptarë.
    Fajet që po keqkuptoni se jemi mbetje turke nuk i ka vetëm propaganda e armiqëve t’kombit shqiptar por edhe politikanët shqiptarë që nuk ditën t’jenë pararojë e kombit shqiptar kur “akullnajat” n’Evropë po shkriheshin” në këto tri dekadat e fundit.
    Këta politikanë “shqiptarë” gjunjezuan Shqipërinë shtetërore në të gjitha mënyrat, zvogëluan atëdhedashurinë, rriten kriminalitetin dhe masivizuan shpernguljet.
    Ata politikanë n’vend se të ishin të disiplinuar ndaj interesave të pupullit autokton shqiptar me shumë çeshtje kombëtare të pa zgjidhura në Gadishullin Ilirik, n’vend se të kërkonin nga Evropa rishqyrtimin/anulimin e vendimeve t’padrejta e gjymtuese për trojet shqiptare të konferencave të lartpermendura, n’vend se të kërkonin me këmbëngulje për kthimin e të gjitha monumenteve kulturore iliroshqiptare të vjedhura nga fqinjet artificial, n’vend se t’ja perkujtonin Evropës se ne jemi nismetaret e civilizimit evropian, ata e antarësuan Shqipërinë në ligen e shteteve islamike. Kjo ishte heqje dorë nga trashegimia dhe identiteti i pastër evropian pellazgo-iliro-shqiptar.
    Kolegë te nderuar krejt në fund dua t’ju them se unë jam krenar që jam shqiptar. Unë ende e flas gjuhën e parë t’Evropës e më gjërë. T’parët e mi dhe të juajt ishin të perbashket. Ata ishin pellazgët të cilët flisnin shqip. Stergjysherit e juaj pëllazg u shperndanë nga vendi i shqipeve. Ata e harruan dhe tjetërsuan gjuhen hyjnore shqipe ndersa të mit e ruajten dhe e percillen deri te unë e shqiptarët e sotem.
    E shikoni në jemi vëllezër e motra. Reflektoni! Ndikoni të shtetet e juaja ta perkrahin popullin origjinë të ketij kontinenti ! Ndihmoni popullit shqiptar që më aq shumë sakrifica arriti ta ruaj gjuhën dhe kulturën e parë t’Evropës deri në ditët e sotme. Populli shqiptar e meriton një gjë të tillë – tha krejt në fund mërgimtari shqiptare.
    Musa Krasniqi
    17.10.2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *