Home

Lajme

A do të “guxonte” kush që të mbante foltore në PD kundër Berishës po të ishte ai kryetar i saj?!

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pas ndalimit të hyrjes në SHBA të Sali Berishës me shpalljen e tij “non grata” , dhe pas përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha filloi një lëvizje si foltorja që nën maskën e saj sikur me demek ai don për t’ia kthyer sovranitetin PD-së, duke u bërë vetë kryetar i saj.

Ai në fakt synon rrëmbimin e drejtimit të PD-së për ta përdorur pastaj atë si mburojë politike kryesisht për veten e tij dhe të atyre të tjerëve aleat e miq të tij të korruptuar që e mbështesin në këtë foltore.

Tashmë dihet se kjo lëvizje është një lëvizjë inatcore, dhe antiBasha e antiSHBA.

Ajo për të cilën dua sot ta theksoj është se po të kishte filluar një lëvizjë e tillë kundër Berishës nga individë të shpallur “non grata”nëse Berisha do të kishte qenë kryetar i PD-së, a paramendohet se cfarë persekutimi, presioni e lincimi politik do të ishte ndërmarrë kundër atij individi dhe mbështetësve të tij,nëse do të kishin guxuar të dilnin kundër Berishës?!

Mirëpo Lulzim Basha ka një formim dhe kulturë krejtësisht tjetër nga fryma inatcore, autoritariste, egoiste, nihiliste dhe hakmarrëse.

Ai dhe të tjerët si G.Duma, J.Tabaku, E.Alibeaj, G.Bardhi, F.Xhaferraj, e të tjerë të cilët janë elita e re politike e pastër, e lirë dhe e pashtërnguar nga kusuret dhe mëkatet korruptive; këta janë demokratë të mirëfilltë që janë për VETING-un në politikë sepse nuk kanë frikë prej tij; këta janë shpresa demokratike që pranojnë dhe respektojnë mendimin ndryshe dhe debatin ashtu sikurse që këta ndaj foltores antiBasha e antiSHBA po sillen duke reaguar me fakte dhe bindshëm e me tolerancë, dhe duke imponuar një kulturë civile, politike e demokratike shumë modeste dhe publikisht të respktueshme e të admirueshme.

Kurrsesi nuk mund të bëhet krahasim mes këtyre dhe atyre që sot shkojnë e foltojnë me arrogancë dhe me urrejtje në foltoret e Berishës të cilët duket se po bëjnë një si grusht shteti apo po tentojnë e sillen si një strukturë politike paralele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *