Home

Lajme

Merita Coba -Nje letër të shtrenjtë.

No Comments Argëtim Histori

Sot, qeshë e nderuar të kisha në studion””Mirëmëngjes Shkodër”dy figura të arsimit, z.Bahri Kasemi dhe z. Nadir Erkoçi, të cilët ndanë në këtë studio kontributin e përbashkët të mësuesve që shërbyen në shkollën “Kuvendi i Grecës” në Selcë të komunës së Kelmendit.Libri i tyre ” 75 vjet arsim në shkollën”Kuvendi i Grecës” kujtime, nostalgji…është edhe një herë dëshmi e kontributit të tyre të madh, atij pasioni që nuk resht kurrë dhe u jep titullin e përjetshëm MËSUES.
Pas emisionit, kur zakonisht bëhen disa biseda të shkurta falenderuese personalisht përjetove një emocion të veçantë nga i cili buron shumë respekt e mirënjohje.
Të dy të ftuarit e mi në voglinë e tyre kanë patur edukatore në kopësht mamën time. Më pyetën për të, u interesuan për shëndetin…por e veçanta,që më ngjalli një ndjesi krenarie ishte kur z. Nadir Erkoçi nxorri nga xhepi një letër për t’ia dërguar mamës sime, edukatores së tij të parë SAIME SOKOLI , e cila tashmë ka mbi supe 90 vite.( Edhe z. Bahri Kasemi më parë i ka dërguar asaj një kartolinë në shenjë mirënjohje)
Po e ndaj me të gjithë këtë letër të shtrenjtë.
AJO, E MIRA
Kisha vite pa e parë. Largimi nga kopshti i dashur i fëminisë, adoleshenca, fëminia e vrullshme, nuk më kishin lënë të kthehem pas në kujtime të hershme. Mirëpo vitet e rinisë kalojnë shpejt. Mandej shkolla, puna, t’i kornizojnë kujtimet.Vetëm kujtimi për nanën që nuk jeton ma,për nanën e dytë-edukatoren dhe mësuesen e klasës së parë nuk shlyhen lehtë.Ato të shoqërojnë gjithë jetën deri në pleqërinë tande të thellë.
Kështu më ngjau dhe mua, një ditë të bukur pranvere.
Një trokitje e lehtë.Pas derës së zyrës m’u shfaq një fytyrë e dashur dhe e qeshur. Ndenja para saj si një fëmijë i zënë në faj.Mandej ia ktheva buzëqeshjen e saj të çiltër me një përqafim siç ia jepja përherë nanës teme që edukatorja jeme e kishte dashur fort. Shumë vite ia kishte besue çelsat e kopshtit. Ishte zysh Saime Sokoli.
Ia mora në duar si nanës teme fytyrën e rrumbulkakët me lëkurë të lëmuet. Ia lëmova kryet mbulue nga thinjat e bardha të fisnikërisë së viteve.Edhe ajo më shkulte ato pak kaçurrela që si ajo ishin zbardhur.
-“Ku i ke kaçurrelat si bukleha që t’i krehte dikur nana jote e mirë H…
Emocionet e mesoburrit, siç isha aso kohe, u përzien me kujtimet e fëminisë e fluturuan larg.
Bamë bisedë të gjatë dhe të amël me edukatoren teme të parë.E ç’vlente ndërprerja e punës një orë para këtij takimi të bukur të papritun? Një takim disi dipllomatik midis nxënësit e mësuesit, pa rezerva shtetnore, i çiltër, i pastër, si nana me djalin…
Koha kaloi shpejt.Desha ta shoqëroja përtej institucionit ku punoja.Nuk deshi.Mbahej mirë.Nuk i tregonte vitet që mbante mbi shpinë.Zbritëm poshtë shkallëve.M’u duk se shndriste e gjitha në pamje dhe në shpirt si ajo ditë e bukur me diell.
U ndamë pas një përqafimi të gjatë.
Mbi mollëzat e saj dhe të miat rrëshqitën lot mallëngjimi.Të dy qesh e qaj u ndamë në heshtje pa fjalë.
Pas ndarjes u ndodha i rrethuem nga nxënësit e mi.
Mësuan të vërtetën e atij takimi të bukur plot nostalgji e mallëngjime shpirti.Kujtimet e bukura nuk vdesin kurrë…
Ajo, e mira papritur m’u shfaq si meteor
Më shndriti kujtimet e shpirtit tim të padjallëzuar fëminor,
Kujtimi për të do të rrojë PËRJETË!
Dhuratë nga Nadir Erkoçi Zhabjaku

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *