Home

Lajme

Gjerg Leka i dha bujarisht revansh këngës shqipe… Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

No Comments Kulture

Dhe pasi kënga shqipe u mposht gjithë këto vite disa herë, dhe pasi dhjetëra karrieristë e keqtrajtuan ashpër me abuzime të për të kënaqur egot e sëmura (qoftë të tyre, ose dhe të atyre që donin të bëheshin artistë me çdo kusht) duke na imponuar në ‘monstra’ melodike, më në fund erdhi çasti i shpengimit. Gjatë periudhës së vitit gri të gjithë njerëzimit, atëherë kur Covid 19 sulmoi gjithë botën e ndër të tjera dhe këngën e shumëvuajtur shqipe, Gjergj Leka i mbushur me ndjenja të thella të brendshme artistike (nga ato që nuk mëson, nuk blen, nuk trashëgon në udhëtimin tënd, por i fiton që nga lindja) vazhdoi me riorganizimin rrënjësor të këngës shqipe, duke i dhënë dozën e parë të antidotit shpëtimtar në kohën më të keqe historike të saj, atëherë kur ishte në reanimacion. Dhe arriti të pamendueshmen, trupi ka reaguar pavarësisht kushteve të pafavorshme. Ura e parë që u ndërtua, quhej “Festa e Këngës Shqiptare” e transmetuar nga frekuenca e News24 Albania. Mori vlerësime të shkëlqyera dhe ripërshtati këngën e lehtë shqiptare nga kutitë e improvizuara në organizma të integruar bazuar në parimin rëndësi melodike-tekst i kuptueshëm-aftësi vokale.

Pak ditë më parë dhe për tre të shtuna radhazi u përfundua edhe doza e dytë e antidotit dhe siç ndodh në këto raste me rezultate shumë më të rëndësishme përmes shfaqjes së edicionit të dytë të “Festës së Këngës Shqiptare” të transmetuar serisht nga frekuenca e News24 Albania në ambientet e Buxheli Farm. Një festival i hapur dhe i kombinuar në shumë aspekte. Nga njëra anë sjell traditën e festivaleve të mëdha të hapura që ka e gjithë bota e qytetëruar dhe nga ana tjetër të kujton çuditërisht festivalet e vjetra të Shqipërisë në mesin e viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90 kur lindën institucionet historike si “Festivali kur vjen Pranvera”, “Këngët e stinës” “Koha në pentagramin tim” “Këngët e Liqenit” ku dolën këngët më të njohura të vendit që këndohen ende që nga mosha 80 deri në 4 vjeç.

Nga ana tjetër, në këtë festival bashkëasistojnë brezat e këngës shqipe çuditërisht dhe me radhë,shikojmë pra talente të jashtëzakonshme të brezit të rinj që performojnë këngë të vjetra (në sinkron të plotë moshë-zë-stil-veshje, pa i detyruar të rinjtë të shtiren se janë diçka tjetër ose të imitojnë vrazhdë të rriturit) si një serë talentesh unike nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, duke u fokusuar te të rinjtë dhe përpjekjet e prindërve të tyre dhe në asnjë rast tek publiciteti televiz. Një punë që ka marrë përsipër profesioria e mirënjohur e kantos Alma Strazimiri .

Po, shohim legjenda të gjalla të skenës shqiptare (shumë prej tyre të harruar nga institucionet zyrtare dhe nga artistë të rinj që ndihmuan dikur për të dalë në skenë) duke interpretuar krijimet e reja live, më të freskët se kurrë. Një mistagogji e pabesueshme emocionesh u zhvillua para syve tanë për tre të shtuna radhazi. Një ngjyrë e mahnitshme zërash që kanë shoqëruar prej vitesh popullin e Shqipërisë u lanë në qiellin e artë duke kujtuar se çfarë do të thotë “artist i thellë”.

Kështu pamë Alida Fiqirete Hisku duke interpretuar plot emocion këngën “Mbaje mend atë natë” me tekst nga J. Naçi dhe muzike nga kompozitori historik Envershengjergji Shengjergji të cilët së bashku pushtuan majat e festivalit të 13-të të kenges me hitin “vajzat e fshatit tim” (teksti Zh. Jorganxi) duke ribashkuar forcat e tyre serisht. Pamë bilbilin e vjetër të këngëve të lehta dhe Popullore, sopranon Rakipe Karaj në ritme tradicionale duke dhënë leksion artistik me këngën “o fryni era” me muzikë nga Ylli Kalaja dhe tekst nga Aulon Kalaja. Pame në skenë live një ‘jeune premier’ të viteve dikur të Shqipërisë, Bashkim Alibali një këngëtar që ka realizuar dhjetëra hite për mbi 40 vjet në skenat e këtij vendi duke interpretuar këngën “Mos ik” me muzikë të kompozitorit po ashtu të artë të viteve ’80 Vladimir Kotani (Në moshën e rinisë, “Çel si gonxhe dashuria”Kur e humba një dashuri) me tekst nga Albina Trebicka

Udhëtim Ale retour në Festivalin e San Remos ishte pjesëmarrja e Irma Gurakuqi , e këngëtares simpatike të mesit të viteve 1980 e cila me bujari na dha këngën “Çastet e kthimit” teksti dhe muzika nga Laurent Gurakuqi , që fare mirë mund të ishte një pjesëmarrje e San Remos nëse nuk ishte në gjuhën shqipe. Por edhe Diva e madhe e repertorit shqiptar Liljana Kondakçi (ndoshta këngëtarja me më shumë çmime në historinë e muzikës së vendit pas Vaçe Zelës) ishte në lulëzim të plotë vokal me një këngë moderne plot ngjyra të krijuar nga Ardit Gjebrea.

Megjithatë, do të doja të ndalesha veçanërisht te kënga e këngëtares së ëmbël Elida Elida S Shehu , me muzikë të saj dhe tekst nga M. Sheu. Një baladë e pastër kinematografike, e cila mban karakteristikat absolute të një kënge që mund të fitojë një nga vendet e para në Festivalin evropian të kenges “Eurovision” (Flas me përvojën e analistit të Eurovisionit). Do të ishte mirë që ata që janë të interesuar ta kuptojnë këtë recetë për të mos u çuditur më pas me renditjen.

Emocione shkaktoi edhe Dhimitër Dhimiter Disho ose siç them unë xhaxhi Taqka (sepse jo vetëm jemi nga i njëjti qytet, por mbajmë edhe marrëdhënie familjare) me një rikthim të jashtëzakonshëm me këngën “eja përsëri” krijimi i tij si dhe pjesëmarrja e veçantë e Bahri Rustja një artisti që ka hapur shumë festivale të kenges që pushtoi skenën me aromën e festivalit të 11-të duke qenë se kënga me muzikë të tij me dhe tekst të J. Bllacit ishte një evolucion i natyrshëm i festivalit në fjalë. Së fundi, nga këngëtarët veteranë e mahnitshme ishte Raimonda Kamberi e cila qëndroi besnikë traditave të asaj që quajmë këngë ‘tradicionale’ festivali me melodi të mrekullueshme duke alternuar vokalin e saj idiosinkratik dhe tekst shumë karatesh nga Poetesha Kombëtare Zhuliana Jorganxhi , një këngë që mbetet pothuajse plotësisht që në dëgjimin e parë.

Pjesëmarrje të shkëlqyera në këtë festival nga ata që kanë lënë hapat e tyre në këngë ishin: Artan Bakija, Mimoza Musai, Islam Vani, Alban Emiri, Hatixhe Lushi, Olsa Pema, Leonard Bulku, Dhmitër Stefa, Neptun Gjata, Haxhi Dauti, Agim Poshka, Teuta Pango etj (më falni nëse kam harruar dike).

Dedikime të veçanta iu bënë poetit Petrit Ruka me këngën “Një ëndërr hua”nga vetë babai i festivalit, i madhi Gjergj Leka, poezisë së mrekullueshme ‘nuk vdes njeri nga dashuria” të Poeteshës Kombëtare Zhuliana Jorganxhi vënë në muzikë nga Gjergj Leka ( në veçanti për Kosta Grillon), kompozitorit Pjetër Gacit dhe motorit Vespa 946 që shërbeu si dizajn skene në të cilën ishin ulur mbi të Frank Sinatra, Elvis Presley‎, Whitney Houston, Sofia Loren, Benito Musolini etj. Ekskluzivitet i paprecedentë për një festival shqiptar

Për të gjitha arsyet e mësipërme, për të gjithë ata që edhe një herë zunë në dorë biletën e skenës së madhe që dikur u vodh nga xhepi i tyre, për të gjithë ata që për herë të parë kapën në duar e tyre këtë biletë plot ëndrra dhe pritshmëri, për çdo partiturë kënge që u desh për të ralizuar këngët pa kompozitorë të vetëshpallur dhe programe kompjuterike që deformojnë këngën, për çdo prani modeste pa ekzagjerimet e njohura dhe ekstreme (ndoshta disa dhe mund të më vrisni se nuk duroj dot trupat e zhurmshëm që shkëlqejnë me ‘këngë’ skandaloze), sepse u dha vazhdimësia historike e skenës muzikore shqiptare, fillim mbarim (oh po, muzika shqiptare nuk është shpikur vitet e fundit me videoklipe të shtrenjta, me bizhuteri, makina dhe veshje luksoze, fatkeqësisht për disa paraekzistonte) dhe sepse ky festival nuk kishte esnafe dhe klika të mbyllura që vendosin paraprakisht se kush do dalë e kush do fitojë. Kjo është arsyeja pse unë përshëndes përpjekjet e Gjergjit duke përqafuar atë dhe një nga një të gjithë artistët që morën Pjesë.

Sigurisht që ai dha ‘puthjen e jetës’ me këto festivale muzikës shqiptare të keqtrajtuar thellë, sigurisht që Gjergj Kostandin Leka New i dha bujarisht revansh këngës shqipe! Tani është radha jonë për ti dhenë dorën dhe ta tërhequr nga gremina. Nuk mjafton vetëm të ankohemi, duhet edhe të veprojmë. Nëse nuk duam të mbesim jetim edhe nga muzika. Uroj një muaj të mbarë.

Burimi/voal.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: