Home

Lajme

Liceu Artistik – Sot kolektivit të Liceut Artistik i mungon një kolege e dashur mësuesja e kantos, Roza Borshi.

No Comments Kulture

Do të dëshironim që këto rreshta mbi punën e aktivitetin e mësuesës tonë të kantos Roza Borshi ti shkruanim pa na u dridhur dora por me dëshirën për të treguar rezultatet e aktiviteteve e koncerteve të klasës se saj.
E lindur me 13 shkurt 1966 në qytetin e Fierit , e rritur dhe edukuar mes tingujve të këngës, Roza do vazhdonte studimet për Kanto në l.LA ne vitet 1986-1990.
Aktivitet artistike do e shoqeronin Rozen ne qytetin e Durresit ku dha kontributin e saj solistik por mbi te gjitha ate padagogjik.E emeruar si mesuese e kantos prane shkolles artistike “Jan Kukuzeli’Roza dha nje kontribut te cmuar ne degen e kantos duke percjelle breza te shumte kengetaresh ne Akademine e arteve.. kontributi saj vijoi dhe si petagoge e jashtme prane Akademise se arteve.
Viti 2011 do e sillte Rozen prane nesh, ne shkollen tone …
Kontributi ne pedagogjine vokale krijoi figuren e saj te skalitur aq bukur ne zerat e kengetareve te rinj… Aktivitete artistike me nxenesit , koncerte recitale , pjesmarese ne konkurse kombetare me klasat e saja duke shperblyer punen e bere me cmime te ndryshme …
Sot nje pjese e nxenesve te saj vazhdojne aktivitetin pedagogjik ose solistik ne Durres e Tirane..
Sot qe po shkruajme, Roza mungon ne shkolle …
Liceut artistik do i mungoje nje mesuese energjike, goje embel e qeshur plot pasion e vullnet.
Kolegeve nje profesioniste, shoqe e mike e shkelqyer.
Nxenesve petagogia e kantos, prind me shpirt e zemer te madhe ..
Do mbetesh mes nesh e paharruar Roza Borshi

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *