Home

Lajme

Armend Mehaj – Veprimtaria e jashtëzakonshme e kongresmenit DioGuardi

No Comments Aktualitet Lajme

Takimi me vëllain tonë me prejardhje arbëreshe, veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, ish-kongresmenin, Joseph J. DioGuardi dhe bashkëshorten e tij , znj. Shirley Cloyes DioGuardi, ishte moment I veçantë gjatë vizitën sime në SHBA.
Me këta dy personalitete të mrekullueshme, kalova çaste të paharrueshme, ku diskutuam për të gjitha çështjet në retrospektivë, zhvillimeve aktuale dhe proceseve në të ardhmen tonë.
Si gjithmonë, edhe gjatë këtij takimi, më impresionoi artikulimi aq i qartë dhe vizionar i çiftit DiGuardi, për qasjen mbi perspektivën e së tashmes dhe së ardhmes sonë.
Ishte nder dhe krenari , por më shumë përgjegjësi, vlerësimi i lartë i tyre mbi vizionin tonë për të ardhmen e ushtrisë sonë dhe mekanizmave tjerë të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
Veprimtaria e jashtëzakonshme e kongresmenit DioGuardi, në senzibilizimin e të gjitha autoriteteve politikë-bërëse dhe vendim-marrëse të SHBA-së në vitet e periudhës, 1989-1999 të rezistencës kombëtare për liri dhe pavarësi, i bëjnë vend shumë të merituar në mesin e personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar.
Në ndarje, i ftova me kënaqësinë më të madhe, jo si mysafirë, por si bashkëkombës tanë për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, si në shtëpinë e tyre, një nder simbolik për nderim të veprës së tyre madhështore, të pazëvendësueshme dhe të papërsëritshme për Lirinë dhe Pavarësinë tonë.
Mirënjohje e përjetshme për gjithë atë që bëtë për ne, çifti DioGuardi!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *