(Kushtuar dy vëllezërve, Heronjve të Kombit, Gursel dhe Bajram Sylejmani, Jezerc, Ferizaj)
Bjeshkës Jezercit kur u nisët
me shtatë t’gjatë e kokat lart,
për tokat arbëreshe të luftoni
vepra juaj kurrë s’u mposht
Bjeshka Jezercit bubullonte
nga pushka e tytave vlonte zjarr,
vëllezërit Sylejmani, trima skifterë,
flakosët shkaun e shndrrut në ferr
I dhatë frymë bjeshkëve t’larta
lirinë skalitët me shkronja t’arta,
rrezja e diellit aty ngroh
lulebozhuret lulëzojnë mbi tokë
Gjaku i vëllezërve aty u derdh
fara e Arbërit aty u mbjell,
nga ajo farë lulëzojnë me mijëra
lindin trima përmbi trima
Veprës suaj edukohen
për Atdhe ata betohen,
kurrë armik aty mos t’shkelë
folenë e shqipes ta ngrohë një diell
Vepra juaj krenar na bëri
s’do të vdesë me shekuj t’tërë,
dy krena shqipesh Nëna lindi
falë Kosovës i qofshin t’dytë
Dy shtatore lart u ngritën
dy vëllezër, dy heronj,
Lavdi ju qoftë për jetë e mot
Lapidarë të pandarë!
Fexhrije Ilazi
SHBA