Home

Lajme

Donaldi nuk e përjashtoi rikthimin me të, Bora Zemani bën lëvizjen e papritur

No Comments Argëtim Kuriozitet

Donald Veshaj është njëri nga banorët e Big Brother Vip, i cili ditë më parë gjatë një bisede me vajzat foli për raportin me ish-të dashurën Bora Zemani. Aktori tha se familja e tij nuk ishin kundër që prezantuesja kishte fëmijë dhe se arsyeja e ndarjes ishin të dy.

Mes tjerash ai nuk dha një përgjigje kur u pyet për mundësinë e një ribashkimi duke lënë të hapur këtë mundësi. Kjo deklaratë gëzoi fansat e shumtë të dyshes, të cilët vazhdimisht kanë shprehur dëshirën për t’i parë bashkë. Kurioziteti i tyre ka shkuar deri aty sa janë interesuar nëse Bora po e ndjek Donaldin gjatë qëndrimit brenda dhe a i ka parë deklaratat e tij.

Një faqe në Instagram, që po publikon gjithë kohës video nga ngjarjet më interesante në Big Brother VIP, ka zbuluar përmes një foto se Bora e ka parë edhe këtë pjesë ku Donaldi flet për të. Dyshja simpatike ishin bashkë për tre vite ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një ribashkim pas daljes së Donaldit dhe këtyre deklaratave që dha për Borën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *