Home

Lajme

Laureta Petoshati – Poet Pagëzori

No Comments Argëtim Letersi

Poezi nga Laureta Petoshati
(Kushtuar At Gjergj Fishtës në 150- vjetorin e lindjes)

Sapo mora kungimin pëshpërita si shermend:

  • Tani, At Fishta, ne jemi gjymtyrë të Tij,
  • Jemi gjymtyrë të Tij, përnjëmend,
  • the dhe vazhdove: -forcoje besimin, oj bijë!
  • Nën gjurmët e tua po eci, o At,
    në ditët e vrazhda, në netët e trishta,
    më fal që po pyes, ndoshta dhe pa takt:
    mirë shpirtin, po ashtin e plotë, ku e preh At Fishta?!
  • S’ka rëndësi lëvozhga, a guaska, por perla, bijë,
    mendo Krishtin, Skënderbeun, emnakun tim,
    Ati ynë qiellor dhe Atleti i tij,
    ndodhen kudo në këtë rruzullim.

Pastaj flas me ty kur lexoj “Lahutën…”,
ta ndjej njëherazi mungesën dhe praninë,
kur mendoj se pjesë të ashtit tënd në thes i futën,
fort besonin se e vërteta do mbytej në Drin.

Trëndafili prej uji, madhështor në çdo petal,
si Rozafën, murosur në tejdukshmëri,
nuk mbante në gji eshtra, por një mal,
një altar të zhytur në pavdekësi.

Edhe pse u përsërit Golgota metër për metër
nga urrejtja e verbër vërshoi terrori,
lumi Drin u bë një Jordan tjetër
dhe At Gjergj Fishta si Gjon Pagëzori.

Gjaku i malësorit më i thellë se gjithë lumenjtë
në heshtje mbajti besën per fe e atdhe,
kur kalonte aty, zemra e tij si kishë e shenjtë
kumbonte: “At Gjergj Fishta, lutu për ne!”

Ashtu lutemi në liri, në këtë ditë Tetori,
dhe marrim dritë në vatër të dritës
shëron kohën me vargje poet-pagëzori,
që bëhet rruzare në gishtat e Fishtës!

Vlorë më 17 tetor 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: