Home

Lajme

Bujar Nishani – Në zhvillimet e debatit politik të kohëve të fundit, po tentohet ti jepet vokacion dy tezave.

No Comments Lajme Opinion

Ajo që ; “si ka mundësi që Partia Demokratike e Shqipërisë, ekziston ende, kur shumë parti që lindën në Evropën Lindore pas rënies së komunizmit, nuk eksistojnë më” ?
Dhe teza tjetër, që artikulohet prej disa personazheve në ekrane televizive, se ; “të vjetrit në politikë”, duke patur në fokus individë me karrierë 20 apo 30 vjeçare, duhet të largohen për ti lënë vendin të rinjve !
I mora këto dy teza ti analizoj për faktin se së pari janë tërësisht spekulative, por dhe tregues i problemeve të rënda kulturore dhe të integritetit që mbartin përçuesit e tyre.
Ata që çuditen nga vijimi i ekzistencës dhe mbështetjes masive për Partinë Demokratike që vijon prej 30 vitesh në pluralizmin shqiptar, çuditërisht nuk pyesin se si vijon të ekzistojë ende Partia Socialiste, parti e themeluar prej 80 vitesh, mbartëse e 50 viteve diktature të egër vrastare e varfëruese për shqiptarët.
Ndryshimi i fundit i emrit prej saj ishte vijimësi i ndryshimit të emrit disa herë në këto 80 vite ekzistence, pa ndryshyar asgjë tjetër.
Kjo hipokrizi ekstreme i bën krejt të parëndësishëm ata që “çuditen” nga vijimi i mbështetjes për Partinë Demokratike.
Nevoja për reformimin dhe modernizimin e saj, padyshim sot është më e nevojshme se kurrë më parë !
Ndërsa të gjitha ata që artikulojnë largimin automatik nga politika për këdo që ka 20 apo 30 vite që merret me të, kanë probleme të rënda kulturore dhe integriteti.
Kanë problem kulturor pasi në një shoqëri të lirë dhe moderrne askush nuk duhet të pretendojë të imponojë pikpamjen e tij mbi tjetrin pa u provuar në ballafaqim, konkurim dhe matje idesh, pikpamjesh, modelesh.
Gjykimi mbi to bëhet nga shoqëria me mjetin më sublim që mbart ajo. Vota !
Ata nuk e kuptojnë dot se politika është profesion si çdo profesion tjetër.
A mund ti thuash një gazetari se meqë ti ke 20 vite që merresh me gazetari, ik tani se boll u more me këtë punë ?
A mund ti thuash një pedagogu universitar që ka 20 vite që bën atë punë, mjaft më se je bërë i mërzitshëm, ik tani, hapi rrugë të rinjve që diplomohen çdo vit fakulteteve tona ?
A mundet ti thuhet një mjeku në spital ; ke shumë kohë këtu, jemi lodhur duke të parë çdo ditë në sallën e operacionit, ik tani të hyjë një fytyrë e re këtu ?
Ky pra është një kufizim i madh kulturor që i mundon ata individë pedantë.
Por ana tjetër e medaljes është dhe më difektoze për ta, sepse është çështje integriteti.
Ata nuk e perceptojnë dot politikën si kontribut.
Për konceptin dhe mentalitetin e tyre politika është një mundësi veç për të zhvatur diçka.
Dmth, vijnë disa, zhvatin sa kanë mundësi e duhet të ikin që të vijnë ca të tjerë e të zhvasin dhe ata ca.
Ky është një problem i madh i integritetit të tyre.
Këta individë jo vetëm që janë jo seriozë por dhe problematik e kërcënues për interesin publik pasi janë produkt i kufizimeve të mëdha kulturore dhe difekteve karakteriale.
Përveçse janë dhe frikacakët më të mëdhenj ndaj fuqisë së VOTES !
Në botën e qytetëruar, modele të tillë kanë mbetur gjithmonë anash !

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: