Home

Lajme

Tonin Nikolli – ZHGËNJIM

No Comments Argëtim Letersi

Unë i di të gjitha fjalët e shqipes. Në letrare dhe në dialektin tim. Ndoshta edhe në dialekte të tjerë.
Këto fjalë më mbushin shpirtin me gezim dhe lumturi, por edhe ma zbrazin me dëshpërime dhe trishti…
Me këto fjalë, gjithashtu, shkruaj vargjet e mia modeste dhe po me modesti, i publikoj përditë, pa pretenduar se janë më të mirat, me të bukurat, më të arrirat.
Asgjë nuk mbaj të fshehtë. Shumë miq, pa i njohur akoma realisht, kanë arritur të krijojnë imazhin dhe opinionin e tyre për mua. Disa shumë të mirë, disa më pak të mirë, të tjere jo të mirë…Mendoj se është normale…
Në fund të fundit, asgjë nuk është përfekte në jetë dhe aq më pak unë…
Pra, janë fjalët e mia të shpirtit, që më kanë prezantuar.
Ka kohë që një mik i imi poet, pa pikë kujdesi, edukate dhe profesionaliizmi, manipulon krijimet e mia, u merr motivet, gjetjet, shpirtin artistik, i përçudnon në stilin dhe mënyrën e vet dhe i publikon…
I mungon edhe inteligjenca e duhur.
Zakonisht unë publikoj në mëngjes shpejt…Pastaj shkoj në punë…
Miku im publikon pas meje…
Herën e parë nuk e bëra publike.
Herën e dytë jo.
As të tretën…
Kjo është e katërta herë e verifikuar… Ndoshta ka edhe të tjera…
E di se ju do më kërkoni emrin.
Edhe kësaj here jo!
Me shpresën se do reflektojë…
Është e qartë se nuk flet shqip vetëm Tonin Nikolli. Por është shumë e qartë, se flet me shpirtin e vet, stilin e vet, origjinalitetin e vet.
Teshat e huaja nuk mund t”i ndërrojnë këto veçanësi!
Nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *