Home

Lajme

Ramadan Reshitaj – SI ËSHTË E MUNDUR?!

No Comments Aktualitet Lajme

Këto ditë u publikua se 211 persona, nga disa ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, marrin pagë mujore hic pa punuar, kurrë pa shkue në punë!!!
Jo tash një muaj. Jo tash një vit. Por disa vite me rradhë.
Nga një debat i një komisioni të Parlamanetit të Kosovës, u tha se kjo po bëhet si rezultat i një marrëveshjeje të Brukselit!
Vjenë të kuptohet se këta 211 frajera që paguhen me rroga të majme nga taksapaguesit e Kosovës, të jenë serbë!! Të jenë pikërisht ata që nuk e njohin Republikën e Kosovës, ata që luftojnë Pavarësinë e Kosovës!
Janë nga ata që i sjellin 100 probleme Kosovës dhe shqiptarëve. Janë ata të cilëve qeveritë tona, me vetëdije ua paguajnë edhe shpenzimet e energjisë elktrike (mbi 40 milionë euro)!!!
Na kanë mbytur, na kanë dhunuar, na kanë djegur, kanë kryer gjenocid ndaj popullit duarthatë… dhe ne u japim rroga pa punuar, ua paguajmë rrymën dhe plotë privilegje të tjera që i dijmë e nuk i dijmë…
Askund nuk ka raste të tilla në botë!
Si është e mundur?! Deri kur kështu do t´i ledhatojmë?!
A di bota për këto privilegje? Pse heshtim?! Pse shuajmë?!
Mjaft më!

Shkruar nga Ramadan Reshitaj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *