Home

Lajme

Krim i dyfishtë në Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe më pas veten

No Comments Aktualitet Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku është shënuar një krim i dyfishtë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të vrarë. Informacionet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se nipi ka vrarë xhaxhain dhe më pas veten.

Krimi ka ndodhur brenda banesës në fshatin Mëkat të qytetit bregdetar.

Viktimat janë Genci Koreta 39 vjeç dhe Jorgji Koreta 64 vjeç. Nipi Genci Koreta ka qëlluar me çifte me xhaxhain e tij dhe më pas u vetëvra.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *