Home

Lajme

Sali Berisha: Më 11 Dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD

No Comments Aktualitet Lajme

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më datë 11 Dhjetor. Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili prej disa javësh po zhvillon takime me demokratët e bazës në të gjithë Shqipërinë.

Nga Lezha ku ishte Foltorja e tij e radhës, Berisha bëri të ditur se Kuvendi i PD do të mblidhet të shtunën e 11 Dhjetorit.

“Të gjithë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë, në Lezhë, në Konispol, në Vermosh, Tropojë, Gjirokastër dhe që mbështesin Edi Ramën, u këshilloj miqësisht për një moment sill ndërmend Lezhën dhe jam i bindur që zgjidhet problemi. Miqtë e mi, mjafton të hidhni sytë në televizione se si e gjithë propaganda e qeverisë si janë aktivizuar të gjithë analistët e flaktë e të zjarrtë të qeverisë në mbështetje të peng Bashës, në mbështetje të pengut të Edi Ramës. Këto mjaftojnë që ne të hapim rrugën tonë, të ringremë Partinë Demokratike dhe nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët në Shqipëri, të informoj demokratët në Shqipëri dhe mbarë botën se më 11 Dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike”, deklaroi Sali Berisha.

Sali Berisha ka shpallur më herët edhe kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke sfiduar Lulzim Bashën. Nga ana tjetër, ky i fundit është shprehur i bindur se për sa kohë të jetë ai kryetar i PD-së, nuk do të lejojë që të mbahet “asnjë Kuvend Kombëtar kundër Amerikës”.

Berisha nisi turin e takimeve nëpër qytete me demokratët pas vendimit që mori Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA.

Ish-Kryeministri thotë se për përjashtimin e tij duhet të kishte vendosur Kuvendi i PD siç parashikohet në statutin e partisë, dhe jo të merrte Basha vendim personal.

Për këtë arsye, Sali Berisha nisi mbledhjen e firmave përmes Foltores nëpër qytete për të mbajtur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Burimi /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *