Home

Lajme

Bari Dervishllari – Nga mali ai po vjen.

No Comments Argëtim Letersi

Po na vjen gjitoni vjeshtës,
ngadalë zbret pe bjeshkès.
Një thes me miell në kurriz,
na zbardh, nuk na bën pis.

Herë nevrik e herë i qeshur,
disa herë shpatë xheveshur.
Diellit shpesh i zë pusinë,
në paqe vë macen minë.

Në degë qan një turmëcak,
hedh shikimin rreth e qark.
Një thërrime lyp ta gjejë,
me bark bosh nuk do të flejë.

Porse dimri s’ka mëshirë,
ne na zbardh, vet surratnxirë.
Na dha një kèshillë me vlerë,
merrnit masat që nè verë.

Mbas çdo vjeshte aty pranë,
pleqërohem nga këto anë.
Më përzë veç juga e ngroht,
Kështu po më ndodh çdo mot.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *