Home

Lajme

Kastriot Myftaraj – Dy gjëra interesante në njoftimin e Ambasadës Ruse për vdekjen e katër rusëve në Shqipëri

No Comments Lajme Opinion

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Ambasadës së Rusisë për vdekjen e katër rusëve në Shqipëri ka dy gjëra interesante.
E para, ndryshe nga të gjithë statuset e postuar në këtë faqe, të cilët janë në shqip, statusi që përmban këtë njoftim është në rusisht dhe anglisht.
Është e vërtetë që njoftimi është marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, por teksti sigurisht që mund të ishte përkthyer në gjuhën shqipe siç është bërë me njoftimet e tjera të ngjashme.
Fakti që nuk është bërë kështu e ka një arsye. Duke e publikuar njoftimin vetëm në rusisht dhe anglisht ambasada ruse në Tiranë, domethënë Rusia dëshiron t’ i thotë ambasadës amerikane në Tiranë domethënë SHBA se, meqënëse Shqipëria është një protektorat amerikan përgjegjësia për zbulimin e së vërtetës së vdekjes së katër rusëve është e amerikanëve.
Me këtë ka lidhje edhe gjëja e dytë interesante në njoftim ku thuhet se: “We count on a thorough investigation by the Albanian side of the causes of death of Russians.” (Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve.)
Ambasada ruse i drejtohet palës shqiptare në anglisht! Nënkuptimi është se pala ruse i drejtohet palës amerikane, duke i thënë:
Ambasada- Amerikane- në- Shqipëri,- pranë- së- cilës- është- e- atashuar- CIA- dhe- FBI- me- përfaqësues- të- tyre- nuk- mund- të- jetë- jashtë- hetimit- të- kësaj- çështjeje- në- një- vend- si- Shqipëria- ku- amerikanët- vendosin- gjithçka.
Ambasada Ruse e di të vërtetën e vdekjes së katër rusëve në Shqipëri, të cilën nuk e thotë për arsye shtetërore por me mënyrën sesi e ka dhënë njoftimin për këtë ngjarje luan me amerikanët, për të cilët e di se e kanë nuhatur të vërtetën e asaj që ka ndodhur.
Amerikanët mund ta mësojnë të vërtetën e vdekjes së rusëve që nuk ka dëshirë ta zbulojnë zyrtarisht autoritetet shqiptare. Për këtë mjafton që amerikanët të bëjnë krahasimin gjenetik të Edi Ramës me Sergei Burenkov, rusin 60 vjeçar të vdekur në Shqipëri, në 14 tetor./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *