Home

Lajme

ZEF PERGEGA – …NUK U HARROJME JU DHE FISHTEN

No Comments Kulture

skice
ZEF PERGEGA
C’ishte ai za qe po me vinte si nje rrige reje e bardhe e leme prej mitres se
diellit, ushyqer me buken e dhimbjes, qe mu shfaq ne ate dhome te vogel te
kuvendit te fjales, si nje shkulm i tre vllazneve te detit me harmoni vale qe njom
etjen e bregut?!
E mbeshtjelle me nje xhakovenda te zeze, me floke te verdhte, si neper rreze
te arta, te prera si nje glob yjesh, me sy zhbirilues, qe per nje kujtim te larget
rridhnin lotin e shdritshem me nje te folme, sikur ecje neper gjurme te shenjta
shpirtrash te njohur dhe te pa njohur!
Rrufiste ate kafe ne vilxhanin qe nxirrte avull dhe nje avull i mbrendesh i ndizej
ne ate ambjet, sikur te ishte nje cigare duhani, e nje plaku legjendash afer votres
se zjarrit. Pastaj me kujdesin me te madh ne respekt te tryezes, kerkonte me cdo
kusht qe me cdo fjale ta ambelsonte ndejen dhe miqesine, qe po i takonte tani
fizikisht. Kishte ardh nga New-Yorku bashke te shoqin amerikin dhe i kishte than:
“- I dashtun due me shkue ne mbramjen e fjales ne Detroit. Atje ka poezi,
recitime, kange, ka nje atmosfere te kendeshme qe ta jep vetem shqipja e
zemres!”
“- Po mire e dashtun po ne nuk kemi nje cope leter ftese, nuk kemi nje program
te shkruar, si mund te shkojme ne nje aktivitet, kur ne nuk kemi nje informacin
baze?!”
“- Programi asht i shkrume, zemer, ne internet e ne shqiptaret jemi mesu me
thirrjet…ashtu i kemi pas thirr njerezit, sidomos ne dasma me zanin e shpirtit se ne
nuk kemi pas as letra e as telefona. A din sa te ambel e kemi ne fjalen kur te
therrasim gojarisht?!”
“- U tha u ba, porositi bileta!”
Udhetimi jo fort i kandeshem me ndryshim orari, inkluduar hoteli jo i
pershtashem, vonesa mbi tete ore, nderrim hoteli dhe kosto trefishi i larte… edhe
ne kthim e njeta mesele…, por ata te dy nuk u ankuan prej gezimit te madh qe
kishin perjetuar…
Ne cante e dores ajo kishte te shtypura ne flete dhe te lidhura si nje liber mbi
100 poezi. E dija se me kishte fol Pjetri, por krijimtarine e saj, dhe se punonte ne
departamentin e sigurise ne New-York bashke bashkeshortin. Duke fol me
mikeshen tone te sapo prezantuar sy me sy ndjeheshim pak mangut se
bashkeshortin sikur nuk po e respektonim. Cuditerisht ai ndjehej i kenaqur e ne
po diskutonim shqip per poezine. Ajo i kishte folur emer per emer per poetet e
shqiptar ne Detroit e madje per Fishten i kishte mbajtur nje leksion te ambel edhe
pse ai punonte ne nje pozicion te larte investigues dhe shume delikat ne Departamentin e Juridiksionit. Ishte
nje njeri i larte, shpirt madh e shume i zgjuar, nje nje njeri me bindje te qarta poltike amerikane, sic kane qene republikanet e kullave tona veriore bash edhe kanunore. Gjate bisedes me
tha:
“Sikur ju shqiptaret ta bashkonit dijen, si ujet e nje liqeni ne turbine do te benit
aq shume drite sa asnje komb ne bote!”
I lexova disa peozi te saj, sikur ishin ngjyer ne kripen e lotit te globit dhe
cerpiket si dege pishe rendoheshin nga strapacimet e motit te dhimbjes…Kishte
kaluar nje kalvar qe ajo mundohhej ta fshihte me fjale, por qe peshonte bukur
mire mbi varg. Poezia e saj kishte fryme, art, metafore dhe ashtu te rrembente te
hyje ne zemer te vargut dhe idese per te thene nje fjale, nje mendim dhe aty per
aty beme ndonje ndryshim si siononim. Ajo ndjehej e lumtur se nga komunikimi,
diskutimi lind nje ide mbeshtetese e boshtit potik te temes qe trajton dhe kjo
eshte normale. Por komunikimi mungon edhe per aresye te tjera se Amerika
eshte e madhe, ka hapesire, por ka dhe angazhime dhe minutat jane te shtrejta…
Kisha vendosur ti foja per dreke ne nje restorant. Madje edhe bashkeshortja
ime me tha se nuk ishte ne gjendje ti prisnim ne shtepi, se ajo nuk ndjehej mire nga shendeti. Ndaj shkova heret ne kafe
“Kuvendi” qe pas kafes me Pjeterin e me Linden te shkonim ne nje restorant talian se ato gatuajne si ne traditen tone. Ata pranuan me gjithe qejf. Rruges
folem pak. Po nga te ia fillosh se ne pak kohe njeriu don te konsumoje disa
tema…por mberritem tek restoranti ne 19 mile ne Garfield Rd, aty ku une banoj.
Ajo me pyeti per familjen time. I thashe se kam tre djem, nje vella ne Amerike
dhe nje vella ne Shqiperi se tjetri qe ka punuar ne Banken e Shtetit ne Tirane ka
vdekur aksidentalisht.
Ajo u ngrit ne kembe e tha: “A pashe Zotin mos me thuaj se ti je vellai i Gjin
Ndue Pergeges!” Qendroi pak ne kembe pas pohimit tim dhe i shkuan syte lot.
Gjini, tha ka qene nje mik i ngushte i babait tim dhe shok pune me mue per 10
vjet. Kam kujtime shume te mira familjare. Ai ishte nje bure i mencur e fjale pak. ur donte me te ba me dite se dicka duhet korigjue, ai nuk harronte te kembengulte deri ne fund derisa te bente te arrije ne destinacionin e duhur. Kur shkova ne Shqiperi pas disa vitesh
shkova ne banke e pyeta. Nje e njohura ime me tha: “O Adi…ti nuk e kupton sa inxhinjer Gjini na mungon! Ai
na e bante diten minut me gazmoret e tij!”
Pastaj ajo u kthye dhe i tregoi bashkeshortit historine. Ai nuk meriztej se
flisnim shqip e ndonjehere edhe anglisht. Une i dhurava librin tim poetik zojes
poete “Freedam hes bin taken” dhe bashkeshortit me dedikime te pasacme dhe
ndjesore , “Shqiptaret pertej diellit” nje liber voluminoz i ilustruar me figura enciklopedike shqiptare elitare ne te gjithe Ameriken.
Tony edhe pse me origjine italiane me behej se ka gjak shqiptari mbeshtetur ne fisnikerine e tij. Dukej se ishte nje nga ata te Motit te Madh, me nje paraqitje si mencuria e odave tona te lashta. Fliste me vend dhe plot mendim, mbante mustaqe te zeza, me nje fytyre te terhequr me dy si qe leshonin drite miresie sa here ai fliste…thelle ai kishte nje shpirt bujar dhe human…ai e donte shume njeriun.
Per kureshtjen e miqeve keta miq te mire te familjes se madhe te fjales
shqipe qe erdhen te marrin pjese ne Ditet e Letersise dhe 150 vjetorit ditelindjes
se Fishtes jane Ardiana Mitrushi e Tony Salerno! Nuk iken na thane: “Nuk do tu harojme Ju dhe Fishten” Pacin jete e shendet dhe ne mes
nesh!
Garfield, Detroit 28. 10. 021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *