Home

Lajme

Vehbi Kajtazi zbulon dokumentin strategjik të Albin Kurtit: Ja çfarë më shqetësoi më shumë

No Comments Aktualitet Lajme

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, në një intervistë për emisionin “Prizma” të T7 ka thënë se i ka rënë ta lexojë një dokument të shkruar në vitin 2016 nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rreth strategjisë të cilën Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ndjek për të arritur në pushtet.

Kajtazi thotë se në atë dokument, që iu është shpërndarë vetëm anëtarësisë së ngusht të VV’së, Kurti ka shkruar se në Kosovë 45 % e popullësisë janë analfabet funksional dhe se të njejtit duhet të manipulohen me lajme të rreme, meqë s’janë në gjendje të dallojnë lajmin e vërtetë nga ai i rremë.

Gazetari Kajtazi tutje thotë se themelet e lajmeve të rrejshme në Kosovë i ka vendosur Lëvizja Vetëvendosje.

“E kam pas analizu një dokument, një lloj platforme të shkruar nga z. Kurti në vitin 2016, se si duhet Vetëvendosje të arrijë në pushtet, por paraprakisht qysh duhet të punojë. Më ka bërë shumë përshtypje ai dokument.Jo publike. Ai dokument i është dorëuar nga z.Kurti një pjesë të ngusht të anëtarëve, përfshirë Visar Ymerin, Zgjim Hysenin dhe të tjerët që janë në VV, asnjëri nuk e ka miratuar atë dokument, atë platformë se si duhet të ecet përpara. Përvec disa elementeve që ta krijon përshtypjen jo të një subjekti politik, por të një shërbimi sekret inteligjent, i ka këto elemente. Më bën përshtypje shumë ku z. Kurti vetë e thotë në atë dokument që 45 % e popullit të Kosovës janë analfabet funksional. Mua më ka shqetësuar shumë ky detaj, për dy arsye. E para që, përqindja e analfabetëve funksional është shumë e madhe dhe e dyta, mënyra se qysh z. Kurti dëshiron të punojë me këtë kategori të njerëzve. Ai nuk thotë aty se ne duhet të punojmë që këta njerëz me i zhvillu me i emancipu, po ai thotë me i manipulu, e qysh manipulohen kta, thotë me lajme të rrejshme, është me dokument, me lajme të rrejshme, sepse kjo kategori njerëzish nuk arrijnë me e dallu lajmin e vërtetë me lajmin e rrejshëm. Dhe lajmi i rrejshëm ka lindur prej Vetëvendosjes, në Kosovë themelet e lajmit të rrjeshëm i ka vendosur Vetëvendosje”, ka thënë Kajtazi në emisionin “Prizma” të gazetarit Driton Dragusha.

Burimi/gazetaexpress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *