Home

Lajme

“Non grata” amerikane është për Berishën dhe jo për PD- në e as për Bashën

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk mbrohet Berisha me terminologjinë tashmë si lider “historik”, dhe kjo si lider “historik” i tij nuk mund të përdoret as si alibi, as si justifikim dhe as si shpëtim të Berishës për heqjen e “non grata” dhe as si mbrojtje politike kundër saj nga Partia Demokratike.

Përjashtimi që Basha i bëri Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së është i justifikuar dhe meritor deri në sqarimin e plotë të asaj deklarate që shpalli DASH për Berishën; është vendim mëse edhe serioz dhe tregues për besnikërinë e PD-së në marrëdhëniet me SHBA-të si dhe tregues në seriozitetin moral e ligjor të PD-së për VETING-un politik dhe të luftës kundër korrupsionit.

Berisha si ish lider i PD-së, ajo si historike me të mirat e me të këqijat e saj, ai dhe historikja e tij i përket të së shkuarës, i përket tranzicionit të PD-së , sepse: si historia ashtu edhe demokracia nuk bllokohen, nuk rrinë në vënd e as nuk lëvizin prapa.

Tani është koha që PD duhet të dalë nga tranzicioni në mënyrë që ta marrë pushtetin dhe ta nxjerrë edhe Shqipërinë nga tranzicioni, dhe detyrimisht duhet që e vjetra që e mbajti PD-në në tranzicion të largohet e të mos sillet si fantazmë.

Historia ecën, lëviz, evoluon e ndryshon sepse ndryshojnë kohët,rrethanat e ngjarjet.

Sot PD-ja ka Bashën kryetar dhe të rinjtë në krye të saj.

Berisha dhe e vjetra politike në PD-në duhet ta pranojnë e ta njohin se ata janë tashmë e shkuara.

Z. Berisha ka afro 30 vite në krye të detyrave politike e të pushtetit që ia ka dhënë PD-ja dhe a e di ai se prej 30 vitesh në SHBA janë ndërruar e kanë shkuar diku 5 Presidentë!? Berishës duhet t’ia kujtojmë se edhe presidentët historik e të lavdishëm amerikanë si Bush e Klinton janë në pension politik, e po kështu edhe ishkancelari Helmut Kohl , kryeministri britanik Toni Bler dhe tani edhe kancelarja Merkel.

Vetëm diktatorët e autokratët, vetëm ata që duan të jenë të përjetshëm , ata gjithnjë fabrikojnë teorira konspiracioni, alibira me tradhti e me tradhtarë dhe gjithfarë asish e ashtush thashetheme gjërash. Ju të foltoreve me Berishën në krye, tani lëreni kohën dhe demokracinë e PD-së të lëvizin e të ecin lirshëm; mos i pengoni L. Bashën, G.Dumën , J.Tabakun, G.Bardhin, F.Xhaferrajn E.Alibeajn, A. Gjekmarkaj, F. Açkën etj.; mos e pengoni konsolidimin dhe forcimin e PD-së që ajo të dalë nga tranzicioni dhe të vijë në pushtet; mos u përpiqni si hije që ta mbani peng Partinë, të tashmen dhe as të ardhmen e saj; mos u vini gurë në rrota aleancës së PD-së me SHBA-të dhe mos i jipni oksigjen pushtetit korruptiv e të dështuar të Edi Ramës!

Demokratët e dinë tashmë se shpallja “non grata” nga DASH është për ishkryetarin, ish presidentin , ishKryeministrin dhe deputetin Sali Berisha, dhe kjo shpallje “non grata” nuk është për Partinë Demokratike dhe as për kryetarin legjitim të saj Lulzim Basha.

Foltorja e zhurshme antiBASHA në fakt është si një lëvizje e dëshpëruar antiSHBA. Kurrë nuk do të mundet që berishizmi dhe mbështetësit e tij ta kundëvënë Partinë Demokratike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një gjë e tillë do ta conte në izolim dhe në asgjësim PD-në.

Është hipokrizi e mashtrim i madh të deklarohesh si proSHBA dhe nga ana tjetër të sulmohet Lulzim Basha pse vendimi i tij për përjashtimin e Berishës erdhi pikërisht në përputhje më vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Nuk mundet që një demokrat i mirëfilltë, i sinqertë dhe i ndërgjegjshëm që ta pranojë këtë foltore dhe mesazhin e qëllimin e saj për ta mbrojtur Sali Berishën politikisht.

Foltoret antiBasha është një sallë llomotitjeje intrigash, akuzash, thashethemnajash kundër Bashës po që në fakt janë edhe antiSHBA.

Nëse Partia Demokratike, instancat e larta të saj mblidhen dhe i kundërvihen vendimit të SHBA-ve për shpalljen “non grata “ të Berishës, atëhere PD-ja do të izolohet ndërkombëtarisht si një organizatë politike e cila mbron korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë e tij.

Tani besoj se është mëse e qartë dhe e faktueshme se PD-ja nuk është në qeverisje sot, dhe Lulzim Basha nuk është Kryeministë vetëm nga fakti se PD-ja nuk paska qenë e shkëputur nga e vjetra berishiste, dhe këto foltoret e sotme po e vetetojnë më së miri këtë gjë.

Basha paska qenë në hall të madh nga grupet dhe nga intrigat e intrigantët brënda Partisë Demokratike, të cilët e paskan sabotuar fitoren e PD-së, pasi atyre më shumë u paska interesuar dhe dëshiruar humbja e Bashës dhe për inat të Bashës u paska interesuar e dëshiruar edhe humbja e Partisë Demokratike me 25 Prill 2021.

Jo vetëm Partia Demokratike, por cilado Parti politike shqiptare e cila është antiSHBA, ajo është kundër demokracisë por edhe kundër interesave kombëtare shqiptare; është kundër ndërtimit të shtetit ligjor e demokratik; është kundër Shqipërisë dhe kundër Kosovës.

Kush është kundër SHBA-ve është prokorrupsionit dhe kundër zhvillimit,kundër progresit dhe kundër integrimit të Shqipërisë.

Prandaj kurrë nuk do ta pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë këtë gjë demokratët e Partisë Demokratike , as kryetari Basha, as forumet e larta, as deputetët e PD-së dhe as strukturat e saj, sepse Partia Demokratike është forca politike më proamerikane. Askush nuk do të mundet që t‘i përcajë e as t’i manipulojë demokratët me gënjeshtra,intriga e me spekulime, as ata brënda PD-së, as “agjenturat” e pushtetit të Ramës dhe as korrupsioni e mercenarizmi i mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *