Home

Lajme

Rame Smajlaj – I Bardhë si ortek dëbore

No Comments Argëtim Letersi

Buroje nga Pellazgia
I bardhë si një ortek
Pasaj dhe nga Iliria
Rujtur brezash, Plisi im.

Vitet më vrasin me fuqi Titaniku
Mbi kokë më shkëlqen dielli
I ëmbël si qumsht nënëlokeje
Mbi të s´duron sundim.

Për Tokë, Qiell e Diell
Me krenari e bart çdo fis
Me plis si baca Isë
Me jelek e tirq qëndisë.

Desha dhe unë të jem aty
Me vëllezër dardanë e ilirianë
Nga Malësia e Dedë Gjon Lulit
Një përulje të të bëj.
Mos u hidhëro, o trim malesh, Isa Boletini
E mirë na mësove ku është kufiri
Dhe pashajt në Londër troç ia ngulite
Per tokën e lirë Shqipëri.

O burra, të bëhemi si një
Me të Kuq e Zi Flamur
Bbashkimi i trojeve bën Fuqi
Amanet i Skënderbeut ishte bashkimi

Për lashtësinë time flasin Rozafa
Butrinti, Argjirokastra në histori
Bekimi i Zotit në rreze dielli
Ndaj njeriut- vetëm dashuri.

Të arta i kam legjendat e mia
Ty, o Mic Sokoli, hapur xhamadanin
U shkri i tëri me grua e fëmijë
Veç një është Adem Jashari.

Kjo eshte ADN-ja ime
Përherë në mbrojtje e jo në djallëzi
Djalit kurrë s’ia ngopka barkun me gjak
Se e ndytë qenka origjinë e tij.

Ramë Smajlaj, Nëntot-2018

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *