Home

Lajme

Ledjana si kurrë më parë në PRIVE tregon për lidhjën me Mevlanin dhe dashurinë e saj që ka për…

No Comments Argëtim Thashetheme

Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga ishin dyshja më e përfolur gjatë sezonit të kaluar të “Për’puthen”. Pavarësisht se dolën bashkë nga programi i dashurisë për ta vazhduar njohjen jashtë, kjo gjë nuk ndodhi.

Madje Ledjana e ka bllokuar Mevlanin në rrjete sociale dhe nuk ka komunikuar më kurrë me të. Nga ana tjetër, Mevlani ka deklaruar gjatë një interviste se nuk ka qenë kurrë i lidhur me Prengën, por ajo nuk ishte bërë shkak për prishjen e raporteve që ai kishte me Antonela Berishën.

Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, Ledjana u pyet nëse do të ketë një përballje mes saj dhe Shabës në “Për’puthen Prime”.

“Do jem në Stamboll. (Pas Stambollit) nuk i dihet!”, u përgjigj ish-konkurrentja.

Ajo tha se nuk ka ndërmend që t’i heqë bllokun Mevlanit në Instagram, pasi tha: “(Do ia heq) kur të mbyllen rrjetet sociale”.

Prenga tha se nuk është dashuruar kurrë deri më tani, por nuk zbuloi detaje të reja nga jeta e saj private. Kur u pyet se kur ka kryer marrëdhënie se k suale për herë të fundit, Ledjana e anashkaloi përgjigjen, duke thënë: “Duhet t’ja bëj edhe unë ‘piiip’”.

Burimi/gazetaime.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *