Home

Lajme

Letër e hapur, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ekselencës së tij Josef Robinette Biden, Jr

No Comments Aktualitet Lajme

Joe Biden në anën e majtë dhe Hafiz Shala në anën e djathtë

NGA: HAFIZ SHALA
Jo kancer politik, në trupin e Republikës së Kosovës (Dardanisë) i quajtur Asociacion (Zajednicë) një etnik në një shtet multietnik i Komunave më shumicë serbe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shpëtuan kombin shqiptar nga zhbërja, duke iu falënderuar Presidentit, Woodrow Willson, Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës( 1913 deri me 1921j), i cili, pas “kasaphanës” në copëtimin e tokave shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1878, kur, në një tavolinë që i përgjatë një ruleti të kazinos ku, as nuk mbahej evidencë, as procesverbal e as shënime zyrtare përpos atyre që ndonjëri i mbante për nevojat e tij përsonale, siç ishte rasti më përfaqësuesin e Francës.

Më atë rast, Presidenti Woodrow Willson, deklarojë se, një shtet shqiptar duhet të ekzistojë.

Në një tryezë të këtillë joserioze, krejt çka mund të quhej zyrtare në këtë takim aspak serioz ku bëhej fjalë për temat e fatet serioze të kombeve të vogla, siç ishte rasti rreth ndarjes e tokave shqiptare që konsideroheshin sikur të ishin utrina të pa zot shtëpie, ishte, Sir Edward Grey, ish Sekretari i Shtetit për Marrëdhënie të Jashtme dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar.

Atij, iu dha nderi që ta kryesonte këtë far takimi i cili, nuk ishte në nivelin e çështjeve serioze për të cilat bisedohej.

Ai, në një moment pat deklaruar se, një ditë do të pendohemi shumë keq për të gjitha këto padrejtësia qe i kemi bërë ndaj disa kombeve.

Por, kjo nuk shërbeu asgjë për t’i përmirësuar ato gabim me fatalitet për kombin shqiptar i copëtuar e sakatuar sipas kërkesave të superfuqive duke tentuar që, përmes faljeve të tokave shqiptare fqinjëve, serb, grek, malazez, bullgar, të krijojnë paq dhe stabilitet në Ballkanin fragjil më marrëdhënie të acaruara fqinjësore qe nga atëherë deri në ditët e sotit.

Kombi shqiptar, i nderuari zoti President, që nga ajo kohë, më shekuj ka përjetuar përzënie nga trojet e tyre shekullore duke e ushtruar dhunë dhe gjenocid gjatë shpërnguljes, duke i cunguar deri në tokat e sotit jo vetëm të përgjysmuara por, të sjellura në një sipërfaqe të 1/3 -tës së atyre ish trojeve shqiptare.

Zoti President, apetitet dhe epshet ruso-sllave për grabitje të tokave shqiptare, në rastin konkret, pjesëve të Kosovës( Dardanisë), janë prezentë edhe sot nga shteti serb i udhëhequr nga ish Ministri i informatave të ish kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, të cilin Ju, më së mire se çdokush tjetër e njihni, pasi e keni takuar edhe personalisht në Kabinetin e tij pas shumë kërkesave përmes Ambasadorit të tij, përmes lidhjeve qe i kishte krijuar sa ishte si bankier në SHBA dhe, më në fund duke iu lutur edhe juve personalisht kur ishit në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan.

Ia plotësuat dëshirën, duke e takuar pas orës 9 të mbrëmjes. Të tjerat, ju i dini më së miri.

Tani, i nderuari President, iu drejtohemi Juve jo vetëm si njohës i Millosheviqit, si njohës i Serbisë por, edhe, besojë se keni mjaftë njohuri edhe për udhëheqësin e tanishëm në krye të shtetit serb, Aleksandër Vuçiq, pasardhës i denjë i politikave të tij i cili shprehet në supërlativ për Millosheviqin dhe politikat e tij, por, qe, sipas tij, nuk e ka përfunduar punën në tërësi: ta zbrazë Kosovën (Dardaninë), dhe, t’ia ribashkojë Serbisë.

ImageFOTO GALERI

Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, populli shqiptar kudo në botë, e ka simpatinë, respektin dhe besimin sepse, jemi fëmijë i juaj i lindur normal pas një gjendje abnormale deri në tentim zhbërje.

Serbia gjenocidale, edhe pas gjithë asaj qe i shkaktojë Kosovës ( Dardanisë), në vend së të kërkoj falje për masakra, krime deri në gjenocid, ajo, kërkon meritor, kërkon t’i imputojë një mish të egër dhe, një kancer në trupin e Kosovës (Dardanisë), e quajtur “Bashkësi njëetnike e Komunave më shumicë serbe”në një shtet multietnik, duke ekzistuar Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës ( Dardanisë) ku mund të marrin pjesë sikur të gjitha komunat tjera, duke e ushtruar ndikimin dhe realizimin e kërkesave të tyre evntuale.

Ju, Zoti President, jeni njëri ndër ma të merituarit për kontributin në përkrahje të Lobit Shqiptar në SHBA, i vetmi i regjistruar zyrtarisht, i udhëhequr nga , zoti DioGuardi, zonja Sherley Cloys-DioGuardi dhë Bordi Ekzekutiv për 30 vite më radhë, në përkrahje të kauzës, për liri, pavarësi, sovranitet dhe shtetndërtim.

Ju, Zoti President, jeni ai i cili keni lobue, për dërgimin e Trupave të NATO-s, për ta shpëtuar një popull duarthatë duke e mbrojtur pragun e shtëpisë dhe, definitivisht për ta larguar Serbinë nga Kosova( Dardania), për ta çliruar dhe themeluar Republikën e Kosovës( Dardanisë), të cilës, nëse i futët një mish i egër njëetnik të një shteti multietnik, e quajtur “Bashkësi e Komunave Serbe njëetnike”, të cilën kolegu dhe bashkpartiaku i juaj, Senatori Bob Menendez në një takim më Lobin Shqiptar, më të drejtë e quajti, “njëreqetë të rrezikshme në trupin e Kosovës (Dardanisë).

Senatori Menendez, i cili tani është në krye të Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë në Senatin Amerikan, post të cilin e keni ushtrue për 16 vite në kuadër të postit të Senatorit për 36 vite i respektuar nga kolegët e të dy krahëve politik.

Zoti President, Serbia, për ta bllokuar e kontrolluar shtetin e Kosovës (Dardanisë), më çdo kusht insiston në formimin e kësaj ngrehine, i njëjtë me Republikën Serbe ne Bosnje e Hercegovinë, që do të thotë, Kosova (Dardania) të dirigjohet dhe kontrollohet nga Serbia, përmes strukturave paralele të cilat, gjatë operacionit policor në veri kundër kontrabandës, organizuan akte terroriste duke djegur institucione shtetërore të Republikës së Kosovës( Dardanisë), që do të thotë se nuk do të ketë shtet sovran e funksional por, do të jetë një vënd krize e përjetshme në një Evropë jounike dhe një Ballkan fragjil i destsbilizuar deri në atë masë i cili, mund të jetë vend potencial krize për një luftë të Tretë Botërore, e shkaktuar nga Serbia më përkrahjen e Rusisë, tani edhe Kinës.

Serbia, ishte shkaktare e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, shkaktare e katërluftërave në ish Jugosllavi, tani, siç e kemi rastin e fundit, e kërcënojë edhe Kosovën (Dardaninë), më dërguarjën e trupave, tankeve, aeroplanëve dhë helikopterëve, duke e shkelur edhe hapësirën ajrore, një provokim edhe ndaj KFOR-it, përgjegjës për kufijtë e shtetit sipas Rezolutës 1244të Këshillit të Sigurimit Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me prezencën e Ambasadorit dhe Atasheut ushtarak rus në kufij.

Zoti President, iu lutem që femiun e lindur,të rritur nga Ju, mos e leni me defekte dhe mos t’i shkeputët asnjë gjymtyrë apo, imputohét kanceri vdekjeprurës në trupin e tij, i quajtur Asociacion( Zajednicë, në gjuhën e tyre).

Më ardhjen Tuaj në Shtëpinë e Bardhë, shpresat e shqiptarëve u rritën sepse, jemi shumë të bindur që, Administrata e Juaj, në bashkëpunim më BE-në, do të krijoni një situatë të qetë dhë stabile duke e arritur një Marrëveshje gjithëpërfshirëse më njohje reciproke në mes të, Republikës së Kosovës( Dardanisë) dhe Republikës se Serbisë qe, më në fund dy popujve të jetojnë në marrëdhënie të mira nderfqinjësore.

E shohim më optimizëm, caktimin e pesë pérsonaliteteve të shquara, më përvojë dhe kredibilitet, në postet e Ambasadorëve dhe ndërmjetësuesve në procesin e dialogut në mes të dy shteteve me shekuj të armiqësuara.

Duke iu njohur juve si përkrahës dhe lobues si ish Senator për tri dekadat e fundit ndaj çështjes së Kosovës( Dardanisë), jemi të bindur se, një përfundim i suksesshëm, do të jetë vepra e juaj historike për të cilën populli, Amerikan, shqiptar dhe bota demokratike, do të mburrën më kontributin Tuaj, ku, përjetësisht do t’u jetë mirënjohës.

Duke iu drejtuar më këtë letër të hapur, Juve personalisht, ndihem krenar qe e kam pasur kënaqësinë dhe nderin që për tri dekada si Anëtar i Bordit te Lobit Shqiptar në SHBA, përafërsisht të iu njoh gjatë veprimtarisë lobiste më ndihmën tuaj të parezervë e cila u kurorizue me liri, pavarësi dhe shtetëndërtim.

Më respektin dhe mirënjohjen më të lartë ndaj kontributit tuaj për çështjen e Kosovës (Dardanisë) dhe shqiptarëve në përgjithësi, jam i bindur se edhe këtë herë do t’ia dilni më sukses në veprën Tuaj kolosale- pajtimin në mes dy popujve si dy shtete sovrane dhe të barabarta.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Zoti iu bekoftë Juve dhe familjen Tuaj,

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës (Dardanisë).

Me respektin dhe konsideratën më të lartë,

Hafiz Shala

Anëtar i Bordit Ekzekutiv i Lobit Shqiptar në SHBA

Burimi/Bota Sot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *