Home

Lajme

Ramadan Reshitaj – NGJARJE ME PERSONAZHE REALE

No Comments Argëtim Letersi

(Per librin “Me tanët në Suedi” te Ramadan Reshitajt)
Shkruan: Feriz Ferizi
Libri i Ramadan Reshitajt me titull “Me tanët në Suedi” është botuar në muajin gusht të vitit 2016 dhe përbëhet nga radio reportazhe, portrete, skica dhe përkujtime të disa shqiptarëve që jetojnë në Suedi. Nëpërmjet një stili letrar-gazetaresk autori përpiqet të paraqesë gjurmë të jetës dhe përjetimet e bashkëkombasëve të tij në Kosovën e varfër dhe të shkatërruar nga lufta si dhe angazhimin e tyre në Suedinë e lirë dhe demokratike. Të gjitha tregimet, personazhet dhe ngjarjet të këtij libri janë reale. Në fokus është gjithashtu jeta dhe aktiviteti i shqiptarëve nëpër shoqata, si një metodë e përshtatshme për integrimin e të huajve në jetën dhe shoqërinë suedeze.
Në gjhithësej 360 faqe të librit, autori ka bërë përpjekje që lexuesit ti ofrojë jetën reale, përjetimet dhe gjurmët që disa nga bashkëkombasit tanë kanë lënë në Suedi. Prezantimi i tyre në libër, në të vërtet është një tregim në vete, që lexohet lehtë dhe mbetët në kujtesën e lexuesit. Këtu prezantohen bashkëkombasët tanë të moshave dhe gjinive të ndryshme, ta zëmë prej veprimtarit dhe shkrimtarit Zenel Peposhi që tash është në moshë të shtyer, e deri te Sara e vogël 8 vjeçe, për të cilën autori thotë se do të bëhet emër i madh.
Në mesin e atyre që prezantohen në librin “Me tanët në Suedi”, është edhe reportazhi për Fero Mehmedin, një bashkëkombas yni, i cili në fillim të viteve të 90-ta ka ardhur vetëm në Suedi. Ai i zhgënyer nga jeta e emigrantit dhe i lodhur duke pritur lejeqëndrimin në veriun e Suedisë, vendos të bëjë vetëvrasje. E blen litarin dhe gjen vendin ku do t´ia marrë vetës jetën. Por në momentet e fundit, heq dorë nga kjo duke e ndërruar fenë nga një mysliman i devotshëm kthehet në të krishter… Aktualisht, djaloshi dikur i zhytur në krime dhe ish pjestar i forcave speciale të policisë së Jugosllavisë, tash është doktor i shkencave fetare dhe kryeprift në një kishë të Malmës.
Ky është vetëm njëri nga personazhet e librit më të ri të Ramadan Reshitajt. Të tilla portrete me plotë ngjarje dhe gjurmë të vrazhda të jetës është përplot e përplotë libri “Me tanët në Suedi”.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *