Home

Lajme

Tonin Nikolli – ZHGËNJIM

No Comments Argëtim Letersi

Unë i di të gjitha fjalët e shqipes. Në letrare dhe në dialektin tim. Ndoshta edhe në dialekte të tjerë.
Këto fjalë më mbushin shpirtin me gezim dhe lumturi, por edhe ma zbrazin me dëshpërime dhe trishti…
Me këto fjalë, gjithashtu, shkruaj vargjet e mia modeste dhe po me modesti, i publikoj përditë, pa pretenduar se janë më të mirat, me të bukurat, më të arrirat.
Asgjë nuk mbaj të fshehtë. Shumë miq, pa i njohur akoma realisht, kanë arritur të krijojnë imazhin dhe opinionin e tyre për mua. Disa shumë të mirë, disa më pak të mirë, të tjere jo të mirë…Mendoj se është normale…
Në fund të fundit, asgjë nuk është përfekte në jetë dhe aq më pak unë…
Pra, janë fjalët e mia të shpirtit, që më kanë prezantuar.
Ka kohë që një mik i imi poet, pa pikë kujdesi, edukate dhe profesionaliizmi, manipulon krijimet e mia, u merr motivet, gjetjet, shpirtin artistik, i përçudnon në stilin dhe mënyrën e vet dhe i publikon…
I mungon edhe inteligjenca e duhur.
Zakonisht unë publikoj në mëngjes shpejt…Pastaj shkoj në punë…
Miku im publikon pas meje…
Herën e parë nuk e bëra publike.
Herën e dytë jo.
As të tretën…
Kjo është e katërta herë e verifikuar… Ndoshta ka edhe të tjera…
E di se ju do më kërkoni emrin.
Edhe kësaj here jo!
Me shpresën se do reflektojë…
Është e qartë se nuk flet shqip vetëm Tonin Nikolli. Por është shumë e qartë, se flet me shpirtin e vet, stilin e vet, origjinalitetin e vet.
Teshat e huaja nuk mund t”i ndërrojnë këto veçanësi!
Nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë…

Burimi/Facebook

Dilaver Goxhaj – ASPEKTE SHQIPTARE NGA LUFTA ITALO-GREKE

No Comments Argëtim Histori

Lufta italo – greke, 81 vite më para, e cila filloi më 28 Tetor 1940 dhe përfundoi në prill 1941, nuk ka gjetur ende një pasqyrim të plotë në historiografi. Lufta italo – greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë atij konfliktit që iu vu zjarri Evropës. Sikundër dihet, ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej. Në të vërtetë, në këtë luftë, Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti, pasi klasa politike u vu në shërbim të okupatorit Italian. Ajo klasë politike kolaboracioniste e vunë vendin tonë me akte zyrtare në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbannin edhe firmën e kryeministri kuisling, Mustafa Kruja, duke e quajtur një okazion për krijimin e”Shqipërisë së Madhe”. Ky ishte një iluzion, pasi kufijtë nuk mund të ndryshoheshin dhe të caktoheshin në kohë lufte, aq më tepër nga Fuqitë e Boshtit që i priste disfata e sigurtë. Por faktikisht populli shqiptar nuk e mbështeti atë vendim të qeverisë së Mustafa Krujës.

Si rrjedhojë e atij nënshkrimi nga Mustafa Kruja, Shqipëria pas okupacionit Italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t’i kushtonte veçanërisht Jugut të Shqipërisë. Duke u reshtuar në anën e agresorit, kolaboracionistët e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresorit në një palë ndërluftuese, pjesmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë.

Në zbatim të atij vendimi të Qeverisë Kuislinga, në verën e vitit 1940, në çdo komunë apo fsht të Shqipërisë, qeveria italiane u mundua të regjistronte milicë vullnetarë për t’i çuar në luftë kundër Greqisë. Në fshatin Vuno të Himarës shkoi vetë ish-konsulli Meloni dhe togeri i S.I.M për Himarën Luigj Moreti, ( i cili, për krimet e kryera këtu, u vra në pritë më 26 gusht 1942, nga një njësit partizan i komanduar nga Zaho Koka). Por këta misionarë fashistë nuk mundën të regjistronin as edhe një milic në Vuno. Për këtë dështim, italianët bënë arrestime e burgime si dhe internuan në Shkodër dhjetra veta. Ndërsa Foto Gjinin, Gogo Zhebon, Niko Llagurin dhe Orest Mitron, pasi i arrestuan dhe i torturuan barbarisht, i pushkatuan gjatë rrugës në fshatin Dhërmi. Këtë ngjarje dhe përgjigje që u ktheu populli i Vunoit, ai popull e ka përjetësuar në këngë:

O Vuno, fshat i Bregdetit,

bukuri e vilajetit.

Vuno, fshat i Shqipërisë,

ç’përgjigje dhe Italisë,

Melonit me ca fashistë,

Moretit me munafikë,

kur të kërkuan milicë,

për luftën kundër Greqisë.

Të kërkuan po s’u dhe,

ndaj të vunë në batare.

Popullin ta torturuan,

shtëpitë t’i përvëluan.

Edhe burrat që t’i muarr,

ca në burg, ca internuar.

Seç muar katër të mirë:

Gogo Zhebo e Foto Gjinë,

Nikon dhe Orest trimë.

Ndërsa në Krahinën e Mesaplikut për të mbledhur vullnetarë të tillë, shkoi eksponenti i fashizmit Qazim Koculi me shokë, ku mblodhi kryesinë e kësaj krahine. Mbledhja u bë në Milenjë, fushë në bregun e djathtë të Lumit të Vlorës, që i përket fshatit Gjorm. Qazim Koculi kërkonte t’i bindte krerët e krahinës së Lumit të Vlorës, që të rekrutonin forca vullnetare për milicinë fashiste. I pari e mori fjalën Qazim Koculi. Ky filloi t’u fliste krerëve për çlirimin e Çamërisë nga Greqia. Pasi mbaroi fjalën Qazim Koculi, ishte Ahmet Cani nga fshati Brataj i Vlorës, atdhetar dhe luftëtar i shquar, që u ngrit i pari dhe e kundërshtoi vendosmërisht, duke bërë që mbledhja e Milenjës të dështonte. Dhe këtë ndodhi populli i Labërisë e ka përjetësuar në këngë:

Erdhën shokët të kërkojnë:

Hajde o Ahmet të shkojmë,

na kërkon Qazimi Gjormë.

  • Ti Qazim pse na ke folë?

Me Greqi ne do luftojmë.

  • Qazim Koculi të thonë,

po këtë nuk ta pranojmë.

Iitalianët në Vlorë,

kthehu të haç ndonjë zorrë,

se me Greqi ne s’luftojmë.

Shokët Ahmetit i thonë:

  • Ahmet t’u lumtë ajo gojë,

me sheqer do të mëlcojmë,

jeshje nga një fshat me sporë,

që u rri koburja në dorë.

Me Greqi ne nuk luftojmë,

po grekët do t’i ndihmojmë,

Italisë do ja punojmë,

do t’i biem nga të shkojë,

se na ka ardhur pa folë.

Dihet se Qazim Koculi ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të Epopesë Luftës së Vlorës të vitit 1920, por me ardhjen në fuqi të Amet Zogut si shumë Fanolistë edhe ai mërgoi në Itali, por kur Italia pushtoi Shqipërinë në 7 prill 1939, ai së bashku me shumë nacionalistë të tjerë e mbështeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia duke u bërë kolaboracionistë. Për kët populli e anatemoi me këngën:

Qazim Koculi me lule,

vet e shporre, vetë e prure !

Gjatë asaj lufte italo – greke shumë banorë të fshatrave greke u detyruan të iknin duke kërkuar strehim në fshatrat e thella malore të Shqipërisë së Jugut. Pothuajse në çdo fshat shqiptar pati të tillë refugjatë,

të cilët u përkrahën nga populli shqiptar. Disa familje greke u strehuan edhe në fshatin Kuç të Kurveleshit. Mirëpo, një djalë i këtij fshati u përpoq që ta përdhunonte një vajzë të bukur greke, i cili quhej Jaho Sulo Sofia. Për aktin e tij të turpshëm, gjykohet dhe dënohet me vdekje nga vetë fshati i Kuçit. Ky fshat nuk e përfilli aspak gjykatën e pushtuesve fashistë që ishin në fuqi dhe i dëboi karabinierët italianë të cilët shkuan në Kuç për ta ndaluar gjyqin që po i bëhej fajtorit. Po ashtu pleqësia e fshatit Kuç nuk morri parasysh as lutjet që i bëri familja e vajzës greke që ta falte fajtorin. Pleqësia iu përgjegj: “Ne kemi zakonet tona, kur i preket nderi gjitonit, prandaj do bëjmë siç kanë bërë të parët tanë.” Dhe ja se si populli e ka përjetësuar edhe këtë ngjarje në këngën e tij:

Nëntëqint dyzetedyja,

për bukë vuante Greqia,

ikte populli nga uria,

u mbush plot Shqipëria,

nga Saranda gjer në Durrës,

plot familje greke udhës.

Të drobitur e të mjerë,

trokitnin derë më derë,

kërkonin më çdo shtëpi

“ligo alevri, ligo psomi”. (pak mill, pak bukë)

Shqiptari, siç kishte hije,

i priti si mik shtëpije,

s’i la të vdisnin urie,

gjithë ata fëmijë xathur,

i morën brenda në vatër;

kush nga tre e kush nga katër.

U dha bukë e u dha gjellë,

s’i la jashtë që të flenë;

s’i la të flinin jashtë,

bukë e kripë i ndanë bashkë.

Po një ditë, një rrufjan,

që s’mund ta quajm shqiptar,

i kuçiot, një palo djalë,

dolli në shteg atje parë,

ku ndahet fshati me fshanë. (në Gjeraqinë, vend ku ndahet Kuçi me Çorrajt).

Sheh një vajzë të bukur greke

dhe iu hodh që ta rrëmbente.

Po vajza kërkoi ndihmë,

dhe fshati Kuçet errinë.

Pleqtë e Kuçit u mblodhë,

këtë turp – thanë – s’e durojmë,

dhe dhjetë trima i zgjodhë,

shkuan Jahon ta rrethojnë.

Po Jahua e kuptoi,

mori armët edhe shkoi.

Aty fshati e rrethoi,

dhe kur e zunë të gjallë,

për dënim plumbin i dhanë,

tre në gjoks e dy në ballë.

“Aferim – Kuçit – i thanë –

se nderove Labërinë,

Labërinë e Shqipërinë.”

Tiranë, 28 tetor 2021

Pierre-Pandeli Simsia – TË NJOHIM ARTISTËT TANË: PETRIT DOBJANI

No Comments Kulture

Nga Pierre-Pandeli Simsia


Në fillimvitet 70-të kur jeta kulturore artistike muzikore në Durrës ishte në kulmin e lulëzimit të saj, një talent i ri këngëtar do pushtonte skenat artistike: Petrit Dobjani, i lindur në Durrës në vitin 1953.
Djaloshi i ri në moshë, këngëtari Petrit Dobjani do shpaloste talentin e tij me zërin shpërrthyes melodioz në skenën e Pallatit RINIA dhe në atë të Pallatit të Kulturës Aleksandër Moisiu në festivalet e përvitshme të këngës që zhvilloheshin në atë kohë.
Festivali i Këngës në Durrës në ato vite ishte i një rëndësie të veçantë sa edhe festivali i këngës në radiotelevizion.
Përveç këngëtarëve durrsakë profesionistë dhe amatorë, në festivalin e këngës në Durrës aktivizoheshin edhe këngëtarë të tjerë të mirënjohur: përmend këngëtaren Alida Hisku me këngën: Këndojmë në festival: “Këngët tona me zjarr ushtojnë, Durrësi po na pret, buzëqeshjen që sjell Atdheu, zemra e përshëndet…”
Këngëtaren tjetër, e mirënjohura në ato vite Rozeta Doraci, me këngën: Shokët e lagjes sime: “Lagjen tonë përherë e kujtojmë unë dhe shokët e mi, sa gëzueshëm na ikën vitet, shkuam fëmijërinë, fëmijëria jonë shpejt u rrit, në hapësirë merr jete, e ku s”janë sot gjithë shokët e mi, në ajër, tokë, apo det…”
Dhe, atyre këngëtarëve të mrekullueshëm do t’i bashkohej edhe djaloshi Petrit Dobjani.
Ikonat e Muzikës Shqiptare, duke i ndjekur nga afër aktivitetet e larmishme muzikore në Durrës, në prag të Festivalit të 10-të të këngës në radiotelevizion, do e ftonin këngëtarin e ri Dobjani për të kënduar në atë festival.
Ishte kompozitori Ferdinand Deda ai, që do t”i besonte këngën e tij: “Shqipëria përshëndet” këngë voluminoze ajo e dubluar nga Alida Hisku dhe e kënduar mjeshtërisht nga të dy këngëtarët: Ora po troket/ ja, vjen viti i ri/ trimi ynë në këtë mbrëmje/ në kupëctë qiellit ngre dollinë…/
Për herë të parë djaloshi 19 vjeçar preku skenën e madhe të këngës së lehtë shqiptare, skenën e festivalit të këngës në radiotelevizion.
Një vit më vonë, Petrit Dobjani do këndonte prap në Festivalin e 11-të të Këngës në Radiotelevizion, 22 -24 Dhjetor, 1972.
Ishte kënga e 8-të sipas radhës në Festivalin e 11-të: “Përshëndetje” kompozuar nga Avni Mula me tekst të Tonin Milotit, interpretuar mjeshtërisht nga Petrit Dobjani.
Një vit më vonë, në Festivalin e 12-të, Petrit Dobjani nuk këndoi.
Pak ditë para fillimit të festivalit, kënga hiqet dhe zëvendësohet me një këngë tjetër, praktikë e asaj kohe ajo, tashmë e njohur nga të gjithë artistët pjesëmarrës në festivale.
Sukseset dhe duartrokitjet e spektatorëve Petrit Dobjanin do ta shoqëronin në aktivitetet e ndryshme ku këngëtari ishte pjesëmarrës.
Në Festivalin e 13-të të Këngës në Radiotelevizioni, Dhjetor 1974, ndodhi diçka e pazakontë që nuk kishte ndodhur më parë.
Në natën e parë të Festivalit të 13-të, kënga e fundit e natës së parë në interpretimin e parë, ishte kënga: “Vajzat e fshatit tim” kompozuar nga Enver Shëngjergji me tekst të Zhuliana Jorganxhi dhe u këndua nga Petrit Dobjani.
Në interpretimet e dyta, kënga u këndua mjeshtërisht nga Alida Hisku, që mbylli edhe natën e parë të festivalit të 13-të.
Në natën e tretë, kur juria qendrore e Tiranës dhe juritë e rretheve kishin përzgjedhur këngët më të mira (sipas tyre) mes të cilave ishte edhe kënga Vajzat e fshatit tim, atë këngë ia kishin hequr Petrit Dobjanit për ta kënduar.
E këndoi këngëtarja Valentina Gjoni, dubluar nga Alida Hisku.
Dhe, për kënaqësinë e të gjithëve, kënga, Vajzat e fshatit tim, u shpall fituese e çmimit të parë kënduar nga Alida Hisku.
Po në Festivalin e 13-të Petrit Dobjani këndoi edhe këngën tjetër: Pranvera e brigjeve të Drinit, dubluar ajo këngë nga Liliana Koçollari: /Brigjet e Drinit zgjohen/ Drita zbardhoi shtëpitë e pastra/ si bora e bjeshkëve tona/ në vendin tonë hodhi dritë…/
Edhe në Festivalin e 14-të të Këngës në Radiotelevizion, Petrit Dobjani do këndonte këngën “Zëri i nënave” kompozuar nga Kastriot Gjini, por, dy ditë para fillimit të festivalit, e zëvendësuan me një këngëtare tjetër. Por, po në atë festival, gjithashtu, këndoi këngën tjetër: “Udhëve të pesvjeçarëve” kompozuar nga Alfred Ivanaj, me tekst Fluturak Gërmenji dhe dubluar nga Dhimitër Disho: /Ndoshta nuk mbaj mend/ të gjithë ata që vijnë me mua/ por i përshëndes me këtë këngë…/
Festivali i 15-të, do ishte edhe festivali i fundit për Petrit Dobjanin pjesëmarrës në festivale, i cili këndoi këngën: “Atdheu im e gjithë Shqipëria” kompozuar nga Hajg Zaharian me tekst Bashkim Hoxha, dubluar nga Lindita Theodhori : “Është një qytet që e dua shumë, në rrugët e tij u rrita unë, atje çdo gjë më sjell ndër mend fëmijërinë…”
Nga festivalet e Durrësit, përmend “Kënga e marinarit” dubluar nga Zija Saraçi, këngë e mirënjohur, e cila u këndua edhe në anketën muzikore të muajit në Radio Tirana nga Zija Saraçi që u shpall edhe fituese.
Nga anketat muzikore të muajit në Radio Tirana, përmend këngën: “Marinarë të atdheut tim” kompozuar nga Agron Xhunga: /Kur ishim të vegjël/ kishim shumë dëshirë/ nga anija t’shihnim, detin plot stoli/ Dhe të udhëtonim/ të çanim stuhitë…/
Në Shtator – Maj, 1980 – 1981, Petrit Dobjani kreu kursin 9 mujor në Tiranë, specialuzuar këngëtar profesionist.
Edhe pse vitet kanë kaluar, këngëtari Petrit Dobjani mbetet vlerë e artit dhe muzikës shqiptare.

Burimi/Fjala jonë e lirë

Asllan Loka – Nga “Deep state” – tek “Piramida e Vazhdimësisë” – zhurma e pandarë dhe krrokama e korbave antishqiptarë…

No Comments Lajme Opinion

Ajo që ngjan sot me “corona viruse” të shpikur po prej atyre që nxjerrin edhe “vaksinat” është dora e zgjatur e “Deep state” – es historike në lidhje të përplotë vertikale e horizontale me komunizmin dhe brenda kësaj ngrehine që numëron fatkeqësi ndërkombëtare, kuisja si derë e ndryshkur e komunisteve të rinj shqiptarë ngjan me krrokamen e korbave që vërtiten rreth të njëjtës kufomë 74 vjeçare : Shqiptarisë!!
Në Luftën e II – të Botërore, 300 bankierët çifute (Rrokfelere, Forde, Rothshilde etj) projektuan një rend të ri botëror mbi filozofinë e fryrjes artificiale të gogolit të “nazizmit” me qëllim që bota e frikësuar nga ky dordolec barbarizmi të pranonte komunizmin siç e pranoi! Anglezët skicuan “Jugosllavinë e Dytë” në Ballkan dhe për ta konkretizuar këtë projekt, financuan e sollën në pushtet Enver Popoviçin, partizanët e të cilit luftonin në kuadrin e “Të majtës ballkanike” me kryetar Titon (kodifikim mason që fjalë për fjalë do të thotë “Trajna Internacionalistika Terroristiçka Organizacia”), luftonin me armë e municion anglez, qarkullonin me sterlina angleze dhe “fitoren e Lëvizjes së Armatosur Komuniste” (komunizmi 74 vjeçar e quan LNÇ) Amerika dhe Anglia e njohën si qeveri që më 9 nëntor 1945, vetëm 1 orë pasi e njohu Rusia dhe Serbia, pa u legjitimuar qoftë me” zgjedhje të armatosura ” të cilat u zhvilluan më 2 dhjetor 1945, duke i dhënë mundësi kriminelit filosllav të pushkatonte pa gjyq gjithë ajkën e patriotëve antisllave!! Skenarin e siperthene e realizuan më së shumti duke krijuar një” “opozitë ” fallco të kontrolluar prej tyre me elementë vllehe si Mit’hat Frasheri, me antizogiste si Abaz Kupi etj të ngjashëm me skenarin e vitit 1990 kur me dijeninë e amerikanëve Ramiz Alia krijoi PD – në dhe i vendosi kryetar Saliun, PS-në me Fatosin, PR-në me Sabri Godon – agjentin e ish sigurimit të shtetit me pseudonimin “Nemerçka”, PSD-ne e Gjinushit dhe Partinë Ekologjike të Namik Hotit, identike me skemën e sotme ku 4 partitë e agjenturës u bënë sa 81 partitë në Moskë dikur , me kryetarë të katapultuar nga të njëjtat qendra masone, me “opozita” të kontrolluara prej tyre si puna e PD-se së Sali Lulit sot ku Luli haptas luan rolin e Ministrit të Qeverisë për problemet e Opozitës e Saliu atë të zhurmuesit mediatik !! Më 1945, pasi anglezët e kishin betonuar themelin e pushtetit komunist, krerët e shitur të opozitës fantazmë i vunë nëpër varka dhe nga Shkodra i larguan në Itali e deri në Amerikë ku gjithë jetën, derisa u eleminuan nga agjentura e përbashkët anglo – amerikano – jugosllavo – shqiptare, shërbyen si spiunë! Ndërsa kombetaristeve shqiptarë të mbetur nëpër male nën ndjekjen e skuadrileve komuniste, ju thonin “mos u mërzitni se ne do të ikim por do të zbarkonljme në brigjet shqiptare për të rrëzuar pushtetin e Enver Popoviçit”!! Tallje më të madhe nuk kam dëgjuar e lexuar! Ata ishin në Shqipëri për të sjellë komunizmin në pushtet e pasi e kishin sjellë praktikisht, “perbetoheshin” si kurvat për të ruajtur virgjërinë!! Pas rënies në kolaps të komunizmit më 1990, perseri ata, perseri për të keqen e Shqipërisë dhe perseri me komunistët Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe Fatos Nano, nga Katovica projektuan “sistemin politik gorbaçovian e nga Trieste e Italisë sistemin ekonomik grinuiçian i cili ve trustet ekonomike mbi shtetin!!” Piramida e vazhdimësisë ” përsëri e ruajti baraspeshën, etërit komuniste me Sali e Fatose zbatuan skenarin e paracaktuar duke luajtura teatër me shqiptarët, ditën shaheshin e natën perqafoheshin !! Kurveria komuniste u bë doktrinë!! E bash kur etërit si Saliu kaluan në moshën e menopauzës politike, paralelisht me strategjitë e pazaret e vjetra në tregjet e reja, Deep statasit e qendrës ndërkombëtare përpiluan strategji të reja në rrethanat e diktuara nga koha dhe rikthyen në skenë vampirët e rinj – bijtë e etërve trashëgimtarë të Piramidës së Vazhdimësisë – vllehun antishqiptar Edviç Rama, klonin enverist Lul Bashiç dhe Ilir Metën – kreun e mafias shqiptare me të cilët kanë projektuar “Jugosllavinë e tretë” me Enverin e dytë – Ed- Vin – Ram – AN!! Për të larë disi faqen e zezë dhe për të mashtruar opinionin e krijuar me imazhin tejet të diskretituar në mbështetje të hapur të komunizmit, amerikanët nxituan të prodhojnë një zhurmë me” mullirin e prishur ” Sali Ram Dragan Berisha – njeriun që nuk gjen dot faltore apo vend për tu rrëfyer për mënxyrat që i ka sjellë vendit e jo më të rivirgjerohet në “Foltore”!! Antikombetaristet ndërkombëtare e shqiptare nuk është se nuk kishin gurë tjetër për të lëvizur në këtë “shah – mat” përveç Al Bin Kurt Ladenit në Dardani dhe Sal Ram Drag Berishës në Shqipëri!! Por lëvizën këta për të bërë një “provë gatishmërie” të reparteve të tyre në Ballkan, për tu siguruar që kur të vihet në zbatim skenari i konfliktit të ri në Ballkan thurur prej vitesh nga globalistet(dmth kur Serbia të urdhërohet të hyjë në Dardani), të mos ketë “çarje”! Antiamerikanizmi i krijuar ndër shqiptarë të sfumohet nga “zhurma” me Saliun dhe “zhurma patriotike ” e Bin Kurt Laden në Dardani, qeveria antishqiptare e vllehut Ed Vin Ram Vuçiçit të mos ketë telashe, shteti i falimentuar shqiptar, diktatura e re komuniste me Enverin e dytë montuar prej amerikanëve të konsolidohet në heshtje pa protesta… Dhe në drejtimin e ” opozitës ” të vijë pa zhurmë një mason i ri me emrin Fatbardh Kadilli…. Ky skenar të vazhdojë derisa shqiptari i fundit të bezdiset dhe të ikë nga trojet e veta e afgani i fundit të ketë mbërritur në Shqipëri!! Pas kësaj ndoshta pushojnë edhe zhurmat me Salinjte!!

Burimi/Facebook

Pa bluzë dhe në një dhomë së bashku/ Ada e Edi përjashtohen nga Përputhen: S’shihet emisioni më

No Comments Argëtim Thashetheme

Edi dhe Ada u kapën mat jashtë “Përputhen”. Si rrjedhojë, dyshja janë përjashtuar përfundimisht nga programi i dashurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Edi, gjatë një videoje live në Instagram. Ajo që na bëri përshtypje ishte pse Edi shfaqet i zhveshur, ndërsa në sfond dëgjohet edhe Ada, e cila shprehet njëjtë si Edi, të bindur se dy konkurrentë u kanë bërë foton.

Sipas deklaratës së tij, Ritvana iu ka bërë foto dhe i ka nxjerrë zbuluar te produksioni.

“Vetëm pse kemi qenë jashtë. Vetëm pse kemi qenë unë dhe Ada që kemi shkuar në darkë për të ngrënë se unë nuk kam ditur vendin…Na ka bërë foto Ritvana, ajo ka ardhur në tavolinën tonë, na ka thënë “Ruajuni mos fotografoheni nga ndokush”.

Ajo apo shoqet e saj, nuk e di…por kur je dhe ti në tavolinë me dikë, je gjithashtu i përfshirë. Ajo na ka bërë foton dhe ia ka çuar produksionit. Krejt kanë dalë, jo vetëm ne, me Ritvanë, me Argjend, me Bruno e krejt.

Kanë bërë gabimin më të madh që na kanë hequr ne, nuk ka më aty, pa ne është dështim aty. E dinë po nuk duan ta pranojnë. Me ne të Kosovës nuk mundet të luajë njeri. Nuk shikohet më ai emision”, është shprehur ai në videon e ruajtur nga ‘Përputhesh’ në Instagram.

Burimi/gazetalajmi.net/

Mala Jazhincë Tetova – “LETËR NGUSHËLLIMI” – FAMILJES MEMISHI,”NERASHTË TETOVË”

No Comments Aktualitet Lajme

Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për mikun ton dhe veprimtarin e shquar M Memishi”,,!Familja e nderuar Memishi.Fjalët tona janë të pafuqishëme në këte pikëllim të tillë …Gjë që në këtë kohë të vështirë shoket ,kolegët, miqtë, dhe njerëzit me mendje të njëjtë janë me ju.dhe me familjen tuaj..Kështu dhe ne me keqardhje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndrim jet të mikut tonë,,
Muhameti;BALLISTI””, ishte një njeri i veçantë me tipare patriotike,aty i dhimte shpyrti për komb dhe atdhe..,,ndaj dhe ne u mërzitëm shumë nga ndarja nga jeta të mikut ton,,. Aji do mbes shembull për gjenaratet e tij dhe pas tij,,sepse ai vdiq fizikishtë, po la vepra dhe punë të mira për çëshjen madhore kombëtare,,ndaj puna angazhimi i tij ishte simbolik,,dhe veprimtaria e tij e bën të pa vedekëshem,,,,Shum mirë Më kujtohet se sa herë që vinte nga Danimaraka,ky burr nga Tetova më sillte Libra në Dardani,gjegjësishtë në Ferizaj s’bashku me mukun tonë shumë të çmuar dhe të rerspektuar Z”Ismet Jonuz Krosin”, Etj…..Ngase unë nga viti 2001-deri në vitin 2014/15 isha i dënuar nga sitemi sllavo maqedon,
Ndaj shumë e nderuara familja Memishi”më lejoni që dhe unë të bëhem pjes e dhëmbjes tuaj,,që s’ëbashku ta ndajmë këte dhëmbje me ju sot ,Ngase edhe ne siq ju tham me lartë jemi të pikëlluar për ndrim jetë të Babait tuaj,E mikut tonë.Ne ju thami që të bëheni durim dhe të fort,.. Mos harroni,Se kjo dhimbje duhet të durohet.Sepse kështu i madhi zot e ka bë emër dhe ne duhet të pajtohemi me kushtet që na detiron madhit zot,,
Ndaj ne nga ‘Republika e Dardanis’,Lusim zotin e madhërishëm që Atdhetarit ton t’ja bëj kopshtin më të bukur me xhennet,,,Kurse juve të gjallëve zoti jua dhashë Durimin,dhe pranini ngushellimet me te sinqerat shpyrtërore .,… Ngushëllime.
Me shumë respekt Nga unë Mala Jazhincë Tetova,Republika e Dardanis,,Ferizaj..28.10.2021//

Burimi/Facebook

Rudi Berisha – EJA E DASHUR S’ UNË TY PO TË PRES

No Comments Argëtim Letersi

Sot të prita tek kafeja jonë e preferuar
Aty po të pres më një lule të kuqe në dorë
Dua te shikoja sytë e tuaj ngjyrë loti e malli
E lotët tu t’i kthej në ditë te gëzimit përjetë

Po të pres e’ jam ulur në karrigen në fund te lokalit
Aty në një çosh duke e thithë tymin e cigares
Në mjegullën e tymit pikturoj fytyrën tënde e dashur
Pikturoj hijen tënde qe me iku në rrugën e panjohur

Aty në letrën e bardhë të kam shkruar fjalën dashuri
Një copë diell dhe një pjesë të reve të bardha t’ dhuroj
Diellin merre qe të ngrohë zemrën tënde të ngirë nga acari
Retë e bardha të të shërbejnë për qetësim të shpirtit tuaj

Nëse vini në lokalin e preferuar e mua nuk do me gjeni
Unë jam nisur në rrugën qe nuk do kthehem me kurrë
Por eja dhe më përcjell gjurmët e hapave të mia të lënë pas
Aty brenda në shpirtin tënd me mbyll dashurinë time me dry

E çelësin e mbaj në kutin e kujtimeve tua të vajzërisë
Aty ku e ruan dhe letrën qe ta kam shkruar me pika gjaku
Në atë kutin e vjetër dhe të ndërtuar më drurin e lashtësisë
Aty jam unë i futur qe nga dita e njohjes me sytë e fjalë tua

Të lutem me ruaj fortë e më dashuri shpirti në zemrën tënde
Aty me le vendin dhe me mbaj çdo herë sa të jesh gjallë
Unë isha dhe jetova për t’i pa e dashur vetëm sytë e tu
Tani unë jam i mbyllur në dhomën e përjetësisë larg teje

Këtu errësira me është bërë dritë dhe po shkruaj vargje
Po shkruaj mbi dheun e kthyer në letrën e bardhë të kohës
Po koha m’ është kthyer në vite te panumërta për mua poetin
Vargjet do jetë dhuratë për TY e dashur grua qe me lexon

© RUDI BERISHA, 2021

Burimi/Facebook

Sali Berisha – Gjykata ne Paris pranoi padine time ndaj Sekrtarit te Shtetit Blinken per shpifje!

No Comments Aktualitet Lajme

Njoftim shtypi.
Gjykata ne Paris pranoi padine time ndaj Sekrtarit te Shtetit Blinken per shpifje!
Zyra e avoktatit tim, Jean Yves Le Borgne eshte njoftuar se Gjykatesi i gjykates korreksionale te Parisit ka pranuar padine time ndaj sekretarit te shtetit Antony Blinken per shpifje. Une ngrita kete padi pasi Sekretari i Shtetit me daten 19 Maj 2021 njoftoi vendimin e tij te bazuar ne keqinformin nga lobimi korruptiv i kryeministri Edi Rama dhe protektorit te tij George Soros, per shpalljen time dhe familjareve te mi nongrata per “korrupsion sinjifikativ”. Ky vendim eshte i bazuar ne keqinformimin nga lobimi korruptiv i kryeministrit Edi Rama dhe protektor i tij George Soros me te cilin une kam patur kundershti te medha.
Ky vendim pa asnje prove fakt apo dokument, i papritur, puro politik dhe unik ne llojin e tij erdhi 8 vite pasi une kam dhene doreheqje nga çdo pozicion udheheqje, dhe cdo funksion ekzekutiv publik dhe tre jave pasi kandidati qe une mbeshteta humbi zgjedhjet.
Perveç kesaj, ne 30 vite te karrieres time kurre ndonje here nuk jam akuzuar ose ndjekur per ndonje forme korrupsioni dhe asnjeri nuk ka ngritur padi apo provuar ndonje pretendim per korrupsion ne gjykate apo opinion publik ndaj familjareve te mi.
Duke shprehur besimin tim tek gjykata dhe pritur diten e gjyqit, une ftoj sekretarin e shtetit te paraqese ne gjykate çdo prove, fakt apo dokument per te provuar akuzat mbi te cilat ai ka bazur vendimin e tij sine materia per shpalljen time nongrata. sb

Burimi/Facebook

A do të “guxonte” kush që të mbante foltore në PD kundër Berishës po të ishte ai kryetar i saj?!

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pas ndalimit të hyrjes në SHBA të Sali Berishës me shpalljen e tij “non grata” , dhe pas përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha filloi një lëvizje si foltorja që nën maskën e saj sikur me demek ai don për t’ia kthyer sovranitetin PD-së, duke u bërë vetë kryetar i saj.

Ai në fakt synon rrëmbimin e drejtimit të PD-së për ta përdorur pastaj atë si mburojë politike kryesisht për veten e tij dhe të atyre të tjerëve aleat e miq të tij të korruptuar që e mbështesin në këtë foltore.

Tashmë dihet se kjo lëvizje është një lëvizjë inatcore, dhe antiBasha e antiSHBA.

Ajo për të cilën dua sot ta theksoj është se po të kishte filluar një lëvizjë e tillë kundër Berishës nga individë të shpallur “non grata”nëse Berisha do të kishte qenë kryetar i PD-së, a paramendohet se cfarë persekutimi, presioni e lincimi politik do të ishte ndërmarrë kundër atij individi dhe mbështetësve të tij,nëse do të kishin guxuar të dilnin kundër Berishës?!

Mirëpo Lulzim Basha ka një formim dhe kulturë krejtësisht tjetër nga fryma inatcore, autoritariste, egoiste, nihiliste dhe hakmarrëse.

Ai dhe të tjerët si G.Duma, J.Tabaku, E.Alibeaj, G.Bardhi, F.Xhaferraj, e të tjerë të cilët janë elita e re politike e pastër, e lirë dhe e pashtërnguar nga kusuret dhe mëkatet korruptive; këta janë demokratë të mirëfilltë që janë për VETING-un në politikë sepse nuk kanë frikë prej tij; këta janë shpresa demokratike që pranojnë dhe respektojnë mendimin ndryshe dhe debatin ashtu sikurse që këta ndaj foltores antiBasha e antiSHBA po sillen duke reaguar me fakte dhe bindshëm e me tolerancë, dhe duke imponuar një kulturë civile, politike e demokratike shumë modeste dhe publikisht të respktueshme e të admirueshme.

Kurrsesi nuk mund të bëhet krahasim mes këtyre dhe atyre që sot shkojnë e foltojnë me arrogancë dhe me urrejtje në foltoret e Berishës të cilët duket se po bëjnë një si grusht shteti apo po tentojnë e sillen si një strukturë politike paralele.

Teuta Shaqiraj – Dalldisje vjeshte

No Comments Argëtim Letersi

Vjeshta nazelije më troket tek pragu
me thirrje gelozie e a-he meraku
portokallishte shtruar nën këmbët e mia
Vallen e nis unë ,belkëputura , gjetherëna.

U harrova e arratisur nga kjo botë
herë e kuqërremtë herë me shpirtin rozë.
Mallivjeshtë i purpurt si një tatuazh
nga ëndërra në molleza, mbi buzë u ndal.

Më skuqe, me c’veshe e prapë më veshe
me dehje, aromë gjethesh cikje e përkëledhje .
me velje përmallimi e sytë e perënduar
nga të dyja unë isha , gjetherëna e marrosur.

Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook