Home

Lajme

Islam Lauka -“Ballkani i hapur” dhe izolimi i Alpeve Shqiptare.

No Comments Aktualitet Lajme

Nё mjediset e hotelit “Rozafa”, u zhvillua “Takimi i Shkodrёs 2021”, nё kuadёr tё lobimit pёr ndёrtimin e korridorit Adriatik – Alpe. Nё tё morёn pjesё pёrfaqёsues tё pushtetit vendor, tё biznesit, tё shoqatave dhe OJQ-ve nga tё gjitha trojet shqiptare, si Kosova, Lugina e Preshevёs, Maqedonia Perёndimore, Ulqini, Plava e Gucia. Natyrisht, edhe nga Shqipёria. Njё pёrfaqёsim dinjitoz pati Sanxhaku, me dy deputetё dhe kryetarin e Kёshillit Nacional tё boshnjakёve.
Vetёm pushteti qёndror nё Tiranё nuk kishte asnjё pёrfaqёsues, qoftё edhe nje inspektor tё thjeshtё nga sektori i infrastrukturёs, megjithёse ftesat u janё dёrguar me kohё zёvendёskryeministrit dhe ministres sё Infrastrukturёs dhe Energjisё.
Kryeministri Edi Rama e ka gojёn plot me “Ballkanin e hapur”, por pa ndёrtimin e korridorit Adriatik – Alpe, qё fillon nё Shёngjin, vazhdon Luginёs sё Drinit dhe pёrfundon nё Gjakovё, Shqipёria veriore, Kosova perёndimore dhe pjesa juglindore e Malit tё Zi, mbeten tё izoluara. Pa integrimin e kёtij masivi, i cili si shtyllё tё veten ka Alpet Shqiptare, ёshtё e kotё tё flitet pёr katёr liritё, pёr bashkёpunim rajonal e ndёrkufitar, aq mё pak, pёr Ballkan tё hapur.
Korridori Adriatik – Alpe ёshtё jetik pёr ashtin e trungut tё trojeve tona. “Ballkani i hapur”, nё qoftё se ёshtё projekt serioz, siҫ pretendohet, duhet tё fillojё me ndёrtimin, pikёrisht, tё kёtij korridori. Nё tё kundёrt, kryeministri Rama duhet ta pranojё publikisht se nisma e tij ёshtё nё shёrbim tё Vuҫiҫit dhe kundёr interesave tona themelore, ekonomike e gjeostrategjike.
Falenderim dhe mirёnjohje e veҫantё pёr kryetaren e Bashkisё sё Shkodrёs, znj Voltana Ademi dhe drejtorin e “Gazetёs sё Alpeve”, z. Ramiz Lushaj, pёr organizimin e shkёlqyer tё kёsaj veprimtarie.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *