Home

Lajme

Edlira Llukacaj – Ora me ikë…

No Comments Argëtim Letersi

Me mblèdhë rrëmujën teme në jetën tande,
Dritaren me ta lànë hapë dy gisht,
Me harrùè qëllimisht do sende pà vlèrë tashmà,
E me zor me e gjètë nji pìkë ku me u nisë…

Nji àndërr t’zhubrosun me mujt n’valixhe me e mshèhë
Thèllë, që kërkush fundin mos t’ja dijnë,
Me palosë fjàlë e kujtime e shkrime pa vlèrë
Se ndoshta tash na duhen prap nji dìtë…

Nji màskë buzqeshjet indiferente me e sajùe,
Sa me t’bà me besú se jam krejt mìrë,
Sado zemra còpë e shpirti si kristal i grimcùem
Mendo ti, se mu për ndarje e largësi hiç s’ma ndìn.

Ora me ikë…

Akrepat, gjylpànë busullash,
Më diftojnë drejtim- të ndryshueshëm përdìtë,
E tik-taku që përkthehet vetëm në dy tinguj:

Çohu,
Ik!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *