Home

Lajme

Zoti Gabriel Escobar, gjatë dëshmisë së djeshme, nuk na bindi se i plotësoi pritjet e shqiptarëve të Kosovës

No Comments Lajme Opinion

NGA HAFIZ SHALA
Le të jetë kjo edhe strategji e tij diplomatike, por për fillim nuk jemi të statisfaksuar
Duke u nisur nga praktikat të cilat na kanë përcjellur, fatëkeqësisht me fajin e përfaqësuesve tonë shtetëror, tani, ndoshta pa të drejtë po i akuzojmë përfaqësuesit, por edhe disa politikanë e disa ish politikanë amerikanë të cilët nuk po na shkojnë për qejfit tonë, por gropen shtetit të Kosovës (Dardanisë), ia kanë përgatit ata që ishin që 20 vite në pushtet, partitë e dala nga lufta të PANA-prontos, kurse tani po presim dikush të na hedh litarin e shpëtimit për të na nxjerr nga ajo gropë e thellë e vetëhapur.

A ka gjë më tragjike, a ka tradhti më të madhe, a ka mashtrim dhë gënjeshtër misterioze më të madhe kur prapa shpinës së popullit shqiptar i cili, më angazhimin e Amerikës në radhë të parë, pastaj edhe Evropës, e cila donte të ishte në “sofër të parë”, e shpëtuan popullin shqiptar nga gjenocidi serb me tentim zhdukje, sipas politikave të tyre shekullore të bazuara në dokumentet ultranacionaliste të “Naqërtanjës” së Garashaninit, Çubrilloviqit, Andriqit, e babait të kombit serb, Dobrica Qosiqit.

I përzgjodhën zbatuesit praktik të atyre politikave duke i sjellur në pushtet, siç ishin, Nikoliqi, Millosheviqi e tani Vuçiqi, ndihmës dhë zbatues i politikave gjenocidale ndaj shqiptarëve, i cili, duke qëndruar në krye të shtetit serb, ku asnjë hap më të thjesht nuk e ka bërë në ndryshim nga politikat e Millosheviqit, por vetëm sa të përpunuara e prefeksionuara, nën parullën e rrejshme se, “Serbia është për paqe e fqinjësi të mirë”, njëherësh duke e lavdëruar politikën e atij që vrau e masakroi shqiptar.

Dhe, fatëkeqësisht, në këtë grackë, gati sa nuk ranë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ish vazalet e kuislingët shqiptarë në shërbim të Serbisë, ua vërtetojshin këtë teori serbe, pasi ishin të shantazhuar nga frika, sepse Serbia i kishte të gjitha informatat për të bëmat e tyre, prandaj, nga frika se do të zbulohen për krime ndaj shqiptarëve, ishin në gjendje të pranojnë çdo gjë që iu ofrohej.

Të pranojnë ndarjen, duk fal tokë Kosove (Dardane) pa dhimtë, sikur Çakorrin me rastin e demarkacionit më Malin eZi, gjoja për liberalizimin e vizave. E vizat askund në dukje deri në ditët e sotme, që dorën në zemër, sa afër që ishim, Evropa na paraqitej më kushte shtesë që rezultoi te jemi populli i vetëm i mbyllur në kafazin e Evropës, fatëkeqësisht ende me mentalitetin e vjetër, injorues, mohues dhë shantazhues. Ata jo vetëm që e pranuan, jo vetëm që lobuan, por edhe shantazhuan, bënë presion mbi deputetët rreth formimit të Gjykatës Speciale për krime lufte, gjithnjë duke shpresuar se disa nga ata, nuk do të jenë “ klient” të kësaj gjykate. Ndoshta, edhe kanë pasur premtime, prandaj, lobimi i tyre aq i sigurtë të dërgon kah ky dyshim.

Gjykatë e padrejtë, raciste, sepse u ngrit vetëm kundër luftëtarëve të UÇK-së, jo kundër UÇK-së si formacion, por kundër individëve, fatëkeqësisht për vrasje ndaj shqiptarëve që patjetër drejtësia duhet të veprojë në zbulimin e të gjitha rasteve, jo të pakta, kryesisht pas lufte.

Kjo gjykatë është e Kosovës (Dardanisë), sepse e formuam vetë në Parlamentin tonë duke e votuar përmbi 80 deputetë, por me seli jashtë Kosove (Dardanie), pasi nuk ishte në gjendje drejtësia e kapur e Kosovës (Dardanisë) ta përfundojë ketë proces, sepse në krye të atyre institucioneve ishin vendosur njerëzit e atyre që akuzoheshin për krime. Merreni më mend sikur kjo gjykatë të ishte në Kosovë (Dardani), sa do të ishin në gjendje t’i sigurojnë deshmitarët e mbrojtur kur, deri me tani, janë likuiduar 4 nga ata, pa dhënë kurrëfarë dëshmie e prove për ekzekutuesit.

Përsëri, më duhet të vije në kundërthënie me vetveten, sepse siç e ceka në fillim, gropën Kosovës (Dardanisë), ia kemi bërë vet përmes atyre të cilët erdhën në pushtet me metoda makiavelistë, duke e keqpërdorur luftën heroike të UÇK-së, të cilës i bishtëruan, ikën nga fronti, gënjyen se ishin luftëtarë në vijat e para të frontit (ndoshta në “frontin e Rognerit”), vranë konkurrentët e tyre për pushtet, vranë intelektual e patriot të devotshëm, erdhën me dhunë e vjedhje votash në pushtet, u pasuruan në mënyrë enorme e të jashtëligjshme, u bënë vazal të Serbisë.

Lobuan me para të taksapaguesve kundër interesave të shtetit, lobuan dhe përkrahen ndarjen e Kosovës (Dardanisë) në mënyrë të fshehtë, duke i angazhuar ambasadorët e tyre servil, siç doli tani në sipërfaqe, ish ambasadorja Vlora Çitaku dhe ambasadorët tjerë, ndërsa, në anën tjetër, në atë kohë i akuzonin kundërshtarët politik të cilët me të gjitha metodat demokratike që i kishin në dispozicion, i kundërshtonin këto politika, duke u shprehur hapur se në Uashington shkuan me thika, harta e gërshërë për ndarjen e Kosovës (Dardanisë), që edhe sot e kësaj dite, ende ka përkrahës të idesë se Serbisë duhet dhënë diçka.

U rriten apetitet, pasi në Shtepinë e Bardhë ishte Donald Trump dhe i dërguari i tij për ndërmjetësim në bisedat Kosovë (Dardani)- Serbi e që për t’ia arritur këtij qëllimi, u deshtë ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1, pasi nuk e pranoi propozimin e Thaçit, që t’i merr disa këmisha e kravata dhe ta zgjedhin këtë problem.

Dështoi ndarja, por u rihapën iniciativat tjera të dëmshme, sikur Zotimi i Uashingtonit ku u tentua që në Ujman të bëhet hisedar edhe Serbia, edhe pse që nga viti 1972, në kohën e Autonomisë, ku ky liqe ishte menaxhuar, kishte investime përmeskredive në rivitalizim, duke e siguruar fizibilitetin rreth tij, që i bie se nuk kishte nevojë për kurrfarë fizibiliteti mashtrues për ta bërë Serbinë hisedare në ketë aset vital, me pretendime që në të njëjtën mënyrë, pastaj të tentohet të veprohet edhe më Trepçën. Shkuan, shumë larg dhe po mos të ndërpritej kjo politikë e dëmshme dhe e rrezikshme, do të shkonin edhe më larg.

Nëse shtrohet pyetja se kush është kanceri i Kosovës (Dardanisë), para, largqoftë ndonjë Asociacioni më komuna më shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, atëherë janë partitë e dala nga lufta të cilat Kosovës (Dardanisë),ia qiten faqen e zezë dhe ende nuk kanë të ndalur, sepse ardhja në pushtet e njerëzve të pastër e të ndershëm, njerëzve të dijshëm e të guximshëm, njerëzve transparent të qartë, të vendosur se kur është në pyetje interesi i shtetit, nuk do të lëshojnë pe.

Njerëz të vendosur që ta luftojnë krimin e korrupsionin, njerëz që përmes Vettingut duan ta pastrojnë skemën politike e shtetërore kosovare (dardane), për të siguruar drejtësi të barabartë për të gjithë, për t’i sjellë para drejtësisë të gjithë keqbërësit, për ta konfiskuar pasurinë marramendëse të atyre të cilët dolën milionerë pas lufte dhe në një mënyrë dhe ndër më të rëndësishmet, ndalja e fluksit të largimit të të rinjve nga atdheu, duk kërkuar një jetë më të mirë, prosperitet dhe trajtim të merituar e punësim, pasi pas përfundimit të shkollimit universitar, bredhin rrugëve të papunë e pashpresë.

Tani, ajo që është brengosëse dhe që nuk e kam të qartë, se si mendohet t’i përfundojnë bisedimet më Serbinë, që sipas deklaratave stereotipe siç janë: marrëveshje me njohje reciproke, gjithëpërfshirëse, por se a do ta njoh Serbia Kosovën (Dardaninë) dhe me çfarë kushti. Dhe, pse duhet pritur kushtet e Serbisë duke i dhënë përparësi një shteti dhe udhëheqësi kriminel.

A do të jetë përsëri kusht falja e ndonjë pjese të territorit. A do të jetë kusht, Asociacioni i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, që i bie se Kosova (Dardania), përsëri do të varet nga disponimi i pakicës serbe nën ndikimin e politikave të Serbisë kundrejt popullit shumicë, se një ditë lë rrugë të hapur për shkëputje të kësaj pjese dhe bashkëngjitje Serbisë, me gjithë “sigurimin” edhe të superfuqive se një gjë tillë “nuk do te ndodhë”. Dhe, a do të jetë kjo një digë e përjetshme që populli shqiptar i ndarë padrejtësisht në disa shtete, duke ia pamundësuar bashkimin kombëtar, padrejtësisht i ndarë dhe padrejtësisht i injoruar e i penguar që kurrë mos të vijë deri të një bashkim, e që është një absurd.

A nuk është kjo hipokrizi dhe padrejtësi që një popull, më një gjuhë, një gjak, më një histori, ndër më të vjetrit në Ballkan dhe Evropë, sepse kjo nuk po i pëlqen Serbisë, dhe ndërkohë, vetë ajo në sytë e Bashkësisë Ndërkombëtare, punon për themelimin e të ashtuquajturës, “ bota serbe”, duke mbledhur një grusht serbe nëpër rajon, ndërsa, shqiptarët kufizohen, ndahen mes veti. Shtrohet pyetja e thjeshtë se: çfarë standarde ju zotëri nga Evropa po i përdorni në kontekstin e marrëdhënieve, Kosovë (Dardani)- Serbi.

Tua përkujtojmë se, Asociacioni ka qenë i paraparë si balanc gjatë periudhës së Pavarësisë së mbikëqyrur, prandaj me skadimin e asaj periudhe, nuk ka vend për Asociacion një etnik në një shtet multi etnik, që u kushtëzua lidhur me shpalljen e pavarësisë e që Kosova (Dardania) e gëlltiti atë kafshatë të hidhur për hir të paqes dhe stabilitetit.

Nëse Kosovës (Dardanisë) i imponohet një asociacion i tillë me kompetenca ekzekutive, atëherë, lirisht mund të konstatohet se në këtë mënyrë, po rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës (Dardanisë), të cilin populli shqiptar e pagoi shumë shtrenjtë, sikur edhe gjatë gjithë historisë së saj shekullore.

Pse një Asociacion i tillë kur ekziston Asociacioni i Komunave në nivel të Republikës së Kosovës (Dardanisë).

BE dhe SHBA, pa ia thënë Serbisë të vërtetën dhe kualifikimin e merituar, se ishte shtet agresor i cili bëri gjenocid, dhe se Kosova (Dardania) kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë siç dokumentohet edhe me statusin në ish Jugosllavi dhe pretendimet territoriale, dhe ato të eksterritorialitetit të monumenteve fetare të cilat i takojnë Kosovës (Dardanisë), pasi ato kisha ishin shqiptare, sepse shqiptarët e Kosovës (Dardanisë) ishin të krishterë, dhe ato kurrë nuk mund të shndërrohen në pronë të Serbisë, miq të nderuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, problemin historik ne mes të këtyre dy shteteve, nuk e keni zgjidhur.

Do të mbetet vatër krize në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën e çakorduar dhe jo unike, e cila pa ndihmën e Amerikës, kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i zgjedh këto marrëdhënie në mes të këtyre dy kombeve, historikisht të armiqësuara.

Zoti Escobar, shihet se ka njohuri rreth gjendjes në rajonin për të cilin është caktuar, por se si do të zhvillohen gjërat në terren e në praktikë, mbetet të shihet.

Ajo që më befasoi më së shumti ishte përkrahja e Ballkanit të Hapur, ani pse u shpreh edhe për Procesin e Berlinit, por pa u lëshuar në një analizë të thuktë se çka nënkupton Ballkani i Hapur në kontekst më të gjerë, ani pse siç u shpreh edhe ai, se këtë iniciativë nuk e përkrahin edhe tri shtete tjera, lë të kuptohet se Serbia me propagandat dhe gënjeshtrat e saj perfide, me ndihmën fatkeqësisht edhe të Kryeministrit shqiptar, sikur kinse, para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare, gjoja po del ma kooperative se të tjerët.

Tani, fatkeqësisht, ne nuk e kemi armik vetëm Serbinë, por edhe shqipfolësit tanë në anën e Serbisë.

Çka tjetër, vetëm zoti na ndihmoftë, nëse edhe ai nuk ka hequr dorë nga ne, pasi ne kemi hequr dorë nga vetvetja.

Hafiz Shala

New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *