Home

Lajme

Petraq Pali – “Meditim”

No Comments Argëtim Letersi

Në qofte se do të dish si dhe sa e vuaj mallin
Merma shpirtin avash dhe dhuroja detit
Ndoshta do vonojë por deti do ta nxjerrë
Do flasi per dhimbjen time e do shprehet menjëherë.

Nëpër dallgët e tij do ma shpalosë jetën
Vit për vit do ju thotë të vërtetën
Do thotë e c’nuk do thotë ju duhet ta besoni
Te gjitha gëzimet, hidhërimet po mundët regjistroni.

Do t’u thotë bëmat e rinisë djaloshare
Apo udhët e vështira të jetës me halle
Do tu tregojë gjithë dashuritë e mia
Mallin për nënën qe se treti shtegëtia.

Do thotë pengun që pati im Atë
Kur shkollat braktisa çdo vit e cdo rradhë
I thoni detit të mos mbajë sekret
Se isha plag prishës “rebel i vërtet”.

Dhe ja vjen një ditë me zëmër në dorë
I stivosa kujtimet në letër e bojë
I thashë të gjitha sa munda shkrova
Ndoshta dhe tani që më dridhet dora.

Prandaj detin e dua dhe prej tij dot s’ndahem
Ai mi di dhimbjet Ai mi di hallet
Ai dhe me mbrojti ai dhe me shplau
Asnjëherë s’më mbyti asnjëherë s’më ngau !

Prandaj e merni shpirtin tim kur deti do ta nxjerrë
Shpjerini gur më gur, në rrugë e ne çdo shpellë
Shpjereni Gjivlashit e shkarpës, Pihoit me lisa
Shpjerini tek nëna që s’është tretë e gjitha !

Ndoshta do të lodheni ndoshta do më shani
Ndoshta do më mburni e ndoshta do më qani
Po një gjë ta dini e ta mbani mënd mirë
Si deti e kam shpirtin për Ju dhash dashurinë.

Ma ruani shpirtin që deti do ju japë
Kujdesuni për të në dimër a në vapë
Merni nëpër valë çdo gërmë çdo fletë
Ato që la Im atë, ato ç’ka shkrova vetë.
pJp

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *