Home

Lajme

Oltjona Selamaj – Ah, nata ime e parë e vjeshtës…

No Comments Argëtim Letersi

Qetësia jote, të ndihmon të dëgjosh muzikë engjësh…
Të lutesh për dhimbjet e çdo lloji
Që të gërryejnë ekzistencën kahershëm.
Edhe më i vogëli rënkim,
pas mesnate, të vjen plumb në shpirt…
Ç’ pikëllim…
Tek-tuk, të vjen mes të tjerash edhe ndonjë mendim i hareshëm.
Ke kohë të duash universin
Me dritat xixëlluese të qiellit,
vesh mendimet e trishta…
Ngrohur pakëz ditën,
nga rrezet verbuese të diellit,
që i bën ato të fildishta.
Ç’ paqëtim.
Gjumi fle ëndërrave për liri…
Shpirti yt, përpëlitet
Kërkon pakëz, oh, veç pakëz qetësi…
Në një cep dritësues të dhomës
i lutesh ZOTIT…
Ndez një qiri…
Pak muzikë në sfond,
Një puthje fëminore Hënës…
Një poezi…
Ashtu, përgjumur, me njëmijë mendime në kokë
Pret ditën e re, që mrekulluese do të vijë…
Eh, nata, paqe me vehten, e botën…
Aromë vjeshtë e bekuar
Gështenja, agrume, ngrohtësi…
Nata ime e parë, e kësaj vjeshte,
pas betejës së ashpër për mbijetesë…
I dua netët fitimtare mbi të keqen
Ato sjellin dobi, profetësi…
Mrekulli, e shpresë.

Autore Oltjona Selamaj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *