Home

Lajme

Laureta Petoshati – Përgjigje pyetjeve pse më 28 Nëntor?!

No Comments Argëtim Histori

Nga Laureta Petoshati
Figura e madhërishme dhe e pavdekshme e Skënderbeut, një nga katër gjeneralët më të famshëm të historisë së të gjitha kohërave i bën nder historisë së Shqipërisë, por dhe krejt botës euro-atlantike, e cila është ngritur në bazë të parimeve të demokracisë dhe vlerave njerëzore. Data 28 Nëntor po festohet në shumë sheshe të botës dhe busti i Heroit tonë kombëtar po i zbukuron me dinjitet për të mos harruar të kaluarën e lavdishme të tij. Për të nuk pushojnë të shkruajnë, kompozojnë dhe të flasin figurat më të mëdha botërore. Mjaftojmë të kujtojmë këtu operën “Skënderbeu” të Antonio Vivaldit, apo poemën e Langfellout të përkthyer nga Noli. Intelektualët francezë kanë qenë ndër të parët që jo vetëm e vlerësuan , por e ngritën në piedestal me veprat e tyre luftën çerekshekullore të Skënderbeut për të ndaluar hordhitë e pandërprera turke në Europë. Madje së fundmi emrin e tij e përmendi edhe një deputet francez në Parlamentin Europian. Nuk ishte rastësi. Sepse turqit selxhukë ishin bërë problem pesë a gjashtë shekuj përpara se Skënderbeu të dilte në skenën e historisë jo vetëm se kishin pushtuar Jeruzalemin, vendin e shenjtë, por dhe po zgjeroheshin çdo ditë në kurriz të Perandorisë Bizantine, por dhe tokave të Europës. Edhe Perandori Aleks I i Bizantit kishte ankesa të shumta për këtë pushtim që ata po bënin. Për këtë qëllim, por dhe për të mbrojtur çdo cep të Europës nga pushtimet që vinin nga nomadët dhe myslimanët Papa Urban II mblodhi nga 18 deri më 28 Nëntor 1095 në Francë Këshillin e Klermontit me 13 kryepeshkopë, 82 peshkopë dhe 90 abatë me në krye vetë atë. Në datën 27 nëntor ai mbajti një fjalin mbresëlënës që do të ngrinte peshë gjithë fisnikërinë e kohës duke thënë se duke luftuar për fenë dhe atdheun, nuk do të bënin një sulm, por një luftë për çlirim. Natyrisht që kjo gjë ka pasur jehonë dhe në trojet tona si pjesë e Perandorisë Bizantine. Krishtërimi që u përhap në Iliri që në kohërat apostolike me ardhjen e Apostullit Shën Pal dhe që u ligjërua nga Konstandini i Madh nga Nishi i Dardanisë nuk ishte vetëm një besim fetar në atë periudhë, por dhe një kod moral sesi jetohej në atë kohë në Europë ku rendi social bazohej dhe ende vazhdon të bazohet në parimet morale të ligjit të Moisiut, që ne i njohim si Dhjetë Urdhëresat. Në ditën e fundit të Këshillit të Klermontit, 28 nëntor 1095, Papa Urban II emëron peshkopin Adhemar të Le Puy dhe Kontët e Toulouse të njohur si Konti Raymond IV i Tuluzës për të udhëhequr Kryqëzatën e Parë në Tokën e Shenjtë. Kjo ditë quhet ndryshe dita e betimit, apo dita e kontërve. Në bazë të kësaj dite do të vinin dhe kryqëzatat e tjera të mbështetura dhe nga Perandorët e Bizantit. Me këtë shpresë ishin dhe fisnikët shqiptarë, të cilët pak shekuj më vonë ranë nën pushtimin turk. Gjergj Arianit Komneni, fisniku me dy kështjella, ku në rrembat e tij kishte dhe gjak perandorak nga krushqia me Engjëll Komnenin, kur e pa se luftën që kishte bërë kundër pushtimit turk nuk mund ta përballonte dot i vetëm dhe për shkak të moshës, shkoi dhe i dërgoi lajmëtarë Skënderbeut që luftonte për Sulltanin që të vinte në Shqipëri dhe të merrte në dorë fatet e vendit dhe jo vetëm. Dhe Skënderbeu fjalimin e famshëm e mbajti në Krujë pikërisht në ditën 28 nëntor 1943 si betim fisnikësh për fe dhe atdhe. Dhe ai, luftoi si askush tjetër. Jo më kot Papa Kalisto III do ta quante Skënderbeun Atleti i Krishtit “I shenjtë si Shën Luigji, diplomat si Talleyrand, trim si Aleksandri i madh”, duke iu drejtuar me fjalët : ” Emri yt i lumtur është përhapur në të gjithë popujt për të gjitha këto punë të mira që ti ke kryer, për këto fitore të shkëlqyera që ti ke korrur. Qofsh pasqyrë e shembull për të gjithë princat e krishterë dhe për mbarë kombet dhe emri yt do të kurorëzohet prej famës së amëshuar!” Skënderbeu do të ishte Komandant i Përgjithshëm i forcave europiane në kryqëzatën e radhës kundër pushtuesve turq që po trondisnin Europën dhe vlerat e kulturën e saj.
Vdekja e tij do të ishte humbje e madhe për shqiptarët dhe Europën.
Hakmarrja e turqve ndaj shqiptarëve ka qenë biblike. Masakrat dhe largimet janë dëshmi e një barbarie të pashoq.
Por shqiptarët luftuan gjatë për lirinë. Do të ishin rilindasit e shquar që do ta ngrinin përsëri në dritë figurën e Skënderbeut. Do të ishte një stërnip i Gjergj Aranitit, që do ta shpëtonte Shqipërinë nga zhdukja. Ai ishte Ismail Bej Vlora, mik i Hoxha Tahsinit që më 1874 do ta nxirrte nga burgu i Delvinës për ta shpënë në Stamboll ku po përgatiste një alfabet shqip me shkronja latine. Ai ishte mik me Pashko Vasën, që siç thotë vetë “ u takova me bashkatdhetarin tim.. që tani ishte qeveritar i Libanit dhe e kalonte dimrin në Bejrut.” Ai ishte pinjoll i një prej familjeve më të famshme jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Perandorinë Osmane, nipi i kryeministrit Ferid Pashë Vlora, për të cilët konsujt e ndryshëm u shkruanin qeverive të tyre çdo lëvizje. Konsulli austro-hungarez në Vlorë, Calzavara, në tetor të vitit 1878 shkruan relacione për qeveritë e tij duke thënë se Abdyl Bej Frashëri ndodhej në Vlorë dhe “se bisedoi me parësinë për një autonomi shqiptare dhe të gjithë e pranuan propozimin e tij.” Përsëri konsulli austro-hungarez mbas dy vjetësh më 15 maj 1880, në relacionin e tij Nr 24 shkruan se “Syrja Bej Vlora, Xhafer Bej Vlora dhe anëtarë të tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i japin ndihma financiare të dërguarit të Ali Pashë Gucisë dhe e përcjellin atë me vaporin Llojd për në Shëngjin.”
Po të shohim me vëmendje gjithë relacionet e konsujve të ndryshëm europianë dhe atyre osmanë, te libri “Ismail Qemali-Përmbledhje dokumentesh” do ta kuptojmë se kush ishte ky personalitet i madh. Konsulli Petroviç i Austro-Hungarisë në Vlorë, më 14 maj 1900, kur Ismail Qemali kishte braktisur Portën, i dërgon baronit Kaliçe, ndërmjet të tjerave këtë përshkrim: “Ismail beu është personaliteti më i nderuar dhe më popullor ndër shqiptarët që jetojnë sot. Të gjithë toskët që vijnë në Stamboll nga vilajeti i Manastirit dhe i Janinës, qoftë për të ndjekur atje ndonjë çështje pranë qeverisë, qoftë edhe si kurbetçinj, kanë gjetur tek Ismail beu mbrojtën e tyre të ngrohtë. Ky me të vërtetë ka bërë çmos për bashkatdhetarët e vet. Ai me këtë rast asnjëherë nuk është udhëhequr nga interesat materiale dhe me gjithë postet e tij të larta nuk ka pasuri. Thonë se është një burrë me një inteligjencë të rrallë dhe me shumë kurajë. Patriotët në personin e tij shohin shqiptarin më të shquar, shohin në të drejtuesin mendor dhe udhëheqësin e ardhshëm.”
Kur iku nga perandoria më 1900, ku për tetë vjet u end Evropës, mbajti lidhje edhe me kolonitë shqiptare për dërgimin e librave dhe mbledhjen e të hollave për armë dhe hodhi thirrjen drejtuar shqiptarëve: “O me shkolla e qytetërim, o pa shkolla e në errësirë… Është e pamundur që një popull të përmirësojë gjendjen e tij pa shkolla dhe pa arsim. Njeriu duhet të jetë fare i verbër që të mos ndjejë nevojën e shkollës kombëtare, duhet të jetë tradhtar që të dëshirojë lënien pas dore të arsimit në gjuhën shqipe. Ata që duan të rrojnë në errësirë e padituri, pa gjuhën dhe kombësinë e tyre, dëshirojnë t’i përgatisin Shqipërisë një vdekje të turpshme.”
Më 1908 nga amnistia e përgjithshme që bëri Sulltani, ai u fal dhe erdhi në Vlorë ku i madh dhe i vogël e priti që në mol si hero, madje e mbajtën në krahë që nga vapori Llojd e deri në karrocën e tij. Ismail Bej Vlora do të ishte nismëtar i Memorandumit të Gërçes dhe do të mundësonte armë për patriotët e veriut. Dhe pavarësia do të bëhej e koordinuar edhe me Isa Boletinin. Ajo do ta vinte Europën përpara faktit të kryer. Flamuri kuq e zi u ngrit në sarajet e familjes së Vlorajve, pikërisht të Xhemil Bej Vlorës ku ishin 47 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare. Ja se si e përshkruan Mit’hat Bej Frashëri, delegat në Kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912: “Ismail Qemali u zgjidh kryetar i kuvendit dhe mbajti një fjalim të shkurtër për gjendjen e luftës, për hallin e veçantë të Shqipërisë të rrezikuar nga mësymjet e fqinjëve dhe mbi nevojën e një vendimi kombëtar për të shpallur mëvehtësinë e Shqipërisë…Trokitje duarsh i prenë në mes fjalën që donte të thoshte kryetari dhe populli që ishte mbledhur në kopshtin e shtëpisë, kishte buçitur jashtë në rrugë, përsëri me duartrokitjet dhe thirrjet e gëzimit. Në atë kohë një Flamur Shqiptar po ngrihej mbi portën e kopshtit dhe rrëfente shqiponjën kombiare mbi qiellin e kuq të saj. Kjo orë historike ishte afër perëndimit të diellit; ishte një kohë e vrenjtur dhe një vesë e hollë po rigonte nga retë, një vesë bekimi si lot gëzimi. Turma e njerëzisë, për të festuar këto orë me flamur në dorë dhe me këngë bëri një qarkim në rrugët e qytetit, duke qëndruar përpara konsullatave të Austrisë dhe të Italisë, si një shenjë miqësie dhe falënderjeje për mirësinë dhe mbështetjen që shpallej nga të dy këto pushtete.”
Zëvendëskryeministër u zgjodh Dom Nikoll Kaçorri, ndërsa Ministër i Arsimit Luigj Gurakuqi. Dy katolikë të shquar për ti treguar mirënjohjen papatit për ndihmën e vyer dhe të pashprehur.
Shpallja e pavarësisë më 28 nëntor nga fisnikët shqiptarë ishte kurorëzim i asaj date të caktuar, që fikson nisjen dhe mbylljen e nje cikli, për ti thënë Europës se ne jemi bijtë e saj dhe ecim me vlerat e saj. Jo më kot këto figura të shquara në historinë e kombit shqiptar, goditen dhe anatemohen deri në atë pikë ca guxohet tu fshihet fytyra kur vjen këtu pasardhësi i ndonjë pushtuesi.
Sipas dokumenteve të kohës edhe në vitin 1944 dhe 1945, 28 Nëntori është festuar si ditë çlirimi. Ka fotografi të misionit anglo amerikan që përgatitën zbukurimet. Në vitin 1946 kur Enver Hoxha ishte lidhur këmbë e kokë me jugosllavët, të cilët nuk e kishin dashur ekzistencën e shtetit shqiptar, bën masakrën më të madhe në histori si satrap dhe “odium fidei”, vrasjen e klerikëve katolikë dhe përdhosjen e figurave të ndritura si Gjergj Fishta e Dom Nikoll Kaçorri dhe ndërron dhe ditën e çlirimit për tu bërë qejfin perandorive që kishin dashur zhdukjen e popullit shqiptar vetëm për karriken e tij.
Për mua Lufta Antifashiste dhe gjaku i dëshmorëve janë histori e ndritur e popullit shqiptar që u lidh me forcat aleate dhe shpëtoi copëtimin e trojeve shqiptare. Distancimi i Enver Hoxhës nga 28 Nëntori është nder që i bën gjakut të dëshmorëve, të cilët luftuan për vlerat europiane ku përfshiheshin e drejta e fjalës, e pronës dhe e jetës. Ai do të distancohej nga ajo ditë që i përkiste Europës dhe fisnikërisë së saj. Po ashtu ai do të shkëpuste dhe lidhjet me Europën dhe do të përmbyste gjakun e dëshmorëve dhe ndihmën e aleatëve të mëdhenj.
Kur do të vijë nëntori i tretë?
Nëntori i tretë do të vijë për të gjitha trojet kur ne të kemi ndërgjegje europiane sepse në bazë të kësaj ndërgjegjeje ne kemi mbijetuar dje dhe kemi shkruar historinë tonë që na nderon të gjithëve.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Burimi/Facebook

Atentati pranë shtëpisë ndaj ish-kreut të komunës Velipojë, Pashko Ujka në gjendje kritike

No Comments Aktualitet Lajme

Gazetarja Emi Kalaja në një lidhje direkte në Milori Live, tha se Pashko Ujka ka marrë plumb në shtyllën kurrizore dhe gjendja e tij është kritike për jetën.

64-vjeçari, ish-kryetar i Komunës së Velipojës, dyshohet se u qëllua me pistoletë. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shtëpisë së Ujkës, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta.

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, tha policia në njoftimin paraprak për mediat.

Gazetarja po ashtu thotë se të afërmit e Ujkës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak (të gjithë ata që janë A negativ), për t’i shpëtuar atij jetën.

Pashko Ujka ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës nga viti 2011 deri në 2015, ndërsa po ashtu ka qenë edhe deputet në radhët e PDK (gjatë viteve 2005-2009).

Burimi/tvklan.al

Ndue Lazri – SHQIPONJA FESTON DITËN E FLAMURIT

No Comments Kulture

E nisa jo pa qëllim me fjalën shqiponja këtë kronikë feste për Ditën e Flamurit. Sepse shqiponjën e kemi simbolin tonë mbi flamur. E sepse emrin e shqiponjës e ka edhe shoqata e mirënjohur në Reggio Emilia, e cila kishte organizuar një festë të bukur e entuziaste kushtuar kësaj dite të çmuar të historisë sonë, në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i Atdheut”, në të cilën bëjnë pjesë emigrantë vëllezër nga Kosova.
Ndonëse pandemia ka krijuar mjaft vështirësi prej gati dy vjetësh tashmë, shqiptarët e gjejnë mënyrën për t’u bashkuar e për të festuar sëbashku, gjithnjë në zbatim të rregullave shtrënguese që janë vënë nga dekretet qeveritare italiane, si kudo në botë. Shoqata “Shqiponja” e ka dëshmuar këtë më së miri gjatë kësaj periudhe të vështirë. Dhe e dëshmoi akoma edhe një herë, edhe më bukur e më fuqishëm, të shtunën e kaluar, kur në Villa Cupido në Reggio Emilia ishin mbledhur më shumë se 250 anëtarë e aktivistë të kësaj shoqate, miq e të ftuar, disa prej të cilëve kishin ardhur edhe nga larg.
Në një ambient të zbukuruar hijshëm me flamurin tonë kombëtar e me flamurin e Republikës së Kosovës njerëzit takoheshim përzemërsisht e me dashuri midis tyre, duke uruar njëri-tjetrin për festën kombëtare. Kemi zbritur nga Rovereto me mikun tonë, shkrimtarin e mirënjohur Rexhep Hoti, i cili ka ardhur që nga Kosova, si dhe me bashkëshortët Xhemal e Lutfie Hyzoti, që janë edhe aktivistë të shoqatës “Besëlidhja”. Nga Lecco ka ardhur kryetarja e Grupit të valleve “Shqiponjat”, Drita Gega bashkë me familjen e saj prej artistësh, ndërsa nga Milano ka ardhur imprenditori i njohur e i suksesshëm Eduart Ndocaj bashkë me familjen e tij.
Salla mbushet dalëngandalë. Madje, tej prenotimeve të bëra për këtë rast, vijnë më shumë bashkëatdhetarë me familjet e tyre. E drejtuesit e lokalit shtojnë numurin e tavolinave, duke u munduar të mos lënë jashtë asnjërin në këtë festë të bukur. Numuri i pjesëmarrësve i kalon 250 e shkon drejt 300. Mbushen plot 3 salla të lokalit. E ndërsa të ardhurit vazhdojnë të sistemohen, muzika ka filluar e vallja shqiptare i pushton të tri sallat. Atmosferë e bukur, ku meloditë, veshjet popullore e flamuri kombëtar që valëvitet në çdo sallë duket sikur na kanë sjellë një copëz atdheu në këtë mbrëmje. Akoma më e ndjeshme bëhet kjo edhe nëpërmjet këngëve të këngëtares Greta Koçi, e cila ka ardhur nga Shqipëria.
Mrëmjen festive e hap presidentja e shoqatës “Shqiponja”, Majlinda Korça, e cila, pasi iu uron mirëseardhjen pjesëmarrësve, flet për rëndësinë historike të festës së 28 Nëntorit, për luftrat dhe përpjekjet që iu deshën popullit shqiptar për të arritur në ditën e shënuar të Pavarësisë. Për të përshëndetur në emër të shoqatës “Zëri i Atdheut”, presidenti i kësaj shoqate Sadri Hamitaga fton shkrimtarin e ardhur nga Kosova Rexhep Hoti. Ai shpreh kënaqësinë e tij që ndodhet midis vëllezërve të një gjaku në këtë festë dhe thotë që kjo festë është e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, ndaj e nderojmë e duhet ta nderojmë në çdo rast e nga të gjitha moshat flamurin kombëtar e himnin kombëtar që na emocionon sa herë që e dëgjojmë.
Themeluesi i kësaj shoqate, imprenditori i suksesshëm, Klodian Cami në një moment fton ekipin e futbollit”Shqiponja”, të cilin ai e sponsorizon prej vitesh. Ekipi u prit me duartrokitje të ngrohta nga pjesëmarrësit, të cilët i përshëndesnin djemtë e skuadrës dhe trajnerin e tyre për rezultatet e arritura në kampionatin e sivjetëm, duke qenë në krye të klasifikimit.
Një moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje ishte edhe promovimi i librit “Nata e Kosovës” i Rexhep Hotit. Në një tavolinë janë ekspozuar librat e shumtë të këtij autori, dy prej të cilëve të përkthyer edhe në gjuhën italiane e të publikuar nga shtëpia botuese “Kimerik”. Pata nderin e kënaqësinë të flisja mbi librat e romanit në promovim, si dhe të bashkëbisedoja me autorin për krijimtarinë e tij e për projektet që ai ka për të ardhmen. Nga salla vinin lexuese e lexues që i merrnin librat të shënuara me autografin e autorit. Madje pati lexues të pasionuar si Klodian Cami që mori 6 nga veprat e ekspozuara të autorit.
Kjo atmosferë e bukur vazhdoi deri në orët e vona, duke përcjellë krenarinë e shqiponjës që zbukuron flamurin e festat tona.
Ndue Lazri

Mund të jetë një imazh i 5 persona, flokë të gjatë, frutë, ambiente të brendshme dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i libër
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Dhjetë vjet të punës së suksesshme dhe përmbajtësore të SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi

No Comments Kulture

Nga XHAVIT ÇITAKU, Ängelholm, Suedi, 20.11.2021

Poezia është e fuqishme me mesazhet e saj / Nga: Xhavit ÇITAKU | ATUNIS  GALAXY POETRY

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi (SHSHASHS) shënoi dhjetëvjetorin e veprimtarisë së saj të begat në fushën e krijimtarisë letrare dhe artisitike. Në këtë ditë të madhe jo vetëm për krijuesit e vyer të kësaj shoqate, morën pjesë një numër i madh edhe i mbështetësve dhe donatarëve që ishin shtyll e fort për mbnarvajtjen dhe aktivitetin përmbjtësor e këtij asosacioni krijues. Në fillim të këtij eventi me një minut heshtje u nderuan anëtarët që tashmë kanë shkuar në amshim.

Libri “ Thesari Kombëtar..” është një eciklopedi për shqiptarët në Suedi

Pas përshëndetjes që ua bëri të pranishmëve nikoqiri i këtij tubimi të rëndësishëm, Rrahman Rrahmani, arkëtar i Kryesisë, fjalën e mori Kryetari i kësaj shoqate Hysen Ibrahimi, i cili ndër të tjera tha se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi, gjatë një dekade ka botuar njëmbëdhjetë libra të “Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi” me mbi shtatë mijë faqe material me vlerë e peshë kombëtare.

Në këta libra janë përfshi i gjithë aktiviteti i madh, mundi e sakrfica e njerëzve vullnetmirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi. Është fond i gjerë i këtij libri që tashmë janë arkivuar edhe në arkivat shqiptare dhe në institucionet më të larta shtetërore në Kosovë, Shqipëri, Iliridë por edhe në bibliotekat dhe në shkolla suedeze. Më tej ai spikati me konstatimin e shumë njohësve të kohës se ky “Thesar” është një enciklopedi për shqiptarët në Suedi, ndaj në historinë tonë kombëtare vend të rëndësishëm duhet të këtë edhe kjo shoqatë dhe kjo vepër e madhe që do të mbaj gjurmë të një aktviteti të madh të zhvilluar nga bashkatdhetarët tanë në këtë vend të largët. I gjithë aktiviteti i pandërprerë që është zhvilluar me dekada është i bazuar në mijëra dokumente, pastaj janë përfshi të gjitha ndihmat që janë për Kosovën, referime e opinione, intervista, promovime, publikime të mediave, aktivitete e fotografi nga ngjarjet e rëndësishme të shqiptarëve dhe për shqiptarët në mërgatë. Janë organizuar edhe sesione shkencore, në të cilat kanë kontribuar me punimet e tyre intelektual të shquar shqiptar, por edhe të huaj. Libri “Thesari Kombëtar…” do të vazhdoj rrugëtimin e tij edhe me numra të tjerë, duke pasuar në këtë mënyrë fondin librar shqiptar , i cili në të ardhmen do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera, posaçërisht në atë suedeze. Në fund Hysen Ibrahimi falenderoj të gjithë anëtarët, mbështetësit dhe donatorët që ndikuan në suksesin e madh që ka arritur kjo shoqatë tashmë e njohur në të gjitha trojet etnike shqiptare, në mërgatë dhe jo vetëm

Dhjetë vjet të punës së suksesshme dhe përmbajtësore të SHSHASH “Papa  Klementi XI Albani” në Suedi - Prointegra

Model më i mirë se si punohet për atdhe dhe si duhet atdheu

Bashkimi i mendjeve të ndritura të shqiptarëve rreth Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi, për dhjetë vjetë pune e aktiviteti ka ndikuar në pasurimin shpirtëror e mendor të mërgatës shqiptare kudo në botë, duke kultivuar kulturën, artin, gjuhën, traditën dhe historinë, si argumenti më i mirë për të vazhduar këtë rrugë të trasuar nga gjeneratat e ardhshme. Kjo shoqatë mbajti në këmbë krenarinë kombëtare dhe vlerat e larta shqiptare. Me punën e juaj të madhe, në të mirë të kombit dhe atdheut, jeni bërë pararojë e mërgatës sonë në Evropë. Për ne jeni modeli më i mirë se si punohet për atdheun dhe si duhet atdhu. Duke iu përgëzuar për këtë përvjetor të veprimtarisë suaj, në radhë të parë kombëtare, në krijimin e unitetit dhe dashurisë ndërmjet mërgimtarëve, në emër të Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Gjermani, tha kryetari i saj Maxhun Smajli.

Bilanc i pasur veprash atdhetare, social- kulturore, arsimore, artistike dhe të traditës

Ndërkaq, Viron Kona, anëtar nderi i shoqatës, shkrimtar e publicist i shquar nga Shqipëria, tha se 10- vjetori i themelimit të shoqatës sonë është një ngjarje dhe gëzim i madh yni, por edhe për të gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë në Suedi, në Kosovë, Shqipëri, në të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatë. Kjo ngjarje merr edhe më shumë vlerë e shkëlqim, sepse në këtë përvjetor shoqata vjen me një bilanc të pasur veprash atdhetare, social- kulturore, arsimore, artistike dhe të traditës. Kontributet dhe veprat tuaja kanë emra konmkret, ato janë qindra libra të botuara nga anëtarët, të cilat, të mbledhura bashkë, përbëjnë një buqetë lulesh të freskëta me aromë humanizmi e shqiptarie, ndërkohë që mes tyre lartësohet vepra madhore e shoqatës “ Thesari Kombëtar”, i cili e jep shkëlqim të dukshëm gjerdanit të artë shkrimor të shoqatës. Në këto dhjetë vjet, sjell në kujtesë përvojën e mrekullueshme të krijuar nga ju në dobi të arsimit shqip në Suedi, e materrializuar kjo, veçanërisht në tekstet e shkruara nga ju, ato shkollore, shkencore, artistike, leksografike, vizatimore etj, e ku shfaqet kujdesi dhe veprimtarinë tuaja teorike e praktike për të mbajtur gjallë dhe vazhdimisht të freskët gjuhën e bukur shqipe dhe mësimin e saj nga fëmijët dhe të rinjtë. Më tej ai lartëson veprimtaritë e shoqatës që janë të panumërta, përfshi këtu edhe ato të 100 vjetorit të pavarësisë, ato folklorike dhe etnografike, që kanë burim popullin shqiptar në shekuj, veprimtaritë me karakter shkencor e mëmedhetarë, festivalet e poezisë, ekspozitat figurative, ato të veshjeve, të simboleve kombëtare, konceret me raste festash, vepritaritë e përbashkëta me institucionet suedeze në fusha arsimore e kulturore, atom me karakter integrues e dhjetra të tjera që tregojnë nivelin e lartë, zotësit organizative dhe vizionet e përparuara të anëtarëve të shoqatës sonë. Kombi dhe shoqëria shqiptare, do t’ju jetë vazhdimisht mirënjohës për këto vepra dhe veprimtari të kryera, që kanë në themel atdhedashurinë, vëllazërimin, bashkimin dhe ardhmerinë, përfundoi fjalën e tij Viron Kona.

Qindra libra të botuar në zhanre të ndryshme

Shoqata "Papa Klementi XI Albani" Suedi | Facebook

Se vërtetë kjo shoqatë ka zhvilluar një aktivitet të pasuer e me përmbajtje tregojnë qindra libra të botuara në zhanre të ndryshme si në fushën letrare e artistike, shkollore, shkencore, leksikografike e vizatimore të shkruara nga anëtarët e saj,, . Një numër i madh i anëtarëve për herë të parë filluan të shkruajnë libra në mërgim, për të cilën gjë ka ndikuar edhe jeta e rëndë mërgimtare. Promovimi i këtij fondi kaq të madh krijimesh, të vlerësuara lartë nga kritika letrare, është bërë në të gjitha trojet shqiptare dhe kuptohet edhe në Suedi. Po ashtu vetëm gjatë këtij eventi u promovuan pesëmbëdhjetë libra nga anëtarët e vyer të kësaj shoqate.

Në këtë manifestim u mbajt edhe një orë letrare në të cilën me poeszitë e tyre u paraqiten, Albina Ibrahimi, Donika Sallahu, Luiza Gashi, Adnan Jetullahu, Fetah Bahtiri, Isuf Bajraktari, Emine Hoti, Hysen Ibrahimi, Selami Çitaku, Fahredin Berisha, Remzi Basha, Bedri Paci. Një duartrokitje frenetike morën fëmijët Edward Krasniqi, Bertina dhe Lorian Imeri për interpretim të shkëlqyeshëm të recitalit “Në zemrën time”. Të njëjtën përshtypje lanë edhe dy vajzat e reja Albina Ibrahimi dhe Donika Sallahu.

Suksesi i shoqatës i lidhur ngusht me emrin e Kryetarit Hysen Ibrahimi

Osman Ahmetgjekaj, Rexhep Jashari, Avdyl Uka, Isuf Bajraktari, Idriz Gashi, Ramadan Hyseni, Emine Hoti, Afërdita Avdyli, Fetah Bahtiri, Remzi Basha, Adem Ahmeti, Isak Bunjaku, Afërdita Hoti dhe folës të tjerë pasi shprehen fjalë admirimi për punën e madhe që ka zhvilluar Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani”, në suksesin e saj të deritashëm e lidhën me emrin e përveçëm të kryetarit të kësaj shoqate z. Hysen Ibrahimi.

Pjesëmarrësit e këtij manifestimi i argëtuan këngëtarët Afërdita Avdyli, Robert Hoti, Premtim Krasniqi, Astrit Shkupolli, Burhan Beqiri, Elton Krasniqi dhe Selami Çitaku.

Për punën e tyre të pakursyer që dhanë anëtarët, mbështetësit dhe donatorët u ndanë dhjetra dekorata.

Nuk ka pse të bëhet Referendum për Bashkim Kombëtar. Ai është kryer me 28 Nëntor 1912

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk ka pse të bëhet referendum, pasi shqiptarët nuk janë ndarë vetë,por padrejtësish i kanë ndarë e coptuar të tjerët. Referendumin shqiptarët për shtetin e Bashkuar Kombëtar e kanë bërë me 28 Nëntor1912 kur shqiptarët e shpallën Shtetin e Pavarur Gjithkombëtar Shqiptar.

Nëse politika dhe shtetarët e pushtetarët shqiptarë e duan riBashkimin Kombëtar së pari ata duhet të punojnë për interesat kombëtare, për ndërtimin e shtetit ligjor, për drejtësinë ,për luftën kundër krimit,korrupsionit dhe hajdutërisë shtetërore; duhet të punojnë për integrimin brënda kombëtar dhe për atë europian. Nuk besohet se politika e korrupsionit , e hajdutërisë dhe e krimit; nuk i besohet asaj politike injorante ,egoiste dhe e intersuar vetëm për interesa personale,vetëm për vjedhje e pasurim të vetes së saj, pra nuk besohet se kjo politikë e dëshiron sinqerisht Bashkimin Kombëtar.

Nuk ka shqiptar me shpirt shqiptari që të jetë kundër Bashkimit Kombëtar dhe as që të jetë kundër historisë, kundër luftrave, gjakut e sakrificave shekullore të shqiptarëve.

Shqiptarët janë një komb që kanë një gjuhë, një traditë, një histori dhe shpirt, gjak e zemër shqiptari. Pavarësia e Shqipërisë u shpall me 28 nëntor 1912, kjo pavarësi është për të gjitha trojet shqiptare, si një shtet për të gjithë shqiptarët.

Kosova për 100 vite luftoi e sakrifikoi për t’u bashkuar me Shqipërinë. RiBashkimi Kombëtar de fakto është bërë me 12 Qershor 1999, si rezultat i fitores së Luftës së UÇK së dhe të SHBA e të NATO-s që rrëzuan murin ndarës shqiptarto-shqiptar ashtu si edhe gjermnët ë e rrëzuan murine Berlinit. Pra nuk është e nevojshme mbajtja e një Referendumi për Bashkim Kombëtar ashtu sikurse edhe nuk bënë Referendum as dy Gjermanitë e ndara nga të tjerët. Për Bashkim Kombëtar të deklarohen dy parlmentet e dy shteteve kombëtare shqiptare,të Shqipëisë e të Kosovës.

Si, do pyetet kombi dhe shqiptarët se a jeni dakord për t’u bashkuar?!

Nuk është e nevojshme që të mbahet Referendum për Bashkim Kombëtar pasi shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës janë një komb që si të tillë këtë njeh e gjithë Bota.

SHBA dhe NATO ndërhynë kundër Jugosllavisë për ta cliruar Kosovën shqiptare dhe jo Kosovën kosovare, sepse ish ngrehina sllavo-serbe kishte 100 vite që ushtronin terror, krim , pastrim etnik e gjenocid mbi popullsinë 98% shqiptare të saj.

Këtyre që deklarohen për Referendum për Bashkim Kombëtar po u them se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte për shtet kombëtar gjithshqiptar, dhe po ashtu edhe Kryengritja e Përgjithshshme Shqiptare e Vitit 1912 që coi në Pavarësinë e Shqipërisë ishte Kryengritje për shtetin kombëtar gjithshqiptar. Po ashtu edhe Lufta heroike e UÇK-së ishtë luftë gjithëkombëtare shqiptare për lirinë e Kosovës shqiptare dhe për Bashkimin e saj me Shqipërinë. Po kështu edhe SHBA e NATO ndërhynë për lirinë e clirimin e Kosovës shqiptare.

Pra 12 Qershori i vitit 1999 de fakto është vendimtare që ka mundësuar tashmë edhe shpalljen e Bashkimit Kombëtar se si proces ky Bashkim tashmë është bërë por që politika shqiptare e të dy kufijve nuk është interesuar dhe nuk ka treguar përgjegjshmërinë e përkushtimin e duhur për deklarimi dhe realizimin e këtij Bashkimi.

Ata të cilët mundohet që të propagandojnë për një komb kosovar janë shërbëtorët më të mëdhenj të politikës antishqiptare serbo-sllave.

Si kanë kurajon e guximin antikombëtar që të deklarohesh për një ndarje mes shqiptarësh , si dy kombe të ndryshëm?!

Po a nuk ishin shqiptarët e Kosovës vendimtarë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe a nuk ishin shqiptarët e Kosovës që luftuan e sakrifikuan aq shumë për liritë e të drejtat kombëtare shqiptare, për gjuhën, shkollën , për flamurin kombëtar dhe për Bashkimin kombëtar.

Kush janë këta mercenarë antishqiptarë që duan të fabrikojnë një komb kosovar?

Më vjen mirë që edhe Kryeministri i Shqipërisë tani shprehet pro Bashkimit Kombëtar, dhe uroj që kjo mos të jetë një simbolikë apo retorikë patriotike momentale e tij.

Mos të thotë se nuk e di se kur të bëhet Bashkimi por së pari ta heqë traun antiKosovë të “Rrugës së Kombit” dhe duhet ta tërheqë deklaratën antishqiptare të tij të mëparshme se nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar para minishengenit të Ballkanit.

Sot politikanët shqiptarë dhe shtetarët e të dy shteteve shqiptare si Rama, Meta ,Kurti ,Osmani e të tjerë që do vijnë pas tyre e kanë të lehtë që ta shpallin Bashkimin Kombëtar sepse meritat e sakrificat për Bashkim Kombëtar i kanë bërë herojt dhe brezat e tjerë.

SI RAMË KAQ POSHTË!

No Comments Lajme Opinion

GJOKË DABAJ

Gjëja e parë që më ra në sy (dhe s’kish si të mos i binte në sy secilit prej nesh, se prandaj i kemi sytë), ishin pamjet e flamujvet në sfondin e samitit dyshtetesh: Republika e Shqipërisë-Republika e Kosovës. Po mblidheshin për të bashkëbiseduar qeveritë e dy shtetevet të të njëjtit komb, por flamujt e tyre ishin aq të ndryshëm, sa vetëvetiu fanitej pyetja: A kanë përkthyes të përshtatshëm?! A i zotërojnë përkthyesit të dyja gjuhët e këtyre dy shteteve, flamujt e të cilëvet janë kaq të ndyshëm?!

Një flamur sërb, një flamur malazias, një flamur rus, është më i ngjashëm me flamurin e Republikës së Shqipërisë, sesa flamuri i Republikës së Kosovës!

Si arritëm deri këtu?! Si mundi të vijë dikush që nga Ylli polar dhe të na thotë: Ky është flamuri juaj!?.

Me flokë të shprishur, me sy pa ngjyrë, me një fytyrë të mbufatur, u ul në tryezën tonë dhe na tha: Ky është simboli juaj dhe… Dhe ç’ndodhi pastaj?! Pastaj mori Çmimin Nobel!

Po ne ku ishim?! Ku ishim ne?! Ku ishte Shkodra?! Të çohej e t’u thoshte, Evropës, OKB-së: Ky nuk është flamuri i shqiptarëvet!

Të rimblidheshin minatorët e Trepçës dhe t’u dërgonin notë proteste, Evropës, SHBA-së: T’ua nisnin në pako nga një prej atyre flamujve që i kanë përdorur në protestat e tyre të dikurshme dhe t’u thoshin: Flamuri ynë është ky!

Të rimblidheshin luftëtarët e UÇK-së dhe t’ua dërgonin, Evropës, SHBA-së dhe OKB-së nja 4 a 5 flamuj nga ata që kanë shpuar plumbat e sërbëvet!

Të mblidheshin nga 5 apo 10 shqiptarë të kthjellët… Në mos më shumë, të paktën nga 5 apo 10! Në Bajram-Curr, Berat, Bulqizë, Burrel, Cërrik, Çorovodë, Deçan, Dibër, Durrës, Elbasan, Ersekë, Ferizaj, Fier, Fushë-Arrës, Gostivar, Gramsh, Gjakovë, Gjilan, Gjirokastër, Istog, Kavajë, Kërçovë, Klinë, Krujë, Konispol, Kumanovë, Laç, Lezhë, Lushnjë, Malishevë, Manastir, Mitrovicë, Pejë, Peshkopi, Peqin, Përmet, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Prrenjas, Rahovec, Rrëshen, Rrogozhinë, Sarandë, Strugë, Suharekë, Shkodër, Shkup, Tepelenë, Tetovë, Tiranë, Viti, Vlorë, Vushtrri.

Të mblidheshin nga 5 apo 10 shqiptarë, në këta 54 qytete, dhe t’ua çonin nga një letër përkujtuese, OKB-së, BE-së, SHBA-së e në fund edhe Komisionit të Çmimevet Nobel në Helsinki: Ky nuk është flamuri i shqiptarëvet! Flamuri i shqiptarëvet është ky, që ne po jua dërgojmë në pako!.. Prandaj, atë të atij finlandezit çojeni atje ku ju pranohet!

T’ua çonin edhe shtetevet anëtare të OKB-së në adresat e parlamentevet të tyre: Francës, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës, Italisë, Kinës, Bjellorusisë, Ukrainës, Rumanisë, Japonisë, Sërbisë, Bullgarisë, Zelandë së Re, Indisë, Afrikës së Jugut, Argjentinës, Kroacisë, Bullgarisë: Ky nuk është flamuri ynë! Le ta mbajë për vete ai që ta pëlqejë!

Po të vepronim kështu, ata mund edhe të talleshin me ne. Mund të thoshin: Ç’është ky komb që po na ankohet për flamurin e vet?!. Do të talleshin, por jo më shumë se ç’po tallen tash dhe jo më shumë se ç’do të tallen në të ardhshmen!

Komb pa vetëdije! Komb pa sedër! Komb që s’është në gjendje të vendosë vetë as për një copë pëlhurë të qëndisur sipas qejfit të vet, le më për gjëra më të mëdha!

Si ramë kaq poshtë?! Apo mos kemi qenë gjithmonë gjethurina që i çon era nga të fryjë dhe që i shkel kush të dojë?!

Po dua t’ia uroj Republikës së Kosovës Ditën e Flamurit, po si t’ia uroj?! Ditën e cilit flamur t’i uroj Kosovës?!

27 nëntor 2021. Gjokë Dabaj.

“I nderuari Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, i dashuri Edi”, kështu e fillojë fjalimin Kryeministri Albin Kurti

No Comments Lajme Opinion

NGA HAFIZ SHALA

Kështu e fillojë fjalimin e tij, Kryeministri i Dardanisë, Albin Kurti.

A është kjo falls a është nonsens. Tani, a duhet të deshifrohen këto fjalime pompoze si “shprehje dashurie” ne mes të dy Kryeministrave të cilët, përderisa “ i dashuri Edi”, e shiti Kryeministrin Kurti shumë lirë të krimineli, alias, kryetari aktual i Serbisë, ministër i Millosheviqit, pjesëmarrës në masakra e gjenocid ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, apo, është një kurth shumë mirë e përgatitur nga “ i dashuri Edi”, nen regjinë e Vuqiqit, Ramës dhe, një pjesë e opozitës së Dardanisë e cila, duke i lëvizur edhe gurët e ndryshkur të ish qeverive në koalicionet të turlifar llojeve e partish, që, duke organizuar demonstrata të (pa)arsyeshme sepse dihet gjendja sociale por, a është në gjendje që Qeveria më këtë buxhet të varfër, t’i mbyllë të gjitha ato vrima sociale të cilat, si pasojë e kanë, hajninë të pa përmbajtur të ish pushtetarëve, tenderomaninë e shfrenuar e cila bëri kërdi duke shitë asetet vitale më çmime dumping e duke u pasuruar vet.

Sulmet ndaj Qeverisë nga të gjitha anët, më shumë është gjendje paniku se, sipas asaj që është duke u ndërmarr, mund të zbulohen edhe ata individ të cilët, po e vazhdojë kjo qeveri më këtë tempo, do t’u dalë boja dhe do të zbulohen, anipse, tani mund të shihen e prekën pasuritë e jashtëligjshme, ku i pritët të përballën me drejtësinë.

E, këtë, këta, nuk mund ta durojnë sepse, janë njerëz që “ kanë merita të luftës dhe, duhet të jenë të paprekshëm”, ose, ata të cilët kanë dhënë kontribut të hatashëm në shtetëndërtim, ama, që dikush nuk po ua vlerëson si e sa duhet, prandaj, edhe këta duhet “të jenë të privilegjuar, ose të shikuar përmes gishtave”.

Këtë, kjo Qeveri, “nuk po e kupton, prandaj edhe po sillet më arrogancë ndaj tyre”.

Ti kthehemi Samitit të dy Qeverive, të cilin nga dëshira dhe pritjet e efekteve të tyre në praktikë, i quajtën, historike.

Krahasohen më Pavarësinë e një gjysmë Shqipërie më 1912 ( aq ka qenë e mundur atëherë) dhe, tani, hapjen e kufijve dhe leje qëndrime i shtetaseve nga të dy anët në një afat të përkohshëm prej 5 viteve, e më pastaj, edhe lejeqendrimi të përhershëm duke i thjeshtëzuar sa që është vërtetë një formalitet i cili ia mundëson cilitdo qytetar, të jetë banorë i përhershëm, pastaj, punësim më një proceduar të thjeshtësuar, kalimi i kufijve pa ndalim vetëm përmes kamerave të vendosur sikur këtu në Amerikë kur kalohet nëpër ura apo aty ku duhet të paguhet për shfrytëzimin e asaj pjese të rrugëve magjistrale, etj.

Kjo, vërtetë, është historike në këto momente ma së të nevojshme në kundërthëniet e kundër qëndrimeve rreth iniciativave, siç është kjo, e trinilateralëve, Serbi, M.e Veriut, Shqipëri, edhe për kundër faktit së, në ketë kurth të Vuçiqit, Ramës dhe Zaevit, anipse ky i fundit, siç thuhet, vetëm iu duhet për votë, por jo edhe vendimmarrës, kundrejt tri shteteve tjera, BeH, Mali i Zi dhe Dardanisë, të cilat më “ kryeneçësi”, nuk po u bindën kësaj nisme e cila, gati është e ngjashme më Marrëveshjen e Berlinit, por, për dallim ku, anëtare mund të jenë, vetëm shtete sovrane të njohura nga njëra tjetra, dhe të kenë marrëdhënie të mira ndër fqinjësorë.

Kjo, po i mbetët Serbisë në fyt sepse, ajo, assesi nuk do ta pranojë pavarësinë e Dardanisë dhe, nuk donë qe të jetë e barabartë por, që, ketë rrol, mund ta merr Shqipëria e Edvin Kristaq Ramës i cili, duke hyrë në këto obligime apo, siç thotë populli, “më bë hoj( më u përgjigjur) pa e thirrur askush”, ky, për hir të obligimeve të cilat i ka marrë nga Vuçiqi, e tha edhe një gjë “ shumë të vlefshme” duke cekur se, Serbia, mund ta njeh Dardaninë edhe pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Populli e ka një thënie: hiqna tutën, po ta fali atin.

Unë mendojë se, “ i dashuri Edi”, para se të pajtohet për këtë akt historik, me rastin e hapjes së kufijve dhe qarkullimit të mallrave dhe udhëtareve nëpër, pikat kufitare, po mos të kishte në prapavijë një kurth e cila iu pregatit Dardanisë që në këtë mënyrë duhet t’i lejohet edhe Serbisë kalimi neper këto pika kufitare në marrëdhëniet ekonomike në mes të Serbisë dhe Shqipërisë dhe, kjo, sipas arkitektëve të kësaj ideje, ky do të jetë vetëm kalim transit, ama, që Dardanisë nuk i shkakton kurrfarë problemi sepse, mallra shkojnë direkt për Shqipëri dhe, po që nevoja, Serbia do ta paguaj shfrytëzimin e rrugëve apo hekurudhave.

Dhe, kështu, “legalizohet”, Ballkani i hapur që, askujt nuk i pengon ndërsa, Shqipëria dhe Serbia, do të kenë marrëdhënie bilaterale në të gjitha sferat, “pa i penguar Dardanisë”.

Kjo, në sy të botës demokratike, shihet si veprim progresive, mundësi e zhvillimit të marrëdhënieve në mes shteteve ballkanike, duke e mundësuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave përmes lehtësimeve doganore.

Ashtu duket në sy të atyre të cilët, nuk e dinë ose nuk duan të thellohen në çështjet politike të cilat janë të rëndësisë së veqant, posaçërisht për Dardaninë, pasi, ende nuk ka përfunduar procesi i bisedimeve ne mes te Serbisë dhe Dardanisë, e qe janë të rëndësishme për të pasur një fqinjësi normale më njohje reciproke paraprake.

Unë, nuk jam i bindur se, “ i dashuri Edi” do të ishte aq i lirë që të ndërmarr një hap të këtillë, po mos të qëndronte një fije shprese se, Kryeministri Kurti, ose nen presionin ndërkombëtar ose më ndonjë kurth ose shantazhim tjetër të radhës, qoftë edhe duke e quajtur, “ një Kryeministër të papërshtatshëm dhe jo bashkëpunues”, ose, edhe Kurti, do t’i ndërrojë qëndrimet si veti e përmirësimit kohëve të fundit.

Një gjë, për mendimin tim është e sigurt. Edvin Kristaq Ramës, nuk i besohet e kjo është vërtetua që sa herë më sjelljet e tij ndaj Dardanisë e në favor të Serbisë.

Se, deklarimet e tyre më shumë ambiguitete apo plotësim dëshirash sa për sy e faqe e për konsum te brendshëm politik, kur është ne pyetje Kristaqi sepse, karriga ka nisë t’i lëkundet pas zhvillimeve politike në Shqipëri. Akuza publike rreth korrupsionit e narkomafisë në krye më Kristaqin, janë alarm për prokurorinë e shtetit dhe DASH-in, se, regjistri i vërtetë i personave nongrata, ende nuk është publikuar, sepse, shumë prova janë dhënë, publike gjate tubimeve në foltoret e Dr. Sali Berishës i cili, akuzon Soroset, babe e birë, akuzon Kryeministrin për abuzim më pushtetin dhe, akuzat, tani të mirënjohura për vjedhje votash.

Sido që të jetë, Marrëveshjet e nënshkruara nga Samiti i të dy Qeverive, janë historike, nëse ato vërtetë zbatohen në praktikë, qe, i bije se, bashkimit kombëtar mund t’i paraprihet pa pompozitete boshe por me punë dhe veprime të përbashkëta ku, qytetarët e të dy vendeve, e ndjejnë vetën ashtu siç duhet ta ndjejnë në tokën dhe shtëpinë e tyre, ani pse padrejtësisht të ndarë më dhunë dhe presione politike.

Duke iu uruar të gjithë shqiptarëve kudo që janë, e posaçërisht atyre në Diasporë, Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë se Shqipërisë, duke iu dëshiruar të gjitha të mirat në familjet e tyre dhe, njëherit realizimin e ëndërrtës shekullor, unifikimin të vërtetë të Shqipërisë Natyrale.

Burimi/botasot.info/

Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri, shpendi i rrallë i rrezikuar në nivel global

No Comments Argëtim Kuriozitet

Një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.

Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku Qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia.

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në Shqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale.

Burimi/ AOS

Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri, shpendi i rrallë i rrezikuar në nivel global

Specia e rrallë e rrezikuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, e njohur me emrin Kojliku qeros, është shfaqur në vendin tonë pas 400 vitesh.

Ky shpend është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të, Kojliku qeros u zhduk për shkak të gjuetisë.

Kthimi i këtij shpendi në vendin tonë është një ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në Shqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë, duke i dhënë zë më shumë mbrojtjes së biodiveristetit.

‘Kojliku qeros, kjo specie e rrezikuar në nivel global, shfaqet edhe në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungesë falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian. Një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.

Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia”, shkruan Albanian Ornithological Society në rrjetet sociale.


AOS-Albanian Ornithological Society po ndihet i motivuar.
21 8nëiln59ngsortor 7nfa0ë 1:00627ed M12D ·
𝗞𝗢𝗝𝗟𝗜𝗞𝗨 𝗤𝗘𝗥𝗢𝗦 (𝙂𝙚𝙧𝙤𝙣𝙩𝙞𝙘𝙪𝙨 𝙚𝙧𝙚𝙢𝙞𝙩𝙖) 𝗦𝗛𝗙𝗔𝗤𝗘𝗧 𝗣𝗔𝗦 𝟰𝟬𝟬 𝗩𝗜𝗧𝗘𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘𝗥𝗜 / 𝗧𝗛𝗘 𝗡𝗢𝗥𝗧𝗛𝗘𝗥𝗡 𝗕𝗔𝗟𝗗 𝗜𝗕𝗜𝗦 𝗦𝗛𝗢𝗪𝗦 𝗨𝗣 𝗔𝗙𝗧𝗘𝗥 𝟰𝟬𝟬 𝗬𝗘𝗔𝗥𝗦 𝗜𝗡 𝗔𝗟𝗕𝗔𝗡𝗜𝗔
AL| Kojliku qeros (𝘎𝘦𝘳𝘰𝘯𝘵𝘪𝘤𝘶𝘴 𝘦𝘳𝘦𝘮𝘪𝘵𝘢), kjo specie e Rrezikuar në nivel global, shfaqet edhe në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungesë falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian.
Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.
Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia.
Në kuadër të një projekti LIFE+ Biodiversity të BE-së, të zbatuar nga partnerë në Austri, Itali dhe Gjermani, specia është reintroduktuar në Europë dhe tashmë ka një koloni folezuese në Burghausen (Gjermani). Përvec rëndësisë së këtij projekti për konservimin e species, prania në Burghausen ka rritur shumë numrin e vizitorëve duke ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e ekonomisë lokale.
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në SHqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale.
Ne jemi shumë krenarë të mund të ndihmonim sadopak në konservimin e kësaj secie Globalisht të Rrezikuar në natyrë.

Së bashku mund t’ia dalim!

EN| The Northern Bald Ibis (𝘎𝘦𝘳𝘰𝘯𝘵𝘪𝘤𝘶𝘴 𝘦𝘳𝘦𝘮𝘪𝘵𝘢), this Globally Endangered species, shows up in Albania after more than 400 years of absence thanks to the implementation of EU LIFE projects.
A male, named NOVA, is now present in Malësia e Madhe, close to the shores of Shkodra lake.
The Northern Bald Ibis is a migratory bird which was native in Europe (Fance, Switzerland, Austria, Germany and the Western Balkans) until the 17th century, before it became extinct mainly due to the hunting pressure.
In the framework of an EU LIFE+ Biodiversity project, implemented by partners from Austria, Italy and Germany, the species is reintroduced in Europe and has established a breeding colony in Burghausen (Germany). Apart from the importance of this project for the conservation of the species, the presence of the Bald Ibis in Burghausen has increased the number of visitors helping thus the local economy.
This extraordinary event, the presence of the species for the first time in Albania after more than 400 years, should be a great feast for the biological diversity of Albania and to strengthen the believing that biodiversity conservation is a real force in helping the local economy.
We are so proud to be able to help somehow the conservation of this Globally Endangered species in the wild.
Together we can make it!!!
Centar za zaštitu i proučavanje ptica Crne Gore
Waldrappteam

Kojlikuqeros #NothernBaldIbisinAlbania #Conservation #Extinction #ConservationOptimism

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Mirela Kumbaro Furxhi

Kojliku Qeros/ Specia e rrallë shfaqet në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungesë

No Comments Argëtim Kuriozitet

Një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.

Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku Qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia.

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në Shqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale.

Burimi/ AOS

Teuta Shaqiraj – Kur syte MARRIN NGJYREN E MALLIT

No Comments Argëtim Letersi

( Frymëzuar nga një histori vërtetë ) – kushtuar një zoterie të panjohur, shprehja syve e të cilit do të mbetet e pashlyer në kujtesën time .

“Ajo luante piano, me gishtërinjtë e tij,
zëri i tij ëmbël, ndizte ata sytë e zi .
Engjellush ish bërë ajo , shpirtin peng lënë
në bebezën e syrit, imazhi i saj rënë.

Nga ekrani i zemrës , shpirti flatrat nderur
Dy sy ngjyrë qielli me dritë dashurie veshur ,
Vorbuj ndenjash rrahin , si mullinjtë me erë ,
kujtimet rrokullisen, mbi të vjetrën tastierë .

Me vështrimin ngultas ,pertej horizontit
Që mallin shpërndan me stercala blu ,
Me buzët fergelluese, si të kuqtë e afshit
Refren togfjalëshi , “t’kam dashtë e të du ” .

Sa vite kanë rrjedhur, si lumej me valë.
n’brigjet e shpirtit, e pret ajo, në këmbë.
Hapat djaloshare marrin, udhës blu ,
Dashuria e parë dallgëzon ende aty .

Teuta Shaqiraj giugno ,2020 .

Burimi/Facebook