Home

Lajme

Pse Baton Haxhiu kërcënon dëshmitarët e Gjykatës Speciale për Kosovën?!

No Comments Lajme Opinion

Enver Bytyçi
Ne fund të prillit 2020 Baton Haxhiu bëri në TV7 të Berat Buzhalës një deklaratë të bujshme, me të cilën u shtangën edhe kolegët e tij në panel. Ai kërkoi fjalë për fjalë tri kushte për t’i dhënë fund konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë:

  1. Veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë! Këtë e kishte thënë më parë në Opinionin e Blendi Fevziut, madje me shkop tregues në dorë, duke caktuar vijat ndarëse midis Kosovës dhe Serbisë.
  2. Të falen krimet e luftës. Tash pas 20 vjetësh nuk kemi çka kërkojmë! Të dy palët kanë bërë krime. Prandaj ato duhen falë, tha Haxhiu!
  3. Të merremi vesh me Serbinë për mbylljen e Gjykatës Speciale të Hagës, sepse ajo është ngritur me kërkesën serbe për të verifikuar akuzat e Dick Marty-it.
    Në gazetën “Tema” të datës 28 prill 2020 Batoni shkruan të kundërtën e deklarimeve, që në më të shumtën e rasteve janë fshirë nga youtube, sigurisht me ndërhyrjen e tij. E provoj këtë fakt edhe me një rast tjetër. Në postimin e botuesit të gazetës Bota sot, Xhevdet Mazrreku, kisha bërë para dy vitesh një koment, me të cilin kritikoja Batonin. Ai koment mori mbi 1000 like. Por u zhduk nga faqja e FB. Më pyetën disa gazetarë se mos e kisha fshirë unë. Në fakt jo. Atë koment e kishte fshirë stafi i FB, i cili nuk mund ta bënte diçka të tillë pa kërkesën dhe ndërhyrjen e Baton Haxhiut ose njerëzve të tij të fuqishëm që i qëndrojnë pas atij.
    Akti i asgjësimit të të vërtetave që ai i ka pohuar ka ardhur pas dështimit të ndryshimit të kufijve në Ballkan, për të cilin Batoni ishte angazhuar me militantizëm anti-shqiptar. Për këtë arsye në panelet e sotme arrin e deklarohet se “Nuk paska qenë për ndarjen e Kosovës”?! Por nëse do të ishin ndryshuar kufijtë dhe Kosova do të ishte ndarë, do ta shihnim të mburrej për “profeci”, për “dije të pafund”, për një “strateg politik”, që i duhet politikës etj!
    Por edhe nëse Berati e ka zhduk videon ku Batoni bën deklaratën anti-shqiptare dhe anti-humane të fund – prillit 2020, e vërteta nuk zhduket, nuk asgjësohet. Baton Haxhiu na dëshmon çdo ditë se i përmbahet asaj deklarate, e miraton atë qëndrim të tij të para 18 muajsh. Apologjia që Batoni përpiqej të bënte te gazeta “Tema” asokohe ra para pak ditësh, kur Batoni nga ekrani i TV, ku është atashuar në Tiranë, deklaroi përsëri se “Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë është ngritur vetëm për të dënuar Hashim Thaçin” dhe se “Dëshmitarët e kësaj gjykate janë jashtë Kosovës, asnjë prej tyre nuk jeton në Kosovë”!
    Se Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë e krijoi Hashim Thaçi, duke iu imponuar deputetëve e madje duke i kërcënuar ata, kjo tashmë është e njohur! Por se ish-presidenti e paska bërë këtë për të dënuar veten e tij, siç thotë Batoni, këtë askush nuk e beson! Ndaj nuk dua të ndalem me këtë pjesë. Shqetësuese është deklarata për dëshmitarët e Gjykatës Speciale nga ana e tij. Ajo deklaratë është kërcënuese për ata. Kjo deklaratë më kujton thirrjet e Edi Ramës në fushatën elektorale të kaluar kur fliste për patronazhistët dhe kërcënonte opozitarët me shprehjen “Në birë të miut do t’ju gjejmë”!
    A ishte dhe pse ishte kërcënim deklarata e Haxhiut, sipas të cilit “Dëshimtarët e Gjyqit të Hagës nuk gjenden në Kosovë”?! Sepse ai nuk i di me emra se kush janë këta dëshmitarë. Nëse i di, atëherë listën e tyre e ka marrë nga shërbimet sekrete serbe, sepse asnjë institucion i Kosovës nuk ka qasje në këtë aspekt. Si në rastin kur i di emrat e tyre, si në rastin kur nuk injeh ata, Batoni kërkon të shantazhojë e kërcënojë, sepse u bën atyre me dije që “Ne do t’ju ndjekim deri në vrimën e fundit të miut”! D.m.th mos flisni, mos dëshmoni krimet e Hashim Thaçit, sepse ndryshe do t’ju zhdukim nga faqja e dheut! Kjo do të thotë se Baton Haxhiu është në fushën e lojës kriminale!
    Për këtë arsye drejtësia duhet të angazhohet, të hetojë, të flasë dhe të veprojë. Një person i rrezikshëm për drejtësinë është më shumë se kriminel, është gjithashtu ligjërues i krimit dhe kriminelëve. Nëse Baton Haxhiu është i tillë ose jo, duhet që ta definojë drejtësia. Unë jam i bindur se drejtësia ka shumë fakte dhe prova, me të cilat Baton Haxhiu duhet të shpallet jo vetëm fajtor për kërcënime dhe manipulime, por edhe për tradhti ndaj atdheut. Megjithatë nuk është në tagrin e asnjë personi ta provojë këtë fakt. Prandaj do të duhet që prokuroria dhe gjykata e Kosovës të merrnt seriozisht me një person si Baton Haxhiu dhe batonë të tjerë! Ndryshe ata mund të shtohen dhe krimi e kriminelët të rikthehen përsëri për ta sunduar atë!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *